Drejtoria e Përgjithshme e tatimeve, nëpërmjet komunikimeve të saj me tatimpaguesit, në llogarinë eFilling, ka informuar tatimpaguesit për ndryshimin e dorëzimit të listpagesës. Sipas këtij komunikimi, që do ta gjeni në llogarinë tuaj të deklarimeve, duke filluar nga muaji janar 2024 e në vazhdim, tatimpaguesit e klasifikuar si biznes i vogël; sipas parashikimeve të ligjit 8438 date 28.12.1998 (shfuqizuar), do të duhet të dorëzojnë çdo muaj listpagesën dhe jo në periudha 3 mujore.
Më poshtë do të gjeni edhe njoftimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.
I nderuar Tatimpagues,
Nëpërmjet këtij mesazhi, Administrata Tatimore ju njofton se sipas ligjit të ri të “Tatimit mbi të Ardhurat”, ju do duhet ta deklaroni listpagesën çdo muaj, jo më në periudha 3 mujore!
I njëjti afat, ÇDO MUAJ, vlen edhe për pagesën e Kontributeve të Sigurimeve Shoqërore, Shëndetësore si dhe të Tatimit mbi të Ardhurat nga punësimi (TAP).
Afati për dorëzimin e listpagesës dhe kryerjes së pagesës është data 20 e muajit vijues. Deklarimi i parë për ju është listpagesa e muajit janar 2024 me afat deri në 20 Shkurt 2024.
KUJDES!Mosrespektimi i afateve të reja ligjore të deklarimit dhe pagesës përbëjnë shkelje tatimore dhe si të tilla dënohen me masë administrative! Faleminderit
Burimi: efilling.tatime.gov