Baza tatimore vjetore përfshin të ardhurat nga punësimi, biznesi dhe investimet, pakësuar me kompensimet dhe zbritjet e përcaktuara sipas ligjit.
21.2 Normat tatimore për kategoritë e të ardhurave
21.2.2 Tatimi mbi të Ardhurat nga Punësimi
Për të ardhurat nga punësimi, normat tatimore progresive që zbatohen janë 13% dhe 23%. Për të punësuarit me të ardhura të ulëta, ngarkesa tatimore reduktohet duke ulur bazën e tatimit (pagën bruto) me një shumë të caktuar të parashikuar në nenin 22 të ligjit, në vend të aplikimit të një tarife 0% për një segment të caktuar page.
Për të ardhurat vjetore nga punësimi deri në 2,040,000 lekë (deri në 170,000 lekë/muaj), aplikohet një normë tatimore prej 13%.
Për të ardhurat vjetore nga punësimi mbi 2,040,000 lekë (mbi 170,000 lekë/muaj), aplikohet një normë tatimore prej 23%.
21.2.3 Tatimi mbi të Ardhurat nga Biznesi
Për të ardhurat vjetore nga biznesi, ku baza e tatimit është e ardhura neto e tatueshme (diferenca e të ardhurave minus shpenzimet e zbritshme), zbatohen normat progresive si më poshtë:
5% për të ardhurat neto të tatueshme deri në 14,000,000 lekë në një vit tatimor.
23% për çdo lekë shtesë të të ardhurave neto të tatueshme mbi 14,000,000 lekë në vit.
21.2.3 Shembull i Llogaritjes së Tatimit për Biznesin me Fitim të Tatueshëm 12,000,000 Lekë
Nëse një person fizik tregtar apo i vetëpunësuar, pasi zbret nga e ardhura bruto çdo shpenzim të zbritshëm dhe çdo zbritje të lejuar sipas nenit 22 të ligjit, deklaron fitimin e tatueshëm vjetor në masën 12,000,000 lekë, tatimi që do të paguajë do të jetë:
12,000,000 lekë x 15% = 1,800,000 lekë.
21.2.4 Shembull i Llogaritjes së Tatimit për Biznesin me Fitim të Tatueshëm 20,000,000 Lekë
Nëse një person fizik tregtar apo i vetëpunësuar, pasi zbret nga e ardhura bruto çdo shpenzim të zbritshëm dhe çdo zbritje të lejuar sipas nenit 22 të ligjit, deklaron fitimin e tatueshëm 20,000,000 lekë, tatimi që do të paguajë do të jetë:
14,000,000 lekë x 15% + 6,000,000 lekë x 23% = 2,100,000 + 1,380,000 = 3,480,000 lekë.
21.2.5 Tatimi mbi të Ardhurat nga Investimi
Të ardhurat nga investimi tatohen përkatësisht:
8% për të ardhurat nga dividentët/ndarjet e fitimit.
15% për çdo zë tjetër të të ardhurave nga investimi.
Përveçse kur parashikohet ndryshe në ligj, asnjë kosto nuk zbritet kundrejt të ardhurave nga investimi.
21.2.6 Shembuj të Llogaritjes së Tatimit
Shembulli 1: Tatimi mbi të Ardhurat nga Punësimi
Individi “A” punon në një zyrë programimi dhe paga e saj bruto është 230,000 lekë/muaj ose 2,760,000 lekë/vit. Individi “B” (bashkëshorti i individit “A”) ka një biznes për tregtimin e pajisjeve hidrosanitare dhe ka të ardhura neto (fitim të tatueshëm) 3,250,000 lekë/vit. Ndërkohë, individi “A” ka një depozitë me afat nga e cila merr interesa në shumën 20,000 lekë/vit, ndërsa individi “B” ka disa aksione në kompaninë “XX”, e cila për këtë vit ka paguar dividendë në vlerën 25,000 lekë/vit. Individi “A” dhe “B” kanë dhe tre fëmijë, përkatësisht 13, 15 dhe 19 vjeç.
Llogaritja e tatimit mbi të ardhurat nga punësimi për individin “A”:
Të ardhurat vjetore nga punësimi: 2,760,000 lekë.
Zbritjet tatimore (30,000 lekë/muaj për 12 muaj): 360,000 lekë.
Zbritje për dy fëmijë nën 18 vjeç (48,000 lekë për fëmijë): 96,000 lekë.
Shembulli 2: Tatimi mbi të Ardhurat nga Biznesi për individin “B”:
Të ardhurat neto vjetore: 3,250,000 lekë.
Zbritjet tatimore (360,000 lekë) dhe kompensimi për dy fëmijë nën 18 vjeç (96,000 lekë): 456,000 lekë.
E ardhura neto e tatueshme pas zbritjeve:
3,250,000 lekë – 456,000 lekë = 2,794,000 lekë.
Tatimi mbi të ardhurat nga biznesi:
2,794,000 lekë x 15% = 419,100 lekë.
Shembulli 3: Tatimi mbi të Ardhurat nga Investimi:
Të ardhurat nga depozita me afat e individit “A”: 20,000 lekë.
Tatimi mbi të ardhurat nga investimi për interesat e përfituara: 20,000 lekë x 15% = 3,000 lekë.
Të ardhurat nga dividendët e përfituara nga individi “B”: 25,000 lekë.
Tatimi mbi të ardhurat nga investimi për dividendët: 25,000 lekë x 8% = 2,000 lekë.
22. Zbritjet nga baza tatimore
Tatimpaguesit mund të zbresin nga baza tatimore kompensimet për fëmijët në ngarkim të tyre dhe shpenzimet për arsim, duke paraqitur dokumentacionin përkatës justifikues.
Keni një Pyetje?
Mos hezitoni të kontaktoni me ne. Ne jemi një skuadër ekspertësh dhe do të jemi të lumtur që të flasim me ju.