TiranëTiranëDurrës E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349 E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349

Tatimi mbi të ardhurat personale

Sipërmarrësit

Pavarësisht formës juridike të organizimit, kur punësoni dikë, një nga detyrimet kryesore që ju lindin është dhe llogaritja, mbajtja, dhe pagesa në organet tatimore e Tatimit mbi të Ardhurat Personale.

Gjithashtu, është detyrë e punëdhënësit që nëpërmjet kontratave të punës me punëmarrësin, të garantojë vazhdimësinë e marrëdhënies së tyre. Tatimi mbi të ardhurat personale, e të punësuarve në OJF ose Ente Publike llogaritet mbi të ardhurat e individëve.

Roli i Punëdhënësit si Agjent Tatimor në Listëpagesë

Punëdhënësi luan një rol të rëndësishëm si “agjent tatimor”, duke mbajtur përgjegjësinë për të gjitha detyrimet tatimore që lidhen me të ardhurat nga punësimi i punonjësve. Ky rol përfshin jo vetëm llogaritjen e tatimit mbi pagën bruto, por edhe mbajtjen dhe transferimin e tij në buxhetin e shtetit. Përveç këtyre, OJF apo Ent Publik është i detyruar të dorëzojë një listëpagesë mujore deri më 20-të të muajit pasardhës. Në këtë dokument, përfshihen të gjithë elementët që lidhen me pagën, si paga bruto, zbritjet nga baza tatimore dhe paga neto e përfituar.

Si Llogaritet Tatimi mbi Paga?

Paga bruto është baza nga e cila llogaritet tatimi mbi të ardhurat nga punësimi. Sipas ligjit, zbritja nga paga bruto është e mundur vetëm nëse punonjësi ka dorëzuar një “Deklaratë mbi statusin personal” te punëdhënësi kryesor. Nëse punonjësi ka më shumë se një punëdhënës, përfitimi i zbritjes nga baza tatimore lejohet vetëm te njëri prej tyre, ndërsa të tjerët zbatojnë tatimin sipas shkallës progresive (13% dhe 23%).

Shembuj Praktikë për të Kuptuar Më Mirë

Shembulli 1: Dy punëdhënës, pagë të lartë dhe të mesme Një punonjës fiton 100,000 lekë nga punëdhënësi kryesor dhe 50,000 lekë nga një tjetër. Te punëdhënësi i parë, tatimi llogaritet si më poshtë:
100,000 – 30,000 = 70,000 × 13% = 9,100 lekë.
Te punëdhënësi i dytë, tatimi është:
50,000 × 13% = 6,500 lekë.
Në fund të vitit, individi plotëson deklaratën vjetore dhe verifikon që tatimi total (15,600 lekë/muaj) është paguar saktë.

Shembulli 2: Paga të ulëta te dy punëdhënës
Nëse një punonjës fiton 25,000 lekë te secili punëdhënës, atëherë:

  • Për pagën e parë, tatimi është zero, pasi paga është nën kufirin e zbritjes.
  • Për pagën e dytë, tatimi është gjithashtu zero.
    Në fund të vitit, punonjësi ka paguar më shumë tatim sesa duhet dhe përfiton rimbursim.

Shembulli 3: Paga të larta te dy punëdhënës
Një punonjës që fiton 200,000 lekë nga një punëdhënës dhe 180,000 lekë nga një tjetër ka të ardhura mujore 380,000 lekë. Tatimi total është:
(200,000 – 30,000) × 13% = 22,100 lekë.
180,000 × 23% = 41,400 lekë.
Tatimi mujor është 63,500 lekë, ndërsa punonjësi paguan një diferencë shtesë prej 17,000 lekë në muaj përmes deklaratës vjetore.

Pagesat që Nuk Lidhen me Marrëdhënie Punësimi

Punëdhënësit shpesh bëjnë pagesa për shërbime të jashtme, si mësimdhënie, konsulenca apo pjesëmarrje në borde drejtuese. Në këto raste, zbatohet tatimi prej 15% mbi shumën bruto. Megjithatë, nëse pagesa bëhet për një individ të vetëpunësuar të pajisur me NIPT, tatimi nuk mbahet.

