Të nderuar Tatimpagues,

Nëpërmjet këtij njoftimi ju drejtohemi të gjithëve ju që e keni qarkullimin deri në 14 milionë lekë.

Nga 1 janari i vitit 2024 në zbatim të ligjit të ri për “Tatimin mbi të Ardhurat” tatimpaguesit që ushtrojnë aktivitet ekonomik sipas përcaktimeve të VKM do të takohen me 15%.

Këshillojmë tatimpaguesit të kontrollojnë listën (bashkëlidhur) për të kuptuar nëse janë të përfshirë ose jo në listë në mënyrë që të bëjnë ndryshimin/përditësimin e kodit ekonomik në përputhje me aktivitetin që ushtrojnë.

Nëse aktiviteti juaj ekonomik është i përfshirë në listë, ju njoftojmë se duke nisur nga 1 janari ju do të tatoheni me 15%.

Administrata Tatimore ju fton të përditësoni dhe të saktësoni kodin tuaj ekonomik, përndryshe do të jeni objekt i verifikimit të thelluar nga strukturat e saj të specializuara.

Korrigjimi i kodit ekonomik bëhet online nëpërmjet shërbimeve tatimore “Aplikim për ndryshim të personit fizik” ose “Aplikim për ndryshime në të dhënat e regjistrimit për shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar (SHPK)”.

Administrata Tatimore ju sugjeron gjithashtu që për informacione apo këshilla të mëtejshme ti drejtoheni kanaleve të saj të komunikimit, si edhe qendrës së thirrjeve në numrin e kontaktit: 08000002 apo ekspertëve të tjerë të fushës (ekonomistë).

Shkarko:

Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Kontabiliteti, deklarimet dhe këshillimi tatimor për biznesin tuaj, në një paketë mujore. Konsulta e parë është falas dhe pa detyrim.

SHIKO ÇMIMET

Rreth autorit

Andi Haxhillari është ekonomist dhe themelues i AlProfit Consult, zyrë kontabiliteti, këshillimi tatimor dhe menaxhimi financiar në Tiranë, e themeluar në 2015. Mban titullin profesional Kontabilist i Miratuar, çertifikata nr. 359, lëshuar nga Autoriteti i Çertifikimit pranë Ministrisë së Financave më 4 korrik 2012. Është diplomuar Master i Nivelit të Dytë në Kontabilitet dhe Ekonomist i Përgjithshëm në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës. Prej më shumë se dhjetë vitesh punon si ekonomist i jashtëm për biznese të vogla dhe të mesme në Shqipëri.

GDPR