SEKSIONI A – BUJQËSIA, PYJET DHE PESHKIMI
Ky seksion përfshin shfrytëzimin e burimeve natyrore bimore dhe blegtorale. Seksioni përmban aktivitetet e kultivimit të bimëve, rritjes dhe mbarështimit të kafshëve, prerjes së drurëve dhe bimëve të tjera, therjes së kafshëve, grumbullimit të prodhimeve të tyre nga një fermë ose nga mjedisi i tyre natyror.
Ky seksion përfshin prodhimin e produkteve bimore dhe blegtorale, si në formë organike ashtu edhe të modi- fikuara gjenetikisht, në fushë të hapur edhe në sera.
Ky seksion gjithashtu përfshin aktivitetet e shërbimeve të rastësishme për bujqësinë, si edhe gjuetinë, grackat e aktivitetet e lidhura me to.
Grupi 01.5 (Veprimtari bujqësore mikse) bie ndesh me parimet e zakonshme për identifikimin e veprimtarisë kryesore. Ky grup pranon që shumë ferma bujqësore të kenë balanca të ekuilibruara të prodhimeve bimore dhe blegtorale dhe që arbitrarisht mund të klasifikohen si në njërën kategori ashtu edhe në tjetrën.
Aktivitetet bujqësore përjashtojnë përpunimin e mëtejshëm të produkteve bujqësore të klasifikuara në ndarjen 10 dhe 11 (Përpunimi i produkteve ushqimore dhe pijeve) dhe në ndarjen 12 (Përpunimi i produkteve të du- hanit), të nevojshme pas përgatitjes së tyre për tregjet primare.
Përpunimi i produkteve për tregjet primare përfshihet këtu.
Veprimtaria bujqësore nuk përfshin punimet e tokës (p.sh. tarracimi i tokës bujqësore, dranazhimi, përgatitja orizoreve etj.) të klasifikuara në seksionin F (Ndërtim) dhe blerësit dhe kooperativat që merren me marketimin e produkteve të fermave të klasifikuara në seksionin G. Gjithashtu e përjashtuar është edhe mirëmbajtja e tokës me qëllim mbajtjen në kushte të mira bujqësore dhe ekologjike, e cila është klasifikuar në klasën 81.30 (Kujdesi për tokën dhe mirëmbajtja).
01 Prodhimi bimor dhe shtazor, gjuetia dhe shërbime të lidhura me to
Kjo ndarje përfshin dy aktivitete bazë, prodhimin e produkteve bimore dhe prodhimin e produkteve shtazore. Kjo ndarje përfshin format e bujqësisë organike si edhe kultivimin e bimëve gjenetikisht të modifikuara dhe rritjen e kafshëve gjenetikisht të modifikuar. Kjo ndarje përfshin kultivimin e bimëve në fushë të hapur dhe në sera.
Gjithashtu janë të përfshira veprimtaritë e shërbimeve të paspecifikuara ndaj bujqësisë, gjuetisë, zënia me gracka dhe veprimtari të lidhura me to.
01.1 Kultivimi i bimëve jo-shumëvjeçare
Ky grup përfshin kultivimin e bimëve jo-shumëvjeçare, p.sh. bimë që nuk jetojnë më shumë se dy sezone rritjeje. Këtu është përfshirë edhe kultivimi i këtyre bimëve me qëllim prodhimin e farërave.
01.11 Kultivimi i drithërave (përveç orizit), të bimëve bishtajore dhe farërave vajore
Kjo klasë përfshin të gjitha format e kultivimit të drithrave, të bimëve bishtajore dhe farërave vajore në fushë të hapur. Kultivimi i këtyre bimëve shpesh kombinohet brenda njësive bujqësore.