Përgjegjësia e Punëdhënësit

Përveç mbajtjes dhe transferimit të tatimit, punëdhënësi duhet të mbajë regjistrime të sakta mbi të ardhurat e punonjësve dhe të raportojë çdo muaj sipas rregullave në fuqi. Ai trajtohet si përgjegjës i drejtpërdrejtë për pagesën e tatimit, sikur ky të ishte detyrimi i tij personal. Ky sistem garanton transparencë dhe disiplinë në raportimin dhe mbledhjen e tatimeve.

Mbajtja në burim e tatimit mbi të ardhurat

Detyrat e Agjentit të Tatimit në Burim

Mbajtja dhe Transferimi i Tatimit
Mbajtja e tatimit për pagesat e përcaktuara dhe transferimi në autoritetet tatimore deri më 20-të të muajit pasardhës. Për dividendët, tatimi transferohet brenda 3 muajve nga shpërndarja e fitimit.

Deklarimi dhe Dokumentacioni
Dorëzimi i deklaratës me detaje për përfituesit dhe shumat e mbajtura. Ruajtja e regjistrimeve dhe dokumenteve për kontroll tatimor.

Verifikimi dhe Certifikatat
Kërkimi dhe ruajtja e certifikatës së rezidencës për përfituesit. Sigurimi i saktësisë së të dhënave dhe deklaratave.

Punëdhënësit janë gjithashtu agjentë për tatimin mbi pagat dhe kontributet shoqërore.

Deklarata e Tatimit të Mbajtur në Burim

Përmbajtja e Deklaratës
Deklarata e tatimit në burim është e bazuar në modelin e përcaktuar në aneksin nr. 5 të udhëzimit dhe përmban të dhëna identifikuese për:

  • Paguesin e të ardhurave.
  • Përfituesin, qoftë individ, person fizik tregtar, i vetëpunësuar, entitet fitimprurës apo jofitimprurës.

Deklarata përfshin të gjitha kategoritë e subjekteve, pavarësisht nga statusi i tyre tatimor.

Të ardhurat dhe pagesat objekt i tatimit të mbajtur në burim

Tatimi në burim mbahet për të ardhurat nga dividentët, interesa, honorare, lojërat e fatit dhe qiratë, kur përfituesi është një rezident shqiptar apo seli e përhershme në Shqipëri. Kjo zbatohet pavarësisht statusit të përfituesit, përveç rasteve të përjashtuara.

Tatimi mbahet për të gjitha honoraret (të drejta autori, licenca, marka), pa marrë parasysh llojin e përfituesit.

Organizatorët e lojërave të fatit mbajnë tatimin për të gjitha fitimet e lojtarëve dhe raportojnë përkatësisht administratës tatimore.

Tatimi mbi qiratë mbahet kur qiradhënësi është individ dhe qiramarrësi është entitet, tregtar apo i vetëpunësuar me NUIS. Në marrëdhëniet midis individëve, tatimi nuk mbahet dhe përfituesi vetëdeklaron.

Për shërbime nga individë pa NUIS, tatimi mbahet sipas nenit 65.

Nuk mbahet tatim për:

  • Të ardhurat e përjashtuara nga tatimi mbi fitimin.
  • Dividentët që përmbushin kushtet e nenit 29.
  • Interesa nga eurobondet ose bankat.

Për jorezidentët, tatimi mbahet për dividentët, interesa, honorare, lojërat e fatit, ndërtim dhe performanca, duke respektuar marrëveshjet për eliminimin e tatimit të dyfishtë. Në mungesë të tyre, zbatohet legjislacioni shqiptar.

Norma e mbajtjes së tatimit në burim

Tatimi mbi dividendët dhe shpërndarjet e fitimit
Kur paguesi i të ardhurave shpërndan fitime nga shoqëria, norma e tatimit në burim që aplikohet është 8% për të ardhurat nga dividendët dhe shpërndarjet e fitimit të miratuara nga organet drejtuese të entitetit.

Tatimi për kategori të tjera të ardhurash
Për çdo kategori tjetër të ardhurash të listuara në paragrafin 1 dhe 2 të nenit 58, norma e tatimit në burim që aplikohet është 15%. Kjo përfshin një gamë të gjerë të të ardhurave, si interesat, honoraret dhe pagesa të tjera, të cilat janë të nënshtruara tatimit në burim për supërmarrësit.

Keni një Pyetje?

Mos hezitoni të kontaktoni me ne. Ne jemi një skuadër ekspertësh dhe do të jemi të lumtur që të flasim me ju.

GDPR

A ju duhet ndihme?? Ne jemi online