Regjistrimi në e-Albania, si krijoni llogarinë hap pas hapi

Regjistrimi në e-Albania, krijimi i llogarisë hap pas hapi

Regjistrohu në e-Albania

Regjistrimi në e-Albania bëhet te portali e-albania.al, me butonin Regjistrohu/Register, numrin personal të identifikimit, emailin dhe numrin e celularit. Llogaria aktivizohet me kodin që vjen me SMS dhe me linkun që vjen në email.

Hap portalin e-Albania

Në mënyrë që të përftoni shërbimet elektronike të ofruara nga portali qeveritar e-Albania duhet të logoheni në llogarinë tuaj në portal.

Regjistrimi në portalin qeveritar e-Albania mund të kryhet si për shtetasit shqiptarë, ashtu dhe për shtetasit e huaj të pajisur me leje qëndrimi në Shqipëri. Shtetasit shqiptarë mund te regjistrohen nëpërmjet Numrit Personal të Identifikimit, të cilin mund ta gjejnë në kartën e tyre të identitetit ose në pasaportë. Ndërsa shtetasit e huaj mund të regjistrohen nëpërmjet Numrit të Identifikimit, me të cilin janë pajisur në momentin e marrjes së lejes së qëndrimit.

Si regjistroheni në e-Albania hap pas hapi

Pasi të jetë hapur portali www.e-albania.al duhet të ndiqen hapat e mëposhtëm:a. Klikoni “Regjistrohu/Register”:

b. Plotësoni të gjitha të dhënat e specifikuara në formularin e regjistrimit:

Kodi i përdoruesit (NID: Numri personal i identifikimit) / User Personal Identification Number (NID) : Është numri personal i identifikimit.

Data e skadimit të kartës së identitetit / Identification document expiry date: Vendosni datën e skadimit të kartës së identitetit në formatin datë.muaj.vit.

Fjalëkalimi / Password: Sigurohuni që fjalëkalimi të jetë 8 deri në 12 karaktere i gjatë dhe nuk duhet të fillojë ose mbarojë me hapësira.

E-mail: Në këtë adresë do të vijë linku i aktivizimit të llogarisë dhe të gjitha njoftimet që kanë te bëjnë me aplikimet tuaja.

Numri i celularit / Mobile phone number: Sigurohuni që të vendoset në formatin e duhur. Për numrat shqiptarë formati është ’06xxxxxxxx’ ndersa për numrat jashtë Shqipërisë, formati i saktë është ‘0044/0039/0032xxxxxxxx’, në varësi të shtetit ku jetoni.

Të dhënat personale (Emri / Name, Mbiemri / Surname, Atësia / Father Name, Mëmësia / Mother Name, Datëlindja / Birthdate): Duhet të bëhet kujdes që të gjitha të dhënat të jenë të sakta dhe të përputhen më të dhënat e Regjistrit të Gjendjes Civile.* Kujdes me të dhënat që mund të kenë “ë”, ose “ç”.

Nëse edhe pas verifikimit të të dhënave tuaja në Gjendjen Civle do të keni vështirësi me regjistrimin kontaktoni me helpdesk në [email protected]. Plotësoni kodin katër shifror të dërguar me SMS në numrin tuaj të telefonit dhe klikoni në linkun e aktivizimit në adresën tuaj e-mail për aktivizimin e llogarisë tuaj.

Për më tepër ndihmë për procedurën e regjistrimit në portalin unik qeveritar e-albania, ndiqni këtë video ilustruese: klikoni këtu

Regjistrimi i biznesit në e-Albania

Për çdo qytetar shqiptar apo të huaj që zotëron apo administron një biznes, e-Albania ofron mundësinë e regjistrimit të biznesit.

Lexo edhe: Regjistrimi fillestar i personit fizik, hap pas hapi

Në rastin e qytetarëve shqiptarë dhe të huaj të pajisur me leje qëndrimi, regjistrimi mund të kryhet nëpërmjet llogarive personale në portal. Pasi të jetë bërë regjistrimi si individ dhe identifikimi në portalin e-Albania, në faqen kryesore mund të kryhet regjistrimi i biznesit duke klikuar “Regjistro një biznes”. Identifikimi në llogarinë e biznesit mund të bëhet nëpërmjet Numrit të Identifikimit të biznesit dhe Fjalëkalimit.

*Kujdes, për të regjistruar biznesin duhet patjetër të jeni loguar në portalin e-Albania me llogarinë e personit i cili është administrator i biznesit.

Në rastin e qytetarëve të huaj të cilët nuk janë të pajisur me leje qëndrimi në Shqipëri, regjistrimi i biznesit mund të kryhet nëpërmjet opsionit “Register your business as a foreign citizen”, që shfaqet në faqen kryesore.

Si dhe duhet të plotësohen fushat e specifikuara në formularin e regjistrimit:

Për më tepër ndihmë për procedurën e regjistrimit të biznesit në portalin unik qeveritar e-Albania, ndiqni këtë video ilustruese: klikoni këtu

Burimi: e-Albania.

Çdo herë që ka një ndryshim tatimor ose financiar që prek biznesin tuaj, ju njoftojmë direkt në email me shpjegim praktik.

Dërgomë njoftimet falas

Kontabiliteti, deklarimet dhe këshillimi tatimor për biznesin tuaj, në një paketë mujore. Konsulta e parë është falas dhe pa detyrim.

SHIKO ÇMIMET

Rreth autorit

Andi Haxhillari është ekonomist dhe themelues i AlProfit Consult, zyrë kontabiliteti, këshillimi tatimor dhe menaxhimi financiar në Tiranë, e themeluar në 2015. Mban titullin profesional Kontabilist i Miratuar, çertifikata nr. 359, lëshuar nga Autoriteti i Çertifikimit pranë Ministrisë së Financave më 4 korrik 2012. Është diplomuar Master i Nivelit të Dytë në Kontabilitet dhe Ekonomist i Përgjithshëm në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës. Prej më shumë se dhjetë vitesh punon si ekonomist i jashtëm për biznese të vogla dhe të mesme në Shqipëri.

GDPR