Kjo klasë përfshin:
- kultivimin e drithërave si: grurë, misër kokërr, sorgum, elb, thekër, mel, tërshërë, të tjera drithëra të paklasifikuara në vend tjetër
- kultivimin e bimëve bishtajore të tjera si: bathë, bathë ushqim për kafshët, bizele të të gjitha llojeve, thjerëza, lupinus, të tjera bimë bishtajore
- kultivimin e farërave vajore si: soja, kikirik, farë pambuku, kokërr kastor (Ricinus communis), farë lini, farë susami, farë luledielli, të tjera farëra vajore
01.12 Kultivimi i orizit
Kjo klasë përfshin:
- kultivimin e orizit, përfshirë rritjen organike si edhe rritjen e orizit gjenetikisht të modifikuar
01.13 Kultivimi i perimeve dhe pjepër e shalqi, rrënjore dhe tuberozë
Kjo klasë përfshin:
- kultivimin e perimeve gjethore ose me kërcell si: Argjinare, asparagus, lakër, lulelakër, brokoli, marule, çikore, spinaq, të tjera perime me fletë ose kërcell
- kultivimin e perimeve me frut si: kastravec, patëllxhan, domate, shalqi, pjepër, të tjera lloje me frut
- kultivimin e perimeve rrënjore, bulbore ose tuberozë si: karrota, rrepa, hudhra, qepë, presh dhe perime të ngjashme, të tjera lloje rrënjore, bulbore ose tuberozë.
- kultivimin e këpurdhave dhe tartufit
- kultivimin e farërave të perimeve, përfshi farëra të panxharit sheqerit përjashtuar farërat e panxha- rëve të tjerë
- kultivimin e panxharsheqerit
- kultivimin e perimeve të tjera
- kultivimin e perimeve rrënjore dhe tubërave si: patate, patate të ëmbla, të tjera rrënjore dhe tuberozë
Kjo klasë nuk përfshin:
- kultivimin e farëzave aromatike dhe pikante, shih 01.28
01.14 Kultivimi i kallamsheqerit
Kjo klasë nuk përfshin:
- kultivimin e panxharsheqerit, shih 01.13
01.15 Kultivimi i duhanit
Kjo klasë përfshin:
- kultivimin e duhanit të papërpunuar, duhan i stivuar/i varguar
Kjo klasë nuk përfshin:
- produktet e duhanit të përpunuara shih 12.00
01.16 Kultivimi i bimëve fibroze
Kjo klasë përfshin:
- kultivimin e pambukut
- kultivimin e jutës, kënaf dhe të tjera fibra tekstile me lëvozhgë
- kultivimin e lirit dhe kërpit
- kultivimin e siszal dhe të tjera fibra tekstile nga gjinia e agave
- kultivimin e abaca, hithrës dhe të tjera fibra tekstile vegjetale
- kultivimin e të tjerave bimëve fibroze
01.19 Kultivimi i bimëve të tjera jo-shumëvjeçare
Kjo klasë përfshin kultivimin e të gjitha bimëve të tjera jo-shumëvjeçare:
- kultivimin e bimëve rrënjore për ushqim kafshësh, tërfilit, jonxhës, misrit foragjer dhe të tjera foragjere të ngjashme.
- kultivimin e farës të panxharit (përjashtuar farërat e panxhar sheqerit) dhe farërat e bimëve foragjere
- kultivimin e luleve
- prodhimin e copave dhe sythave lulorë,
- kultivimin e farërave lulorë
Kjo klasë nuk përfshin:
- kultivimin e erëzave jo-shumëvjeçare aromatike dhe bimëve medicinale, shih 01.28
01.2 Kultivimi i kulturave shumë-vjeçare
Kjo klasë përfshin kultivimin e kulturave shumëvjeçare, p.sh. bimë që jetojnë më shumë se dy sezone rritje, ose thahen(vdesin) pas çdo sezoni ose që rriten në vazhdimësi. Përfshihet këtu rritja e këtyre bimëve me që- llim prodhimin e farërave.
