TiranëTiranëDurrës E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349 E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349

Njoftim mbi ecurinë e proçesit të përbashkët të çertifikimit

Në zbatim të kuadrit ligjor në fuqi për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit, nga data 1 Shtator 2021 fillon detyrimi ligjor për fiskalizimin e çdo transaksioni me para në dorë ndërmjet tatimpaguesve dhe konsumatorëve.

Për këtë, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, ka certifikuar 2 subjekte të fushës së Teknologjisë dhe Informacionit si prodhues/mirëmbajtës për zgjidhje software-ike për transaksionet me para në dorë.

Në zbatim të VKM Nr. 239, datë 20.03.2020, Komisioni i Përbashkët i çertifikimit i krijuar me urdhër të posaçëm, ka marrë në shqyrtim aplikimet duke vlerësuar fillimisht dokumentacionin e paraqitur dhe më pas është testuar zgjidhja software-ike e zhvilluar nga aplikuesit.

Në përfundim të të gjithë veprimeve ligjore të kryera nga Komisioni, është vijuar me lëshimin e Çertifikatës së Regjistrimit për secilin nga subjektet, e nënshkruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit.

Listën e subjekteve të certifikuar e gjeni në menunë Fiskalizimi, në linkun:

Lista e subjekteve te çertifikuara

Administrata Tatimore inkurajon të gjithë palët e përfshira në këtë proces të rëndësishëm, që të ndjekin dhe zbatojnë detyrimet ligjore e teknike me të cilat ngarkohen nga kuadri ligjor në fuqi.

Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Jemi këtu për t’ju ndihmuar dhe gjejmë gjithmonë kohë për t’ju përgjigjur çdo pyetje tuaj. Ndihuni të lirshëm të telefononi ose të shkruani në çdo moment për çështje që ne mund t’ju ndihmojmë.  KONTAKTO ME NE

GDPR

A ju duhet ndihme?? Ne jemi online