Pikat kryesore
- Ky njoftim i vitit 2023 jep pagën minimale 40,000 lekë dhe pagën maksimale për kontributet 176,416 lekë.
- Të dyja shifrat janë zëvendësuar nga 1 janari 2026.
- Paga minimale sot është 50,000 lekë dhe tavani i kontributeve 186,416 lekë.
- Teksti ruhet si referencë për periudhat tatimore të viteve 2023 deri 2025.
Verifikuar më 11 tetor 2026. Shifrat në fuqi u rikontrolluan te VKM nr. 776, datë 19.12.2025 dhe te njoftimi i DPT. Sigurimet shoqërore, faqja e burimit
| Parametri | Vlera në fuqi |
|---|---|
| Paga minimale në shkallë vendi | 50,000 lekë në muaj, nga 1 janari 2026 |
| Paga maksimale për kontributet shoqërore | 186,416 lekë në muaj |
| Kontributet gjithsej, kontratë normale | 27.9%, pra 16.7% punëdhënësi dhe 11.2% punëmarrësi |
| Akti në fuqi | VKM nr. 776, datë 19.12.2025 |
Përditësim, tetor 2026. Ky njoftim i vitit 2023 jep pagën minimale 40,000 lekë dhe pagën maksimale për kontributet 176,416 lekë. Të dyja shifrat nuk vlejnë më. Nga 1 janari 2026 paga minimale është 50,000 lekë dhe paga maksimale për efekt kontributesh është 186,416 lekë, sipas VKM nr. 776, datë 19.12.2025. shifrat në fuqi sot
Të nderuar tatimpagues!
Ju bëjmë me dije se, duke filluar nga periudha Prill 2023, paga bazë minimale mujore, në shkallë vendi për punonjësit, e detyrueshme për t’u zbatuar nga çdo person juridik apo fizik, vendas apo i huaj, është 40,000 lekë. (VKM nr. 113, datë 01.03.2023)
Për efekt të llogaritjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore, paga bruto mujore, do të jetë:
- Jo më pak se sa paga minimale mujore, e barabartë me 40,000 (dyzet mijë) lekë dhe deri në 176,416 (njëqind e shtatëdhjetë e gjashtë mijë e katërqind e gjashtëmbëdhjetë) lekë, për personat e punësuar;
- Jo më pak se paga minimale, e barabartë me 40,000 (dyzet mijë) lekë dhe sipas përcaktimit të vetë personit, deri në 176,416 (njëqind e shtatëdhjetë e gjashtë mijë e katërqind e gjashtëmbëdhjetë) lekë, për personat e vetëpunësuar;
- E barabartë me pagën minimale mujore prej 40,000 (dyzet mijë) lekë, për punonjësit e papaguar të familjes me të cilët i vetëpunësuari punon e bashkëjeton ligjërisht.
Gjithashtu, për efekt të llogaritjes së kontributeve të detyrueshme të sigurimit shëndetësor , paga mujore do të jetë:
Baza e kontributeve të sigurimit shëndetësor
- Jo më pak se sa paga minimale mujore në shkallë vendi, prej 40,000 (dyzet mijë) lekë dhe deri në shumën e pagës bruto, sipas deklaratës së listëpagesës, për personat e punësuar;
- Sa dyfishi i pagës minimale në shkallë vendi, prej 80,000 (tetëdhjetë mijë) lekë, për personat e vetëpunësuar dhe punonjësit e papaguar të familjes me të cilët i vetëpunësuari punon e bashkëjeton.
Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.
Çdo herë që ka një ndryshim tatimor ose financiar që prek biznesin tuaj, ju njoftojmë direkt në email me shpjegim praktik.
Dërgomë njoftimet falas
