TiranëTiranëDurrës E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349 E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349

Njoftim mbi publikimin e Portalit SelfCare për Fiskalizimin

Në e-Albania është publikuar Portali SelfCare, në versionin Test dhe Live. Me fillimin e zbatimit të procesit të Fiskalizimit, aplikimi nëpërmjet këtij portali do të jetë i nevojshëm për të kryer procedurat e raportimit për Fiskalizimin nga të gjithë tatimpaguesit.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve inkurajon që fillimisht, të përdorni këtë modul në versionin Test, me qëllim familjarizimin me funksionalitet e implementuara si dhe kryerjen e veprimeve testuese pa asnjë efekt në raportimin tatimor. Ndërkohë që, në versionin Live do të mund të kryeni të gjitha veprimet e nevojshme për raportimet e fiskalizimit për të dhënat e njësisë së biznesit, operatorit, faturat e fiskalizuara, çeljen e arkës, etj. Secili nga versionet e publikuara përmban edhe manualet përkatëse të përdorimit për çdo funksionalitet të implementuar.

Portali SelfCare aksesohet nëpërmjet E-Albania dhe dy materialet bashkëngjitur këtij njoftimi ju njohin me mënyrën e logimit në secilin nga versionet e tij (Test dhe Live, linket përkatëse i gjeni në dokumentat bashkëlidhur këtij njoftimi).

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve inkurajon të gjithë tatimpaguesit të njihen me portalin SelfCare, të përdorin versionin Test të tij dhe më pas të regjistrohen për të qenë përdorues, duke paraprirë në këtë mënyrë plotësimin e të dhënave të domosdoshme për procesin e Fiskalizimit.

Shkarko më poshtë udhëzuesit për hyrjen në platformën SelfCare.

Udhëzues mbi mënyrën e përdorimit të shërbimit “Log In në Platformën SelfCare (Test)”

Udhëzues mbi mënyrën e përdorimit të shërbimit Log-In ne portalin SelfCare, Live

Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. 

Jemi këtu për t’ju ndihmuar dhe gjejmë gjithmonë kohë për t’ju përgjigjur çdo pyetje tuaj. Ndihuni të lirshëm të telefononi ose të shkruani në çdo moment për çështje që ne mund t’ju ndihmojmë.  KONTAKTO ME NE

GDPR

A ju duhet ndihme?? Ne jemi online