Formati i ri për faturën e thjeshtuar.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, në vijim të përmirësimeve të vazhdueshme të portalit Self-Care, informon tatimpaguesit se është bërë një zhvillim lidhur me formatin e ri të faturës së thjeshtuar.

Ndryshimi i kryer nga Administrata Tatimore, në kuadër të zbatimit të Ligjit nr. 87/2019 “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit” i ndryshuar, synon ta lehtësojë sa më shumë këtë proces për tatimpaguesit. 

Sipas VKM nr.220, datë 12.3.2020 “Për përcaktimin e kategorisë së tatimpaguesve dhe të kritereve të përdorimit të procedurës së thjeshtëzuar të fiskalizimit”, për tatimpaguesit që mund të lëshojnë fatura nga portali Self-Care, janë bërë ndryshimet e mëposhtme, për lëshimin e faturës së thjeshtuar:

Përmirësime në faturën e thjeshtuar

  • Shqipëria, shtet i parazgjedhur
  • Mundësia e lëshimit të faturës së thjeshtuar pa para në dorë
  • Metodat e pagesës pa para në dorë & përkthime
  • Balanca e parave në arkë – hapje automatike për tatimpaguesit, përdorues të Self-Care Portal sipas VKM 220, që lëshojnë faturë të thjeshtuar.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve sjell në vëmendje se për çdo problematikë të hasur në zbatimin e kësaj procedure, mund të na kontaktoni duke komunikuar me HelpDesk për Fiskalizimin drejtpërsëdrejti nga portali i dedikuar http://helpdesk.tatime.gov.al/, të kontaktoni Shërbimin për Tatimpaguesit në çdo DRT apo të vizitoni në çdo moment faqen e internetit në menunë dedikuar Fiskalizimit, https://www.tatime.gov.al/c/424/fiskalizimi.

Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Kontabiliteti, deklarimet dhe këshillimi tatimor për biznesin tuaj, në një paketë mujore. Konsulta e parë është falas dhe pa detyrim.

SHIKO ÇMIMET

Rreth autorit

Andi Haxhillari është ekonomist dhe themelues i AlProfit Consult, zyrë kontabiliteti, këshillimi tatimor dhe menaxhimi financiar në Tiranë, e themeluar në 2015. Mban titullin profesional Kontabilist i Miratuar, çertifikata nr. 359, lëshuar nga Autoriteti i Çertifikimit pranë Ministrisë së Financave më 4 korrik 2012. Është diplomuar Master i Nivelit të Dytë në Kontabilitet dhe Ekonomist i Përgjithshëm në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës. Prej më shumë se dhjetë vitesh punon si ekonomist i jashtëm për biznese të vogla dhe të mesme në Shqipëri.

GDPR