01.21 Kultivimi i hardhive
Kjo klasë përfshin:
- kultivimin e rrushit për verë dhe të rrushit të tavolinës në vreshta
Kjo klasë nuk përfshin:
- prodhimin e verës, shih 11.02
01.22 Kultivimi i frutave tropikale dhe subtropikale
Kjo klasë përfshin:
- rritjen e frutave tropikale dhe subtropikale: avocados, banana, hurma indie, fiq, mango, papaja, ananas,
- të tjera fruta tropikale dhe subtropikale
01.23 Kultivimi i agrumeve
Kjo klasë përfshin:
- kultivimin e agrumeve: qitro dhe pomelo, limon, portokalle, tangerinë, mandarina dhe klemen tina, të tjera agrume
01.24 Kultivimi i frutave me bërthamë dhe frutave me farë
Kjo klasë përfshin:
- rritjen e pemëve të tjera me bërthamë dhe frutave me farë: mollë, kajsi, qershi dhe vishnje, pjeshkë dhe nektarina, dardha dhe ftonj, kumbulla dhe kullumbri, të tjera fruta me bërthamë dhe fruta me farë
01.25 Rritja e të tjera pemëve e shkurreve frutore dhe e frutave të thata
Kjo klasë përfshin
- rritjen e manave: boronica, manaferra, kulumbri, kiwi, mjedër, luleshtrydhe, të tjera mana
- rritjen e farave frutore
- rritjen e frutave të thata të ngrënshme: bajame, lajthi, gështenja, stika, arra, të tjera fruta të thata të ngrënshme
- rritjen e pemëve të tjera dhe shkurreve frutorë
Kjo klasë nuk përfshin
- rritjen e arrës së kokosit, shih 01.26
01.26 Rritja e frutave vajore
Kjo klasë përfshin:
- rritjen e frutave vajore: arrë kokosi, ullinj, palma vajore, të tjera fruta vajore
Kjo klasë nuk përfshin:
- rritjen e sojës, kikirikut dhe të tjera fara vajore shih 01.11
01.27 Kultivimi i kulturave për pije
Kjo klasë përfshin:
- kultivimin e kulturave për pije: kafe, çaj, kakao, të tjera kultura për pije
01.28 Kultivimi i erëzave, bimëve aromatike, farmaceutike dhe mjekësore
Kjo klasë përfshin:
- rritjen e bimëve aromatike dhe erëzave shumëvjeçare dhe jo-shumëvjeçare: piper, spec djegës, arrëmyshku, glikanxo, badian dhe koper, kanellë, cloves, xhinxherfil, vanilje, të tjera bimë aroma- tike dhe erëzave
- rritjen e bimëve mjekësore dhe narkotike
- rritjen e bimëve me përdorim primar në parfumeri, farmaceutikë ose për qëllim kundër insekteve (insekticida), kundër këpurdhave ose me qëllim të ngjashëm.
01.29 Kultivimi i bimëve të tjera shumëvjeçare
Kjo klasë përfshin:
- rritjen e pemëve të kauçukut
- rritjen e pemëve të Krishtlindjes
- rritjen e pemëve për ekstraktimin e rrëshirës
Kjo klasë nuk përfshin:
- mbledhjen e rrëshirës nga pemët ose të lëngut të kauçukut dhe gomës nga drurë të egër, shih 02.30
01.3 Shumimi i bimëve
01.30 Shumimi i bimëve
Kjo klasë përfshin prodhimin e të gjitha materialeve të mbjelljes vegjetale përfshirë prerjen, sytha dhe filiza për shumimin direkt të bimëve ose për të krijuar shartesë në të cilën kalema të zgjedhur, shartese për mbjellje eventuale për prodhimin e bimëve.
Kjo klasë përfshin:
- rritjen e bimëve për mbjellje
- rritjen e bimëve për qëllime zbukurimi përfshirë torfën për transplantim
- rritjen e bimëve të gjalla për bulbe, tubera rrënjë, bisqe dhe lastarë, farë kërpudhe
- aktivitetin e fidanishteve të drurëve, përveç fidanishteve të drurëve pyjorë
Kjo klasë nuk përfshin:
- aktivitetin e fidanishteve të drurëve pyjorë, shih 02.10
01.4 Blegtoria
Ky grup përfshin:
- rritjen dhe mbarështimin e të gjitha kafshëve, përveç atyre ujore.
