TiranëTiranëDurrës E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349 E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349

Detyrimet tatimore të paguara më tepër

Sipërmarrësit
Kryefaqe | Legjislacioni tatimor | Sipërmarrës | Deklarimi dhe pagesa për bizneset | Detyrimet tatimore të paguara më tepër

Kur shuma e detyrimit tatimor të paguar është më e madhe se shuma e tatimit të vlerësuar në njoftimin e vlerësimit tatimor apo në deklaratën tatimore, administrata tatimore e kalon shumën e paguar më tepër për llogari të detyrimeve të tjera tatimore, të papaguara nga personi i tatueshëm.

Një gjë e tillë, behet në mënyrë automatike nga vetë administrata tatimore, brenda periudhës së parë vijuese tatimore që vjen pas periudhës në të cilën personi i tatueshëm rezulton me kredi tatimore.

Për tatimin mbi fitimin një gjë e tillë, bëhet brenda muajit të parë që pason muajin në të cilin personi i tatueshëm rezulton me kredi tatimore.

Kur shuma e tepricës së kredisë tatimore është më e madhe se shuma e detyrimeve të tjera tatimore të papaguara të personit të tatueshëm, diferenca e mbetur, sipas kërkesës me shkrim të personit të tatueshëm, mund të:

  • Rimbursohet automatikisht për personin e tatueshëm, brenda 30 ditëve kalendarike nga data e derdhjes së shumës së paguar më tepër apo nga data e plotësimit të kushteve ligjore për rimbursim;
  • Kalohet për llogari të detyrimeve tatimore të ardhshme të tatimpaguesit.

Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Keni një Pyetje?

Mos hezitoni të kontaktoni me ne. Ne jemi një skuadër ekspertësh dhe do të jemi të lumtur që të flasim me ju.

GDPR

A ju duhet ndihme?? Ne jemi online