
Përcaktimi nëse një person fizik (individ, tregtar apo i vetëpunësuar) është rezident tatimor në Republikën e Shqipërisë është i rëndësishëm për të llogaritur detyrimet e tij tatimore mbi të ardhurat e realizuara brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Një person fizik konsiderohet rezident tatimor shqiptar nëse plotëson një nga kushtet e mëposhtme:
Një vendbanim i qëndrueshëm është një banesë që individi zotëron, ka marrë me qira për të paktën 6 muaj, ose e ka trashëguar dhe në të cilën jeton për një kohë të gjatë. Nëse individi ka një banesë të përhershme në dy apo më shumë shtete, ai konsiderohet rezident tatimor në vendin ku ka qendrën e interesave jetikë.
Një person fizik konsiderohet rezident shqiptar nëse qëndron në Shqipëri më shumë se 183 ditë gjatë një viti tatimor, përfshirë ditët e mbërritjes, largimit dhe pushimet.
Funksionarët konsullorë dhe diplomatikë të caktuar jashtë vendit nga shteti shqiptar konsiderohen rezidentë tatimorë shqiptarë edhe pse jetojnë jashtë Shqipërisë.
Një person ka qendrën e interesave jetikë në Shqipëri nëse ka lidhje personale dhe ekonomike të rëndësishme në Shqipëri, si p.sh. familjen, bizneset, investimet etj.
Nëse rezidenca e një personi fizik nuk mund të përcaktohet sipas kritereve të mësipërme, referohet në dispozitat e konventave apo marrëveshjeve ndërkombëtare të pranuara dhe nënshkruara nga Republika e Shqipërisë.
Mos hezitoni të kontaktoni me ne. Ne jemi një skuadër ekspertësh dhe do të jemi të lumtur që të flasim me ju.