Ky grup nuk përfshin:
- rrethimin dhe kujdesjen e kafshëve në ferma, shih 01.62
- prodhimin e gëzofëve dhe lëkurës nga thertoret, shih 10.11
01.41 Rritja e gjedhëve për qumësht
Kjo klasë përfshin:
- rritjen dhe mbarështimin e gjedhëve për qumësht
- prodhimin e qumështit të papërpunuar nga lopët dhe bullica
Kjo klasë nuk përfshin :
- përpunimin e qumështit, shih 10.51
01.42 Rritja e të tjera gjedhëve dhe buajve
Kjo klasë përfshin:
- rritjen dhe mbarështimin e gjedhëve dhe buajve për mish
- prodhimin e farës (spermës) së gjedhit
01.43 Rritja e kuajve dhe njëthundrakëve
Kjo klasë përfshin:
- rritjen dhe mbarështimin e kuajve, gomerëve, mushkave dhe gomaricave
Kjo klasë nuk përfshin:
- rritjen dhe mbarështrimin e kafshëve për hipizëm e gara, shih 93.19
01.44 Rritja e gamileve dhe deveve
Kjo klasë përfshin:
- rritjen dhe mbarështimin e gamileve (dromedarë) dhe deveve
01.45 Rritja e dhenve dhe dhive
Kjo klasë përfshin:
- rritjen dhe mbarështimin e dhenve dhe dhive
- prodhimin e qumështit të papërpunuar nga dhentë dhe dhitë
- prodhimin e leshit të papërpunuar nga dhentë dhe dhitë
Kjo klasë nuk përfshin:
- qethjen e dhenve me pagesë nën baza kontraktuale, shih 01.62
- rrethimin dhe përkujdesjen e kafshëve në ferma, shih 01.62
- prodhimin e leshit të shkëputur, shih 10.11
- përpunimin e qumështit, shih 10.51
01.46 Rritja e derrave
Kjo klasë përfshin:
- rritjen dhe mbarështimin e derrave
01.47 Rritja e shpendëve:
Kjo klasë përfshin:
- rritjen dhe mbarështimin e shpendëve: pula, gjela deti, rosa, pata, pula afrikane
- prodhimin e vezëve
- zhvillimin me shumim (klloçitje) të shpendëve
Kjo klasë nuk përfshin:
- prodhimin e puplave dhe pendëve, shih 10.12
01.49 Rritja e kafshëve të tjera
Kjo klasë përfshin:
- rritjen dhe mbarështimin e kafshëve të gjalla gjysmë shtëpiake: struci dhe emus, të tjerë zogj (përveç shpendëve), insekte, lepuj dhe të tjera kafshë me gëzof
- prodhimin e lëkurës me gëzof, lëkurës së zvaranikëve ose zogut nga veprimtaria e fermave
- aktivitetin e fermave të krimbave, të molusqeve të tokës dhe kërmillave etj
- rritjen e krimbave të mëndafshit, prodhimi i fshikëzave të krimbave të mëndafshit
- mbajtjen e bletëve dhe prodhimi i mjaltit dhe dyllit
- rritjen dhe mbarështimin e kafshëve shtëpiake (përveç peshkut): mace dhe qen, zogj, si papagall etj., brejtës etj., rritjen e kafshëve të ndryshme.
Kjo klasë nuk përfshin:
- prodhimin e gëzofit dhe lëkurës që vjen nga gjuetia dhe grackat, shih 01.70
- fermat e rritjes së bretkosave, krokodilëve dhe të rritjes së krimbave për karem, shih 03.21, 03.22
- fermat e rritjes së peshkut, shih 03.21, 03.22
- trajnimin e kafshëve të shoqërimit, shih 96.09
- rritjen dhe mbarështimin e shpendëve, shih 01.47
01.5 Ferma të përziera
01.50 Ferma të përziera
Kjo klasë përfshin prodhimin e kombinuar të bimëve dhe kafshëve pa prodhimin e specializuar të bimëve dhe kafshëve. Madhësia e veprimtarisë së fermave nuk është një faktor përcaktues. Nëse prodhimi i bimëve ose ai i kafshëve në një njësi të caktuar është 66 përqind ose më shumë të standardit të marzhit bruto (standard gross margins), aktiviteti i kombinuar nuk do të përfshihet këtu, por do të vendoset në fermat e bimëve ose të kafshëve.
Kjo klasë nuk përfshin:
- fermat mikse të bimëve, shih grupet 01.1 dhe 01.2
- fermat mikse të kafshëve, shih grupin 01.4
01.6 Aktivitete ndihmëse të bujqësisë dhe të pas korrjes\vjeljes së bimëve
Ky grup përfshin aktivitetet që lidhen me prodhimin bujqësor dhe aktivitete të ngjashme me bujqësinë jo të ndërmarra për qëllime prodhuese (në kuptimin e produkteve bujqësore të korrura), të kryera për të tretë, me pagesë direkte ose në bazë kontrate. Gjithashtu janë përfshirë aktivitetet e pas korrjes\vjeljes së bimëve, me qëllim përgatitjen e produkteve bujqësore për tregjet fillestare.
