Në zbatim të nenit 37, të ligjit Nr. 87/2019 “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, bankat, institucionet e tjera financiare jobankare dhe subjekte të tjera, të cilat ofrojnë shërbime të pagesave pa para në dorë të faturave elektronike, duhet të regjistrojnë dhe raportojnë tek Administrata Tatimore në fund të çdo dite pagesat e procesuara për këto fatura elektronike.
Me qëllim automatizimin e procesit dhe veprimeve të nevojshme për kryerjen e pagesave, në shoqërim të faturës elektronike, do të vihet në dispozicion të tatimpaguesve edhe Urdhërpagesa elektronike, mjeti i cili do të lehtësojë dhe automatizojë në mënyrë të ndjeshme punën e përditshme të çdo subjekti.
Në kuadër të këtij detyrimi për raportimin e pagesave, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve publikon dokumentin “Servisi e-Faturës për pagesat” si dhe dokumentet funksionale shoqëruese per krijimin e webservisit.
Materialet ndihmëse të përfshira në dokumentin teknik, janë sipas listës që vijon:
- eInvoice service – Technical v01;
- XMLdsig core schema;
- eInvoice-Bank-service;
- eInvoice-Bank-service;
- GetPaymentOrderRequest;
- GetPaymentOrderResponse;
- PaymentNotificationReques;
- PaymentNotificationResponse.
Këto materiale vihen në dispozicion të institucioneve që ofrojnë shërbimin e pagesave pa parë në dorë, në mënyrë që të zhvillojnë Webserviset me qëllim raportimin e pagesave të kryera gjatë ditës për faturat elektronike (B2B dhe B2G).
Administrata Tatimore inkurajon të gjithë palët e përfshira në këtë proces të rëndësishëm, që të ndjekin dhe zbatojnë detyrimet ligjore e teknike me të cilat ngarkohen nga kuadri ligjor në fuqi.
Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.
Einvoice Payments Service – Technical_eng_v01 Payment registration and order – Functional english Regjistrimi i pagesave dhe urdherpagesave – Funksionale Sherbimi i Pagesave – Teknike_v01
Jemi këtu për t’ju ndihmuar dhe gjejmë gjithmonë kohë për t’ju përgjigjur çdo pyetje tuaj. Ndihuni të lirshëm të telefononi ose të shkruani në çdo moment për çështje që ne mund t’ju ndihmojmë. KONTAKTO ME NE