-
Pasi mallrat vijnë në kufi dhe kryhet procedura e zhdoganimit, autoriteti doganor lëshon deklaratën doganore, të ngarkuar me TVSH në import dhe dërgon të dhënat nga deklarata doganore në sistemin e informacionit të Administratës Tatimore.
-
Disa nga të dhënat e deklaratës doganore, (të specifikuara në Udhëzim) do të transferohen nga C@TS në Platformën Qendrore të Faturave.
-
Tatimpaguesi importues, në llogarinë e tij të përdoruesit në portalin Self-Care, në menunë e veçantë Deklarata doganore, do të duhet të fiskalizojë faturat për mallrat e importuara:
-
Duke klikuar në këtë menu, do të listohen të gjitha deklaratat doganore të importeve të kryera nga tatimpaguesi, me të dhënat përkatëse të numrit rendor të çdo deklarate për çdo zyrë doganore si dhe datën e regjistrimit të deklaratës.
-
Pas zgjedhjes së një deklarate doganore, do të shfaqen të dhënat e kësaj deklarate dhe tatimpaguesi do të duhet të shtojë informacionin e mëposhtëm:
Të dhënat që shtohen për faturën e huaj
- Emrin e shitësit;
- Numrin identifikues fiskal të shitësit, të lëshuar në vendin e tij të rezidencës;
- Adresën e shitësit (rruga, qyteti, shteti);
- Kodin e vendit të tij të ushtrimit të veprimtarisë së biznesit, me të cilin lidhet fatura e huaj, pra në të cilin mallrat janë furnizuar;
- Llojin e faturës (paguar me para në dorë ose pa para në dorë);
- Numrin e faturës (numrin e faturës së vendosur në faturën e huaj);
- Datën në të cilën fatura është lëshuar nga shitësi i huaj;
- Mënyrën e pagesës (pra si ai do ta paguajë këtë faturë); dhe
- Informacionin për çdo artikull të blerë dhe të vendosur në faturën e huaj: përshkrimin për njësinë, njësinë matëse, sasinë për artikull, dhe çmimin për njësi, në situatën kur vetëm të dhënat për grupet e produkteve janë specifikuar në të dhënat e deklaratës;
-
Fiskalizimi dhe krijimi i kodeve NSLF dhe NIVF
Pas shtimit të të dhënave, tatimpaguesi duhet t’i ruajë ato dhe të klikojë “fiskalizo”.
Çdo herë që ka një ndryshim tatimor ose financiar që prek biznesin tuaj, ju njoftojmë direkt në email me shpjegim praktik.
Dërgomë njoftimet falas