01.61 Aktivitete ndihmëse për prodhimet bimore
Kjo klasë përfshin:
- aktivitetet bujqësore për të tretë, me pagesë direkte ose në bazë kontrate:
- përgatitjen e fushës;
- trajtimin e farërave; spërkatjen, përfshirë edhe atë nga ajri;
- krasitjen e pemëve frutore dhe vreshtave;
- transplantimi i orizit, rrallimi i panxharit; korrjen\vjeljen;
- kontrollin e sëmundjeve (përfshirë lepujt) në lidhje me bujqësinë.
- mirëmbajtjen e tokës bujqësore në kushte të mira bujqësore e mjedisore
- punën e pajisjeve bujqësore për ujitje
Kjo klasë gjithashtu përfshin:
- pajisjen me makineri bujqësore me operatorë dhe me skuadër pune
Kjo klasë nuk përfshin:
- punimet e pas korrjes së bimëve, shih 01.63
- drenazhimin e tokës bujqësore, shih 43.12
- arkitekturën e pejsazhit, shih 71.11
- aktivitetet e agronomëve dhe të ekonomistëve për bujqësinë, shih 74.90
- mbjelljen dhe kopshtarinë e pejsazhit, shih 81.30
- organizimin e panaireve dhe ekspozitave bujqësore, shih 82.30
01.62 Aktivitete ndihmëse për prodhimet blegtorale
Kjo klasë përfshin:
- aktivitetet bujqësore për të tretë, me pagesë direkte ose në bazë kontrate:
- aktivitetet për promovimin e shtimit, rritjes dhe prodhimit blegtoral
- shërbimet e testimit të kopeve, shërbimet e kullotave, tredhjen e shpendëve, pastrimin e kafazëve, etj.
- aktivitetet e lidhura me inseminimin artificial
- shërbimin e stallave për mbarështrim
- qethjen e dhenve
- rrethimin dhe kujdesin për kafshët e fermave
Kjo klasë përfshin gjithashtu:
- aktivitetet e nallbanit
Kjo klasë nuk përfshin:
- sigurimin e hapësirave vetëm për strehimin e kafshëve, shih 68.20
- aktivitetet veterinare, shih 75.00
- vaksinimin e kafshëve, shih 75.00
- dhënien me qira të kafshëve (p.sh tufa), shih 77.39
- strehimin e kafshëve të shoqërimit, shih 96.09
01.63 Punime të paskorrjes së bimëve
Kjo klasë përfshin:
- përgatitjen e bimëve për tregjet fillestare, p.sh pastrimin, krasitjen, klasifikimin, disinfektimin
- zhveshjen e pambukut
- përgatitjen e gjetheve të duhanit, p.sh. tharjen
- përgatitjen e kokrrave të kakaos
- dyllosjen e frutave
Kjo klasë nuk përfshin:
- përgatitjen e produkteve bujqësore nga prodhuesi, shih klasën korresponduese në grupet 01.1 ose 01.2
- aktivitetet e pas korrjes që kanë për qëllim përmirësimin e cilësisë së shtimit të farës, shih 01.64
- vargimin dhe ritharjen e duhanit, shih 12.00
- aktivitetet e marketimit të shitësve me komision dhe shoqatave të kooperativave, shih ndarjen 46
- shitjen më shumicë të lëndëve të para bujqësore, shih 46.2
01.64 Përpunimi i farërave për shumim
Kjo klasë përfshin të gjitha aktivitetet e pas korrjes me qëllim përmirësimin e cilësisë së shtimit të farave për mbjellje, nëpërmjet heqjes së mbeturinave pa farë, farërave jo në masë, atyre të dëmtuara mekanikisht ose nga insektet, farave të papjekura si dhe largimin e lagështirës nga farat në nivel të pranueshëm për ruajtje.
Ky aktivitet përfshin tharjen, pastrimin, klasifikimin dhe trajtimin e farërave deri në momentin e tregtimit të tyre. Përfshihet këtu edhe trajtimi i farërave gjenetikisht të modifikuara.
