TiranëTiranëDurrës E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349 E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349

Kthimi i tatimit të paguar tepër për individët

Kryefaqe | Legjislacioni tatimor | Individ | Deklarimi dhe pagesa per individët | Kthimi i tatimit të paguar tepër për individët


Informacioni i mëposhtëm është i vlefshëm dhe zbatohet deri më 31 dhjetor 2023, me hyrjen në fuqi të Ligjit të ri Nr. 29/2023 për Tatimin mbi të Ardhurat. Shfletoni faqen tonë për më shumë detaje dhe informacione të përditësuara https://alprofitconsult.al/tatime/


Nëse nga plotësimi i Deklaratës Individuale Vjetore të të Ardhurave, rezulton diferencë negative, pra nga sa rezulton nga llogaritja sipas deklaratës, individi tatimpagues ka një tepricë të tatimeve si rezultat i llogaritjes së shpenzimeve të zbritshme, drejtoria rajonale tatimore duhet t’i kthejë me kërkesën e tij, shumën e tatimeve të paguara me tepër.

Kërkesa e tatimpaguesit për kthim të shumës së paguar tepër, duhet të dorëzohet pranë organit tatimor, brenda 30 ditëve nga data e dorëzimit të Deklaratës Individuale Vjetore të të Ardhurave dhe duhet të shoqërohet, me kopje të të gjithë dokumentacionit justifikues të të ardhurave dhe shpenzimeve të zbritshme.

Individi tatimpagues, kërkesën për kthim të shumës, së bashku me dokumentacionin justifikues, e paraqit dorazi pranë organit tatimor, duke u pajisur me një numër protokolli të dorëzimit të tyre.

Individi duhet të japë me saktësi numrin e llogarisë së tij bankare në të cilën do të bëhet rimbursimi i tatimit të paguar tepër. Përgjegjësia për saktësinë e numrit të llogarisë bankare është e individit deklarues.

Pasi, drejtoria rajonale tatimore vërteton saktësinë e të dhënave dhe nga verifikimi i tyre apo kontrolli del se informacioni i dhënë në deklaratë është i saktë, drejtoria rajonale tatimore procedon :

  • me urdhër rimbursimi të shumës së tatimeve të paguara tepër, në llogarinë bankare të tatimpaguesit.
  • me kërkesën me shkrim të deklaruesit, shuma e paguar tepër mund të përllogaritet edhe si pagesë e kryer për vitin tatimor vijues.

Kreditimi i shumave të përfituara nga skema e shpenzimeve të zbritshme, kryhet brenda datës 30 shtator të vitit që pason periudhën tatimore, për të cilën është hartuar deklarata.

Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Keni një Pyetje?

Mos hezitoni të kontaktoni me ne. Ne jemi një skuadër ekspertësh dhe do të jemi të lumtur që të flasim me ju.

GDPR

A ju duhet ndihme?? Ne jemi online