TiranëTiranëDurrës E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349 E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349

Tag

Struktura Akomoduese
03
Mar

Ndryshimet në Përjashtimet Tatimore për Strukturat Akomoduese me Status Special

Çfarë ishte parashikuar më parë? Sipas ligjit nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, strukturat akomoduese me katër dhe pesë yje, të cilat...
Read More
01
Oct

Sektori i Akomodimit Ditor në Shqipëri: Rëndësia dhe Mundësitë për Investime

Turizmi në Shqipëri ka shënuar rritje të qëndrueshme vitet e fundit, dhe kjo rritje ka sjellë një rëndësi të re për sektorin e akomodimit ditor....
Read More
24
Apr

Ndryshime në ligjin për turizmin: struktura akomoduese, menaxhimi dhe të tjera.

LIGJ Nr. 30/2024 PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 93/2015, “PËR TURIZMIN”, I NDRYSHUAR Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1,...
Read More
26
Dec

Nomenklatura e Veprimtarive Ekonomike (rev. 2) NVE: Seksioni I – Akomodimi dhe shërbimi ushqimor

SEKSIONI I – AKOMODIMI DHE SHËRBIMI USHQIMOR Ky seksion përfshin kushte akomodimi për qëndrime te shkurtra për vizitore dhe udhetare të tjerë, dhe ush- qim...
Read More
Të gjitha subjektet që ushtrojnë veprimtari si strukturë akomoduese, kanë afat deri në datë 31.03.2020, për të aplikuar për marrjen e çertifikatës së kategorizimit. Të gjitha subjektet të cilat do të aplikojnë brenda kësaj date do të përfitojnë shkallën e reduktuar të tatimit mbi vlerën e shtuar, e cila aplikohet për furnizimin e shërbimit të akomodimit në strukturat akomoduese. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bën me dije tatimpaguesit se nuk do të jenë subjekt përfitimi i shkallës së reduktuar të TVSH-së, nëse nuk përmbushin detyrimin ligjor për të aplikuar brenda kësaj date. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, me Urdhërin Nr. 41 datë 18.02.2020 ‘’Për një ndryshim në Urdhërin Nr. nr.267, datë 24.07.2019 “Mbi miratimin e rregullores për mënyrën, kriteret dhe procedurat e kategorizimit të strukturave akomoduese”, i ndryshuar, njofton të gjitha subjektet e interesuara, se afati i aplikimit për marrjen e çertifikatës së kategorizimit është shtyrë deri në datë 31.03.2020. Kështu, bazuar në Ligjin nr.92/2014 “Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar në RSH”, të ndryshuar, Neni 49, pika 4, (Ligj nr. 107/2017 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 92/2014, “Për TVSH në RSH”, të ndryshuar), shkalla e reduktuar e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar 6 % aplikohet për çdo furnizim shërbimi të ofruar brenda strukturave akomoduese, të cilat kanë aplikuar për marrjen e çertifikatës së kategorizimit brenda datës 31.03.2020. Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

GDPR

A ju duhet ndihme?? Ne jemi online