Kjo klasë nuk përfshin :
- rritjen e farërave, shih grupet 01.1 dhe 01.2
- përpunimin e farërave për të nxjerrë vaj, shih 10.41
- punën kërkimore për zhvillimin ose modifikimin e formave të reja të farërave, shih 72.11
01.7 Gjuetia, zënia me gracka dhe shërbime të lidhura me këto
01.70 Gjuetia, zënia me gracka dhe shërbime të lidhura me këto
Kjo klasë përfshin:
- gjuetinë dhe zënien me gracka për qëllime tregtare
- kapjen e kafshëve (të ngordhura ose të gjalla) për ushqim, gëzof, lëkurë ose për përdorim eksperi- mental, në kopshte zoologjike ose si kafshë shoqëruese.
- prodhimin e lëkurës së gëzofit, lëkurës së zvarranikëve ose të zogjve nga gjuetia dhe zënia e kafshëve me gracka
Kjo klasë përfshin gjithashtu:
- kapjen në tokë të gjitarëve marinë si lopë deti dhe foka
Kjo klasë nuk përfshin:
- prodhimin e lëkurës për gëzof, lëkurës së zvaranikëve ose të zogjve në ferma, shih 01.4
- rritjen e kafshëve për të luajtur në ferma, shih 01.49
- kapjen e balenave, shih 03.11
- prodhimin e gëzofit dhe lëkurës që vjen nga thertorja, shih 10.11
- gjuetinë për sport ose argëtim dhe aktivitete të lidhura me të, shih 93.19
- aktivitetet e shërbimit për promovimin e gjuetisë dhe zënies me gracka, shih 94.99
02 Pyjet dhe shfrytëzimi i pyjeve
Kjo ndarje përfshin prodhimin e trupave drusorë si edhe nxjerrjen dhe mbledhjen e produkteve të egra pyjore jo drusorë. Përveç prodhimeve të pyllit, aktivitetet pyjore rezultojnë në produkte që anashkalojnë përpunimin, si drutë e zjarrit, qymyr druri dhe trupa drusorë të përdorur në formë të papërpunuar (p.sh. lëndë, drurëve për prodhimin e letrës etj.) Këto aktivitete mund të kryhen në pyje natyrore dhe në pyje të mbjellë.
Përjashtohet përpunimi i mëtejshëm i drurit duke filluar që nga sharrat dhe përpunimin e mëtejshëm të drurit, shih 16
02.1 Silvikultura dhe aktivitete të tjera pyjore
02.10 Silvikultura dhe aktivitete të tjera pyjore
Kjo klasë përfshin:
- rritjen e drurëve në këmbë: mbjelljen, rimbjelljen, transplantimin, rrallimin dhe ruajtjen e pyjeve dhe zonat e shkurreve
- rritjen e korijeve, drurëve për prodhimin e letrës dhe druve të zjarrit
- aktivitetin e fidanishteve të pyjeve
Këto aktivitete mund të kryhen në pyje natyrorë ose të mbjellë.
Kjo klasë nuk përfshin:
- rritjen e bredhave të Krishtlindjes, shih 01.29
- fidanishtet e pemëve, përveç drurëve pyjorë, shih 01.30
- mbledhjen e kërpudhave dhe produkteve të tjera jo drusorë të rritur në natyrë, shih 02.30
- prodhimin e ashklave të drurit dhe copëzave, shih 16.10
02.2 Shfrytëzimi i pyjeve
02.20 Shfrytëzimi i pyjeve
Kjo klasë përfshin:
- prodhimin e trupave drusorë për industrinë përpunuese me bazë lëndën drusore;
- prodhimin e trupave drusorë përdorur në një formë të papërpunuar si lëndë të drurëve për gardhe;
- mbledhjen dhe prodhimin e drurit për energji
- mbledhjen dhe prodhimin e mbeturinave pyjore për energji
- prodhimin e qymyr drurit në pyll (duke përdorur metoda tradicionale)
Kjo klasë nuk përfshin:
- rritjen e pemëve të Krishtlindjes, shih 01.29
- rritjen e lëndës së drurit në këmbë: mbjelljen, rimbjelljen, transplantimin rrallimin dhe ruajtjen e pyjeve dhe zonat e shkurreve, shih 02.10
- mbledhjen e produkteve pyjore të egra jo drusore rritur në natyrë, shih 02.30
- prodhimin e ashklave të drurit dhe copëzave, shih 16.10
- prodhimin e qymyr drurit nëpërmjet distilimit të drurit, shih 20.14
02.3 Mbledhja e produkteve pyjore të egra jo drusore rritur në natyrë
02.30 Mbledhja e produkteve pyjore të egra jo drusore rritur në natyrë
Kjo klasë përfshin:
- mbledhjen e produkteve rritur në natyrë: kërpudha, zhardhokë, manaferra,l ajthi, rëshirë dhe të materialeve të tjera si kauçuku, rrëshira, tapë, llak dhe rezinë, balsam, lesh bimor, lëndë, gështenja, myshqe dhe likene
Kjo klasë nuk përfshin:
- prodhimin e organizuar të ndonjërit prej këtyre produkteve (përveç rritjes së drurit të tapës), shih ndarjen 01
- rritjen e kërpudhave ose zhardhokëve, shih 01.13
- rritjen e manaferrave ose lajthive, shih 01.25
- mbledhjen e druve të zjarrit, shih 02.20
- prodhimin e ashklave të drurit, shih 16.10
02.4 Shërbime mbështetëse ndaj pyjeve
02.40 Shërbime mbështetëse ndaj pyjeve
Kjo klasë përfshin kryerjen e pjesëshme të aktiviteteve pyjore me pagesë në bazë kontrate.
