TiranëTiranëDurrës E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349 E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349

Njoftim për pagën minimale dhe maksimale nga periudha Shtator 2022

Duke filluar nga periudha Shtator 2022, paga bazë minimale mujore, në
shkallë vendi për punonjësit, e detyrueshme për t’u zbatuar nga çdo person juridik apo fizik, vendas apo i huaj, është 34,000 lekë (VKM nr. 604, datë 14.09.2022).

Për efekt të llogaritjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore, paga bruto mujore, do të jetë:

  1. Jo më pak se sa paga minimale mujore, e barabartë me 34,000 (tridhjetë e katër mijë) lekë dhe deri në 149,954 (njëqind e dyzetë e nëntë mijë e nëntëqind e pesëdhjetë e katër) lekë, për personat e punësuar;
  2. Jo më pak se paga minimale, e barabartë me 34,000 (tridhjetë e katër mijë)lekë dhe sipas përcaktimit të vetë personit, deri në 149,954 (njëqind e dyzetë e nëntë mijë e nëntëqind e pesëdhjetë e katër) lekë, për personat e vetëpunësuar;
  3. E barabartë me pagën minimale mujore prej 34,000 (tridhjetë e katër mijë) lekë, për punonjësit e papaguar të familjes me të cilët i vetëpunësuari punon e bashkëjeton ligjërisht.

Gjithashtu, për efekt të llogaritjes së kontributeve të detyrueshme të sigurimit shëndetësor, paga mujore do të jetë:

  1. Jo më pak se sa paga minimale mujore në shkallë vendi, prej 34,000 (tridhjetë e katër mijë) lekë dhe deri në shumën e pagës bruto, sipas deklaratës së listëpagesës, për personat e punësuar;
  2. Sa dyfishi i pagës minimale në shkallë vendi, prej 68,000 (gjashtëdhjetë e tetë mijë) lekë, për personat e vetëpunësuar dhe punonjësit e papaguar të familjes me të cilët i vetëpunësuari punon e bashkëjeton.

Shkarko këtu dhe më poshtë njoftimin.

Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Keni një Pyetje?

Mos hezitoni të kontaktoni me ne. Ne jemi një skuadër ekspertësh dhe do të jemi të lumtur që të flasim me ju.

GDPR

A ju duhet ndihme?? Ne jemi online