Specialistë nga Administrata Tatimore dhe Drejtoria për Parandalimin e Pastrimit të Parave (DPPPP) udhëzuan përfaqësues të organizatave jo fitimprurëse, se si të mbrohen nga risku që ekziston në këtë sektor, për t’u përfshirë në vepra terroriste, të cilat janë të ndëshkueshme sipas legjislacionit tonë penal.
Çështjet kryesore të cilat u shpjeguan dhe u trajtuan ishin :
- Kuadri ligjor për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit (PPP/FT);
- Rekomandimi Nr. 8 i FATF dhe mangësitë e identifikuara nga Moneyval i Këshillit të Evropës në lidhje me këtë sektor;
- Risku në sektorin e OJF -ve;
- Mënyrat/tipologjitë për përdorimin e OJF për qëllime të Finnancimit te Terrorizmit, nga organizatat terroriste;
- Masat që duhen marrë për t’i paraprirë abuzimit për qëllime të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit;
- Prezantimi i Udhëzimit nr.19 datë 9.7.2019 “Për mbikëqyrjen e organizatave jofitimprurëse në funksion të parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”
Ky udhëzim rregullon procedurat që ndiqen nga organet tatimore, si organ mbikëqyrës, për kontrollin e veprimtarisë së OJF-ve, me qëllim shmangien e mundësisë së përdorimit të tyre për pastrim parash apo financim terrorizmi.
Mbi 40 përfaqësues të OJF-ve të pranishëm në trajnim, u njohën me rregullimet e reja ligjore e procedurale si edhe mekanizmat e kontrollit për mbrojtjen sa më të plotë të tyre.
Përfaqësues të DPT dhe DPPPP siguruan se OJF-të do të kenë të gjithë asistencën e nevojshme nga këto institucione, për të ndjekur procedurat dhe praktikat e duhura si nga ana ligjore ashtu edhe tatimore.