Kjo klasë përfshin:
- aktivitetet e shërbimit pyjor:
- inventarin pyjor
- konsulencat për shërbime manaxhimi të pyjeve
- vlerësimin e trupave të drurit
- mbrojtjen e pyjeve nga zjarri dhe lufta kundër tij
- kontrollin e sëmundjeve të pyjeve
- shërbimet e lidhura me shfrytëzimin e pyjeve:
- transportin e trupave drusorë brenda pyllit Kjo klasë nuk përfshin:
- fidanishtet e pemëve pyjore, shih 02.10
- drenazhimin e tokës pyjore, shih 43.12
- pastrimin e tokës pyjore nga inertet, shih 43.12
03 Peshkimi dhe Akuakultura
Kjo ndarje përfshin peshkimin dhe akuakulturën, që mbulojnë përdorimin e burimeve të peshkut nga mjediset detare, të njelmët (laguna me ujra të kripura) ose mjediset e ujrave të ëmbla, me qëllim zënien ose mbledhjen e peshkut, krustaceve, molusqeve dhe të tjera organizmave dhe produkteve detare (p.sh. bimë ujore, perla, sfungjerë, etj.).
Gjithashtu jane të përfshirë edhe aktivitetet që normalisht janë përbërës në procesin e prodhimit për llogari të vet (p.sh. mbjellja në guackat e detit për prodhimin e perlave).
Shërbimet e aktiviteteve të rastit, të peshkimit detar, ujrave të ëmbla ose akuakulturës që janë të lidhura me peshkimin detar ose akuakulturën janë të përfshirë brenda peshkimit ose akuakulturës.
Kjo ndarje nuk përfshin ndërtimin dhe riparimin e anijeve dhe varkave (30.1,33.15) si edhe aktivitetet e peshkimit për sport ose argëtim. (93.19). Nuk përfshihet përpunimi i peshkut, krustaceve ose molusqeve qoftë në fabrika të vendosura në tokë ose në anije-fabrika (10.20)
03.1 Peshkimi
Ky grup përfshin “Zënien e peshkut” si: gjuetia, aktivitete të mbledhjes dhe grumbullimit të organizmave ujore të gjahut (kryesisht peshk, molusqe dhe krustace) duke përfshirë bimë nga ujrat oqeanike, bregdetare dhe të ujrave të brendshme, për konsum human ose të tjera qëllime, zënie me dore (artizanale), ose me lloje të ndryshme pajisje peshkimi si rrjeta, linja dhe gracka të qëndrueshme. Të tilla aktivitete mund të kryhen në vija bregdetare të brendshme (p.sh. mbledhja e molusqeve si midhje dhe guacka deti), ose zënie me rrjeta në breg nga gropa të bëra vetë ose më zakonisht duke përdorur anije tregtare për ujra të brendshme, në breg dhe det të hapur.
Aktivitete të tilla gjithashtu përfshijnë peshkimin në rezervuare.
03.11 Peshkimi detar
Kjo klasë përfshin:
- peshkimin me bazë tregtare në oqeane dhe ujra bregdetare
- kapjen e molusqeve dhe krustaceve detarë
- gjuetinë e balenave
- kapjen e kafshëve ujore detare: breshka, membranorë, iriq deti etj.
