Procesi i Rindёrtimit, lista e subjekteve tё pajisura me autorizim për përjashtim nga TVSH-ja

Drejtoria e Pёrgjithshme e Tatimeve, në zbatim të VKM 143, datë 13.02.2020, ”Procedurat për lëshimin e autorizimit për subjektet e rindërtimit dhe për përjashtimin nga tatimi mbi vlerën e shtuar të furnizimit të mallrave e shërbimeve për qëllime të procesit të rindërtimit”, bёn me dije se vijon me lëshimin e autorizimeve dhe monitorimin e plotë të këtij procesi.

Të gjithë tatimpaguesit që kanë dërguar kërkesë për përjashtim nga TVSH-ja, për procesin e rindërtimit dhe nuk kanë marrë një përgjigje, janë të lutur të interesohen pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, sepse një numër i konsiderueshëm i shkresave kthim përgjigje janë kthyer nga posta, pasi kjo e fundit nuk ka arritur të gjejë adresën e deklaruar nga tatimpaguesi. 

Administrata Tatimore mbetet e angazhuar maksimalisht për të ofruar ndihmë dhe informacion për çdo subjekt të interesuar, si dhe për të vijuar me zbatimin nё mёnyrё rigoroze të këtij proçesi. 

Mё poshtё do tё gjeni listёn e tatimpaguesve tё cilёt janё pajisur me Autorizime. Kjo listё do të përditësohet ditët në vijim.

Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Keni një Pyetje?

Mos hezitoni të kontaktoni me ne. Ne jemi një skuadër ekspertësh dhe do të jemi të lumtur që të flasim me ju.

Rreth autorit

Andi Haxhillari është ekonomist dhe themelues i AlProfit Consult, zyrë kontabiliteti, këshillimi tatimor dhe menaxhimi financiar në Tiranë, e themeluar në 2015. Mban titullin profesional Kontabilist i Miratuar, çertifikata nr. 359, lëshuar nga Autoriteti i Çertifikimit pranë Ministrisë së Financave më 4 korrik 2012. Është diplomuar Master i Nivelit të Dytë në Kontabilitet dhe Ekonomist i Përgjithshëm në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës. Prej më shumë se dhjetë vitesh punon si ekonomist i jashtëm për biznese të vogla dhe të mesme në Shqipëri.

GDPR

ALPROFIT CONSULT
Ekonomisti iJashtëm iBiznesit Tuaj.

Ne kujdesemi për kontabilitetin dhe taksat, në mënyrë që ju të kurseni kohë, para dhe të fokusoheni në rritjen e biznesit.

Kërko Ofertë
Kontabilitet

Ju mund të keni informacionin e plotë financiar në çdo kohë.

Taksa

Profesionistë në fushën e administrimit të taksave.

Këshillim Financiar

Ne mbështesim klientët tanë me shërbime të ndryshme të konsulencës financiare për biznesin e tyre.