TiranëTiranëDurrës E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349 E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349

Ligji Nr. 87/2019, datë 18.12.2019 “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, botuar në Fletoren Zyrtare Nr. 3, datë 20.01.2020. Zbatimi i tij, sipas fashave dhe llojit të transaksioneve, do të bëhet si më poshtë:

  1. Për transaksionet me para në dorë nga tatimpaguesit subjekt të tatimit mbi vlerën e shtuar dhe tatim fitimit me të ardhura vjetore mbi 8 milionë lekë, efektet e këtij Ligji fillojnë më 1 shtator 2020.
  2. Për transaksionet me para në dorë nga tatimpaguesit subjekt të tatimit mbi vlerën e shtuar dhe tatim të thjeshtuar mbi fitimin me të ardhura vjetore mbi 2 milionë lekë, efektet e këtij Ligji fillojnë më 1 janar 2021.
  3.  Për transaksionet me para në dorë nga tatimpaguesit subjekt të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin me të ardhura vjetore deri në 2 milionë lekë, efektet e këtij Ligji fillojnë më 1 janar 2021.
  4.  Për transaksionet pa para në dorë ndërmjet tatimpaguesve dhe organeve publike, efektet e këtij Ligji fillojnë më 1 janar 2021.
  5.  Për transaksionet pa para në dorë ndërmjet tatimpaguesve, efektet e këtij Ligji fillojnë më 1 korrik 2021.

Objekti i këtij Ligji është përcaktimi i parimeve, rregullave, kritereve, detyrimeve, afateve dhe procedurave që duhet të ndiqen nga tatimpaguesit dhe prodhuesit e mirëmbajtësit e zgjidhjeve software-ike, lidhur me lëshimin e faturës, faturën shoqëruese dhe faturën elektronike, përmbajtjen e faturave, regjistrimin e të dhënave dhe procedurën e fiskalizimit të lëshimit të faturave, marrjen e informacionit të pagesave, certifikimin dhe mbikëqyrjen e zbatimit të këtij Ligji.

Dispozitat e këtij Ligji garantojnë vijimësinë e funksionimit të pajisjeve  fiskale përpara hyrjes në fuqi të këtij Ligji.

Ky Ligj synon reduktimin e informalitetit në ekonomi dhe evazionit fiskal, rritje të transparencës dhe verifikimin në kohë reale të transaksioneve.

Gjithashtu edhe 3 draft Akte shumë të rëndësishme nënligjore për Fiskalizimin:

  • VKM mbi kërkesat teknike dhe funksionale të zgjidhjes softuerike për procedurën e faturimit dhe fiskalizimit si edhe procedurën e kriteret për regjistrimin e prodhuesve dhe mirëmbajtësve të programeve (softuer).
  • Udhëzim “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”
  • VKM mbi kriteret e përdorimit të procedurës së thjeshtëzuar të fiskalizimit.

Këto Akte nënligjore do të finalizohen pasi të përfundojë konsultimi publik, në të cilin do të përfshihen grupet e interesit dhe opinioni në tërësi, me komentet dhe sugjerimet e tyre.

Prej datës 02.12.2019 , këto draft Akte janë publikuar në hapësirën online dedikuar Konsultimit publik: https://www.konsultimipublik.gov.al/Konsultime/Institucioni/4. Administrata Tatimore mirëpret çdo sugjerim, pyetje, apo vlerësim nga ana juaj mbi këto drafte, në adresën e e-mail [email protected].

Shkarko aktet nën/ligjore. Udhezim “Për Faturën dhe Sistemin e Monitorimit të Qarkullimit” Vendim – MBI KRITERET E PËRDORIMIT TË PROCEDURËS SË THJESHTËZUAR TË FISKALIZIMIT VKM – MBI KËRKESAT TEKNIKE DHE FUNKSIONALE TË ZGJIDHJES SOFTUERIKE PËR PROCEDURËN E FATURIMIT DHE FISKALIZIMIT

Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. 

GDPR

A ju duhet ndihme?? Ne jemi online