Kjo klasë gjithashtu përfshin:
- aktivitetin e anijeve që merren njëkohësisht me zënien, përpunimin dhe konservimin e peshkut
- mbledhjen e organizmave dhe materialeve të tjera detare, perla natyrore, sfungjerë, korale dhe alga.
- aktivitetin e vaskave që merren si me peshkim edhe me përpunimin dhe ruajtjen e peshkut.
Kjo klasë nuk përfshin:
- kapjen e gjitarëve detarë, përveç balenave, p.sh. lopë deti, fokave, shih 01.70
- përpunimin e balenave në anijet fabrike, shih10.11
- përpunimin e peshkut, krustaceve dhe molusqeve në anije fabrika ose fabrika në breg, shih10.20
- dhënien me qira të anijeve turistike me ekuipazh për transport ujor detar ose bregdetar (p.sh. jahte peshkimi ), shih50.10
- inspektimin e peshkimit, mbrojtja dhe shërbimi i patrullimit, shih 84.24
- peshkimin e praktikuar për sport ose argëtim dhe shërbime të lidhura me të, shih 93.19
- aktivitetet e peshkimit në rezervuar gjuetie, shih 93.19
- aktivitetin e ruajtjes së sportit të peshkimit.
03.12. Peshkimi në ujra të ëmbla
Kjo klasë përfshin:
- peshkimin me bazë tregtare në ujra të brendshme
- kapjen e krustaceve dhe molusqeve të ujrave të ëmbla
- kapjen e kafshëve të ujrave të ëmbla
Kjo klasë përfshin gjithashtu:
- mbledhjen e materialeve të ujrave të ëmbla
Kjo klasë nuk përfshin:
- përpunimin e peshkut krustaceve dhe molusqeve, shih 10.20
- inspektimin e peshkimit, mbrojtjen dhe shërbimin e patrullimit, shih 84.24
- peshkimi i praktikuar për sport ose argëtim dhe shërbime të lidhura me të, shih 93.19
- aktivitetet e peshkimit në rezervuar gjuetie, shih 93.19
- aktivitetin e ruajtjes së sportit të peshkimit, shih 93.19
03.2 AKUAKULTURA
Ky grup përfshin “akuakulturën”, dmth proçesi i prodhimit, rritja dhe kultivimi i produkteve të akuakulturës (peshk, molusqe, krustace, bimë ujore, krokodilë, aligatorë dhe amfibë) nga fermat ujore, ekonomitë e peshkimit; duke përdorur teknikat e hartuara për të rritur prodhimin e organizmave në fjalë përtej kapacitetit natyror të mjedisit (p.sh. ripopullimi i rregullt, ushqimi dhe mbrojtja nga kafshët grabitqare).
03.21 Akuakultura detare
Kjo klasë përfshin:
- rritjen e peshkut në ujra detare përfshirë rritjen e peshkut detar ornamental
- prodhimin e vezëve bivalve (midhje dhe guacka etj.), karavidhe, karkalecë deti pas larvimit, peshkut për gatim dhe rasatë
- rritjen e leshterikëve për ngrënie
- kultivimin (koloni) e krustaceve, bivalve dhe të tjera molusqe dhe kafshë të tjera ujore në ujra detare
Kjo klasë gjithashtu përfshin:
- kulturat ujore në ujra të njelmta
- kulturat ujore në vaska ose rezervuarë me ujra të kripura
- aktivitetin e rezervuarëve për shumëzim (detare)
- aktivitetin e fermave detare të krimbave
Kjo klasë nuk përfshin:
- rritjen e bretkosave, shih 03.22
- aktivitet sportive të peshkimit në rezervatet e gjuetisë, shih 93.19
03.22 Akuakultura në ujra të ëmbla
Kjo klasë përfshin:
- rritjen e peshkut në ujra të ëmbla përfshirë kultivimin e peshkut ornamental
- rritjen e krustaceve të ujrave të ëmbla, bivalve dhe të tjerë molusqe dhe kafshëve të tjera ujore
- aktivitetin e rezervuarëve për shumëzim në ujra të ëmbla
- fermat e bretkosave
Kjo klasë nuk përfshin:
- aktivitetet e kulturave në vaskë dhe rezervuarë me ujra të kripura, shih 03.21
- aktivitetet sportive të peshkimit në rezervatet e gjuetisë, shih 93.19