Tatimpaguesit e tatimit mbi të ardhurat personale duhet të mbajnë dokumentacion dhe të dhëna sipas kërkesave të ligjit për tatimin mbi të ardhurat personale dhe legjislacionin e kontabilitetit.
9.2 Justifikimi i të ardhurave të deklaruara
Tatimpaguesit duhet të justifikojnë çdo të ardhur të deklaruar me dokumentacionin përkatës.
9.3 Regjistrimi i veprimtarive të biznesit
Personat fizikë tregtarë dhe të vetëpunësuar duhet të mbajnë dhe tregojnë regjistrimet në lidhje me veprimtarinë e tyre, përfshirë regjistrimet e shitjeve dhe blerjeve në sistemin e fiskalizimit.
9.4 Dokumentacioni për të ardhurat nga punësimi
Individët që deklarojnë të ardhurat nga punësimi duhet të disponojnë kontratën e punës, dokumentacionin e pagesave dhe çdo dokument ligjor që vërteton shpenzimet për të cilat do të pretendohet zbritja nga baza tatimore.
9.5 Kreditimi i tatimit të huaj
Tatimpaguesit që pretendojnë kreditimin e tatimit të huaj duhet të disponojnë dokumentet që vërtetojnë pagesën e tatimeve në atë vend.
Keni një Pyetje?
Mos hezitoni të kontaktoni me ne. Ne jemi një skuadër ekspertësh dhe do të jemi të lumtur që të flasim me ju.