TiranëTiranëDurrës E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349 E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349

Çregjistrimi i Organizatave Jofitimprurëse dhe Enteve Publike

Çregjistrimi i Organizatave Jofitimprurëse


Për çregjistrimin e një OJF-je ndiqen hapat si më poshtë:

  • Tatimpaguesi aplikon në Gjykatë për fillimin e procedurës së çregjistrimit.
  • Pas marrjes së njoftimit nga gjykata, Administrata Tatimore verifikon situatën e tatimpaguesit në lidhje me përmbushjen e detyrimeve ligjore nga ana e tij (deklarimet dhe pagesat). Kur tatimpaguesi është me statusin “Aplikim per çregjistrim” mund të gjenerojë listëpagesën e fundit edhe në mes të periudhës tatimore, nga e- filing.
  • Administrata Tatimore njofton Gjykatën për sa më sipër (konfirmon ose kundërshton çregjistrimin)

Në rast kundërshtimi nga Administrata Tatimore, Gjykata nuk procedon me çregjistrimin e subjektit deri në momentin e shlyerjes së detyrimeve nga ana e këtij te fundit.

Në rast konfirmimi nga Administrata Tatimore, Gjykata procedon me çregjistrimin e subjektit dhe vendimi i saj përdoret nga Administrata Tatimore për finalizimin e çregjistrimit ne Sistemin Tatimor. Data e çregjistrimit ne Sistemin Tatimor është data e vendosur në Vendimin e Gjykatës.

Çregjistrimi i Enteve Publike

Për çregjistrimin e një Enti Publik ndiqen hapat si më poshtë:

  • Pas marrjes se vendimit apo aktit nënligjor për mbylljen e një Enti Publik, përfaqësuesi i tij e dorëzon vendimin pranë organeve tatimore.
  • Administrata Tatimore verifikon situatën e tatimpaguesit ne lidhje me përmbushjen e detyrimeve ligjore (deklarimet dhe pagesat). Kur tatimpaguesi është me statusin “Aplikim per çregjistrim” mund të gjenerojë listëpagesën e fundit edhe në mes të periudhës tatimore, nga e- filing.
  • Administrata Tatimore konfirmon ose kundërshton çregjistrimin ne varësi të përmbushjes së këtyre detyrimeve ligjore

Në rast kundërshtimi, nga Administrata Tatimore nuk procedohet me çregjistrimin e subjektit deri në momentin e shlyerjes së detyrimeve tatimore.

Në rast konfirmimi, Administrata Tatimore procedon me çregjistrimin e subjektit nga Sistemi Tatimor. Data e çregjistrimit në Sistemin Tatimor është data e marrjes së Vendimit.

Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Keni një Pyetje?

Mos hezitoni të kontaktoni me ne. Ne jemi një skuadër ekspertësh dhe do të jemi të lumtur që të flasim me ju.

GDPR

A ju duhet ndihme?? Ne jemi online