[Fiskalizimi] Njoftim për institucionet financiare jobankare.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve kërkon të sjellë në vëmendjen e të gjithë institucioneve financiare jobankare dhe subjekte të tjera, në lidhje me zbatimin e udhëzimit Nr. 24, datë 16.6.2020 “Për regjistrimin e pagesave të faturave elektronike”.

Sipas nenit 37, të ligjit, bankat, institucionet e tjera financiare jobankare dhe subjekte të tjera, të cilat ofrojnë shërbime të pagesave pa para në dorë, detyrohen të regjistrojnë dhe të informojnë Administratën Tatimore për çdo pagesë të kryer gjatë çdo dite pune, në emër dhe për llogari të klientëve të tyre.

Ky udhëzim përcakton elementet teknike të regjistrimit të pagesave të faturave elektronike, siç përcaktohet nga ligji nr. 87/2019, datë 18.12.2019, “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, për transaksionet pa para në dorë midis tatimpaguesve dhe transaksionet pa para në dorë midis tatimpaguesve dhe organeve publike.

Njoftimi bëhet me mjete elektronike, përmes lidhjes në internet me sistemin e informacionit të Administratës Tatimore, deri në fund të çdo dite pune dhe këto të dhëna duhet të kenë informacion të veçantë për secilën faturë të paguar dhe shumën që është paguar.

Për më shumë, mund t’i referoni edhe faqes zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve në adresën: https://www.tatime.gov.al/c/424/fiskalizimi

Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

 

Rreth autorit

Andi Haxhillari është ekonomist dhe themelues i AlProfit Consult, zyrë kontabiliteti, këshillimi tatimor dhe menaxhimi financiar në Tiranë, e themeluar në 2015. Mban titullin profesional Kontabilist i Miratuar, çertifikata nr. 359, lëshuar nga Autoriteti i Çertifikimit pranë Ministrisë së Financave më 4 korrik 2012. Është diplomuar Master i Nivelit të Dytë në Kontabilitet dhe Ekonomist i Përgjithshëm në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës. Prej më shumë se dhjetë vitesh punon si ekonomist i jashtëm për biznese të vogla dhe të mesme në Shqipëri.

GDPR

ALPROFIT CONSULT
Ekonomisti iJashtëm iBiznesit Tuaj.

Ne kujdesemi për kontabilitetin dhe taksat, në mënyrë që ju të kurseni kohë, para dhe të fokusoheni në rritjen e biznesit.

Kërko Ofertë
Kontabilitet

Ju mund të keni informacionin e plotë financiar në çdo kohë.

Taksa

Profesionistë në fushën e administrimit të taksave.

Këshillim Financiar

Ne mbështesim klientët tanë me shërbime të ndryshme të konsulencës financiare për biznesin e tyre.