TiranëTiranëDurrës E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349 E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349

Ambulantë


Informacioni i mëposhtëm është i vlefshëm dhe zbatohet deri më 31 dhjetor 2023, me hyrjen në fuqi të Ligjit të ri Nr. 29/2023 për Tatimin mbi të Ardhurat. Shfletoni faqen tonë për më shumë detaje dhe informacione të përditësuara https://alprofitconsult.al/tatime/

Ambulant, është personi fizik, që ka mbushur moshën 16 vjeç, i vetëpunësuar; i cili tregton mallra ose shërbime për publikun pa pasur një vend biznesi fiks, që ushtron aktivitetin në njësi të vetme tregtimi të lëvizshme dhe lejohet të tregtojë në ambiente publike.

Regjistrimi

Ambulanti, regjistrohet pranë drejtorisë rajonale tatimore të juridiksionit sipas ndarjes së organizimit administrativ. Është kusht që ambulanti të mos këtë një vend fiks biznesi dhe nuk mund të ushtrojë veprimtari në më shumë së një njësi tregtare. I vetëpunësuari i cili e zhvillon tregtinë në kushte të tilla që nuk i japin mundësinë të jetë i lëvizshëm gjatë ditës, nuk konsiderohet ambulant.

Administrata Tatimore në certifikatën e NIPT-it që i lëshon ambulantit është e detyruar që përpara emrit të tatimpaguesit të vendosë fjalën “Ambulanti”. Për shembull “Ambulanti Emër Mbiemër”. Ambulanti pasi regjistrohet ka detyrimin për të paguar sigurime shoqërore dhe shëndetësore.

Dokumentacioni për regjistrim:

  • Kërkesë me shkrim;
  • Fotokopje të Kartës së Identitetit ose të Pasaportës të personit të vetëpunësuar;
  • Formularin e regjistrimit të plotësuar;
  • Lejen nga bashkia nën juridiksionin territorial dhe administrativ, që i vetëpunësuari lejohet të tregtojë në vende publike të përcaktuara paraprakisht nga Bashkia dhe që ushtron aktivitetin në njësi tregtimi të vetme dhe të lëvizshme.

Çregjistrimi

Çregjistrimi behet me kërkesë të personit të regjistruar si ambulant,që paraqitet pranë drejtorisë rajonale tatimore ku është bërë regjistrimi.

Detyrimet që duhet të paguajnë

Ambulantët, që kanë mbushur moshën 16 vjeç, që nuk janë të siguruar si punëmarrës ose si të vetëpunësuar në veprimtari ekonomike të vijueshme, paguajnë kontribute të sigurimeve shoqërore e shëndetësore të detyrueshme për:

  • degën e pensioneve dhe
  • për sigurimin e kujdesit shëndetësor.

Personat e vetëpunësuar në veprimtari tregtare apo shërbimi, ambulante, deklarojnë dhe paguajnë kontribut minimal mujor në shumën 4 696 lekë, nga të cilat:
a. 3 200 lekë për sigurime shoqërore dhe
b. 1 496 lekë për sigurimin e kujdesit shëndetësor.

Burim: Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Keni një Pyetje?

Mos hezitoni të kontaktoni me ne. Ne jemi një skuadër ekspertësh dhe do të jemi të lumtur që të flasim me ju.

GDPR

A ju duhet ndihme?? Ne jemi online