Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve sjell në vëmendje të tatimpaguesve,
të cilët kryejnë transaksione shitje me para në dorë, afati për fiskalizimin e të cilave është data 1 Shtator 2021, se për të pranuar apo refuzuar blerjet pa para në dorë nga tatimpaguesit e tjerë prej datës 1 Korrik 2021, duhet të jenë të pajisur me çertifikatën elektronike për Fiskalizimin.
Ndërkohë që, për shitjet pa para në dorë kundrejt tatimpaguesve, prej datës 1 Korrik 2021, duhet të lëshojnë faturë elektronike.
Aplikimi për pajisjen me certifikatë elektronike kryhet nëpërmjet portalit e-albania në linkun: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=13691.
Administrata tatimore inkurajon të gjithë tatimpaguesit të fiskalizojnë transaksionet e tyre të shitjes, përpara afatit ligjor, 1 korrik 2021, për transaksionet pa para në dorë B2B dhe 1 shtator 2021 për transaksionet me para në dorë B2C, nëse përveç çertifikatës elektronike, kanë siguruar elementët e nevojshëm për Fiskalizim:
- Pajisje elektronike (kompjuter, laptop, tablet etj)
- Zgjidhje softwarike e çertifikuar (Këtu do të gjeni listën e subjekteve të certifikuara).
- Mirëmbajtës i zgjidhjes softwarike
- Printer i thjeshtë
- Lidhje e panderprere me internet
Rikujtojmë tatimpaguesit se, prej datës 1 Korrik 2021, do të fiskalizohen transaksionet e shitjes pa para në dorë midis tatimpaguesve, e njohur si faza B2B dhe prej datës 1 Shtator 2021, edhe shitjet me para në dorë, transaksionet B2C.
Jemi këtu për t’ju ndihmuar dhe gjejmë gjithmonë kohë për t’ju përgjigjur çdo pyetje tuaj. Ndihuni të lirshëm të telefononi ose të shkruani në çdo moment për çështje që ne mund t’ju ndihmojmë KONTAKTO ME NE