TiranëTiranëDurrës E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349 E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349

Tatimet: Shtyhet afati i dorëzimit të të dhënave të pronësisë dhe kontratës së qirasë për vendushtrimin e aktivitetit ekonomik në e-Filing

Administrata Tatimore ka njoftuar shtyrjen e afatit për dorëzimin e të dhënave të pronësisë dhe kontratës së qirasë për aktivitetin ekonomik deri më 20 nëntor 2024. Ky proces duhet të kryhet nëpërmjet platformës e-Filing, ku tatimpaguesit do të ndjekin një seri hapash për të përditësuar informacionin e adresës dhe të ngarkojnë dokumentet përkatëse.

Administrata po punon për të thjeshtuar deklarimin, dhe tatimpaguesit duhet të plotësojnë këto të dhëna për përllogaritjen e saktë të Tatimit në Burim dhe për përmbushjen e Deklaratës së të Ardhurave Personale. Mosdorëzimi i këtyre të dhënave konsiderohet shkelje administrative.

Njoftim i rëndësishëm!

Duke marrë shkas nga pyetjet dhe kërkesat e Tatimpaguesve, përcjellë në kanalet zyrtare të komunikimit, Administrata Tatimore ka vendosur shtyrjen e afatit të dorëzimit të të dhënave të pronësisë dhe kontratës së qirasë për vendushtrimin e aktivitetit ekonomik në e-Filing deri më 20 nëntor 2024.

Administrata Tatimore bën gjithashtu me dije se gjatë këtyre ditëve do të vijojë punën për përmirësimin e modulit për ta bërë më të thjeshtë deklarimin për tatimpaguesit, ndërkohë që ata vetë do të duhet të përditësojnë informacionin e kërkuar, duke ndjekur 5 hapat si më poshtë vijon:

•     Klikoni në seksionin e-Filing Im

•     Klikoni Profili Im në listën e shfaqur

•     Në seksionin në të majtë, “Detajet e Tatimpaguesit”, klikoni tek Adresa

•     Në seksionin Adresa Kryesore që do të shfaqet klikoni në logon e shtëpizës

•     Në tabelën që shfaqet do të plotësoni të dhënat që kërkohen te “Detajet e objektit ku ushtrohet aktiviteti” dhe ngarkoni vërtetimin e pronësisë ose kontratën e qirasë

Për lehtësi, informacionin e detajuar për mënyrën dhe hapat që duhet të ndiqni e gjeni edhe në dokumentin “Manual i Plotësimit të Detajeve” (ilustruar si bashkëlidhur).  

Depozitimi apo përditësimi i këtyre të dhënave, nga llogaria personale në e-Filing, duhet të plotësohet nga çdo tatimpagues, për adresën kryesore si dhe çdo adresë sekondare (nëse ka).

Ky informacion shërben për përllogaritjen e saktë të Tatimit në Burim si dhe për krijimin e mundësisë për parambushjen e Deklaratës së të ardhurave personale, për individët subjekt deklarimi.

Depozitimi i të dhënave si më lart përmendur bazohet në kërkesat e Ligjit nr. 9920, datë 19.05.2008 “Për Procedurat Tatimore në RSH” i ndryshuar, neni 23, pika 1.

Kujdes!

Mosdhënia e këtij informacioni konsiderohet kundërvajtje administrative!

Në njoftimin e kaluar për këtë qëllim Administrata Tatimore kishte përcaktuar afati maksimal datën 20 Tetor.

Shkarko materialin ndihmës

Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Keni një Pyetje?

Mos hezitoni të kontaktoni me ne. Ne jemi një skuadër ekspertësh dhe do të jemi të lumtur që të flasim me ju.

GDPR

A ju duhet ndihme?? Ne jemi online