Kryefamiljari, për qëllime tatimore, konsiderohet një person i cili punëson individë si punëtorë shtëpie.
Konsiderohen “punëtorë shtëpie” personat që punësohen nga kryefamiljari, në punë të tilla si:
Kryefamiljari është i detyruar që të regjistrohet pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore, në juridiksionin e së cilës ndodhet vendbanimi.
Kryefamiljari, që punëson persona si punëtorë shtëpie, paraqet për regjistrim:
Çregjistrimi behet me kërkesë të tij, pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore, ku është bërë regjistrimi, me kërkesë të kryefamiljarit.
Personat e punësuar, që punojnë me kohë të plotë apo të pjesshme pune, si punëtorë shtëpie në familjet e të tjerëve, sigurohen në mënyrë të detyrueshme për:
Për personat që punojnë si punëtorë shtëpie, kryefamiljari duhet të deklarojë dhe të paguajë kontribut minimal mujor në shumën 3 948 lekë, nga të cilat:
Pagesa e kontributeve bëhet çdo tremujor, brenda datës 20, të muajit të parë pas përfundimit të çdo tremujori të vitit kalendarik, konkretisht sipas kalendarit:
Kontributet e sigurimeve shoqërore dhe të sigurimit të kujdesit shëndetësor, paguhen nga kryefamiljari, në bankat e nivelit të dytë.
Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.
Mos hezitoni të kontaktoni me ne. Ne jemi një skuadër ekspertësh dhe do të jemi të lumtur që të flasim me ju.
Lini kontaktet tuaja. Ne do t’ju përgjigjemi shumë shpejt.
+355693232349
[email protected]