SEKSIONI Q – SHËNDETËSIA DHE AKTIVITETE TË PUNËS SOCIALE
Ky seksion përfshin aktivitetet në lidhje me shëndetin për njerëzit dhe punën sociale. Këtu përfshihen një gamë e gjerë veprimtarish duke filluar prej kujdesit shëndetësor që kryhet nga mjekë profesionistë, në spitale dhe në struktura të tjera, aktivitete të kujdesit në familje që përfshin aktivitete të kujdesit shëndetësor dhe aktivitete të punës sociale pa patur përfshirje të kujdesit shëndetësor profesional.
86 Aktivitete të shëndetit
Kjo ndarje përfshin aktivitetet e spitaleve me qëndrim të shkurtër ose të gjatë, spitale të përgjithshëm ose të specializuar, kirurgjikalë, qendrat e reabilitimit dhe detoksikimit, institucione të shëndetit mendor, leprozarë, shtëpi të të moshuarve, qendra të parandalimit të sëmundjeve, shërbimi infermieror në shtëpi dhe institucione të tjera të trajtimit të shëndetit që kanë struktura akomodimi, të cilat merren me diagnostikimin e sëmundjeve, trajtimin mjekësor sipas gjëndjes shëndetsore të pacientëve.
Gjithashtu përfshihen konsultimet mjekësore dhe trajtimi mjekësor i përgjithshëm dhe i specializuar nga mjekë të përgjithshëm, mjekë specialistë dhe kirurgë.
Përfshihen aktivitetet dentare të natyrës së përgjithshme ose të specializuar dhe aktivitete ortodontike.
Veç këtyre kjo ndarje përfshin aktivitetet për shëndetin njerëzor jo të kryera në spitale ose nga mjekë profesion- istë, por nga profesionistë paramjekësorë të njohur ligjërisht për trajtimin e pacientëve.
86.1 Aktivitete të spitaleve
86.10 Aktivitete të spitaleve
Kjo klasë përfshin:
- aktivitetet e spitaleve me qëndrim të shkurtër ose të gjatë, spitale të përgjithshëm për diagnostikimin dhe trajtimin mjekësor (p.sh. spitale lokale dhe rajonale, spitale të organizatave jo fitim prurëse, spitale universitare, spitale të bazave ushtarake dhe të burgjeve) dhe spitale
të specializuara (p.sh. spitale të shëndetit mendor dhe detoksikimit, spitale për sëmundje infektive, obstretikale e gjinekologjike, qendrat e rehabilitimit të specializuara).
Këto aktivitete kryhen kryesisht për pacientët e shtruar në spital nën vëzhgimin e drejtpërdrejtë të mjekëve dhe përfshijnë:
- shërbimet e personelit mjekësor dhe paramjekësor
- shërbimet e laboratorëve dhe strukturave teknike, përfshirë shërbimet të radiologjisë dhe anestezisë
- shërbimet e urgjencës
- shërbimet e sallave të operimit, farmaceutike, shërbime hotelerisë, të ushqimit dhe të tjera spitalore
- shërbimet e qendrave të planifikimit familjar me akomodim që japin trajtim mjekësor si sterilizim dhe ndërprerje shtatzanie
Kjo klasë nuk përfshin:
- testimin laboratorik dhe analizat e të gjitha llojeve të materialeve dhe produkteve,
- përveç atyre mjekësore, shih 71.20
- aktivitetet veterinare, shih 75.00
- aktivitetet e shëndetit për personelin ushtarak në fushim, shih 84.22
- praktikat dentare të përgjithshme ose të specializuara, p.sh. dentistë, dentistë endodontikë dhe pediatrikë; pathologji orale, aktivitete ortodontike, shih 86.23
- konsultat private mjekësore ndaj pacientëve të shtruar, shih 86.2
- testimet laboratorike mjekësore, shih 86.90
- aktivitetet e transportit të ambulancave, shih 86.90
86.2 Aktivitete të mjekëve dhe dentistëve
Kjo klasë përfshin konsultat mjekësore dhe trajtimin mjekësor të bërë nga mjekë të përgjithshëm dhe mjekë specialistë, përfshirë kirurgji, dentistë etj.
Këto aktivitete mund të praktikohen privatisht në mënyrë individuale, në grup dhe në klinika jospitalore (am- bulatorisht), si dhe në klinikat pranë ndërmarrjeve, shkollave, shtëpive të të moshuarve, sindikatave dhe atyre vllazërore si edhe shtëpitë e pacientëve.
Ky grup gjithashtu përfshin:
– konsultat private mjekësore ndaj pacientëve të shtruar në spitale
86.21 Aktivitete të mjekëve të përgjithshëm
Kjo klasë përfshin:
- konsultat dhe trajtimet mjekësore në fushën e mjekësisë së përgjithshme, nga mjekë të përgjithshëm
Kjo klasë nuk përfshin:
- aktivitetet ambulatore spitalore për të shtruarit në spitale, shih 86.10
- aktivitetet paramjekësore të kryera nga mamitë, infermierët dhe fizioterapistët, shih 86.90
86.22 Aktivitete të mjekëve të specializuar
Kjo klasë përfshin:
- konsultat dhe trajtimet mjekësore në fushën e mjekësisë së specializuar nga mjekë specialistë dhe kirurgë
- shërbimet e qendrave të planifikimit familjar pa akomodim që japin trajtim mjekësor si sterilizim dhe ndërprerje shtatzënie
Kjo klasë nuk përfshin:
- aktivitetet ambulatore spitalore për të shtuarit në spitale, shih 86.10
- aktivitetet paramjekësore të kryera nga mamitë, infermierët dhe fizioterapistët, shih 86.90
86.23 Aktivitete të dentistëve
Kjo klasë përfshin:
- konsultat dhe trajtimet mjekësore dentare, të përgjithshme ose të specializuara, p.sh.dentistë, shërbime dentare endodontike dhe pediatrike; patologji orale.
- aktivitetet ortodontike
Kjo klasë gjithashtu përfshin:
- aktivitetet dentare në salla operimi
Kjo klasë nuk përfshin:
- prodhimin e dhëmbëve artificialë, denturave dhe protezave nga laboratorët dentarë, shih 32.50
- aktivitetet ambulatore spitalore për të shtuarit në spitale, shih 86.10
- aktivitetet paramjekësore dentare si higjenistët dentarë, shih 86.90
86.9 Të tjera aktivitete të shëndetit
86.90 Të tjera aktivitete të shëndetit
Kjo klasë përfshin aktivitete të shëndetit që nuk kryhen nga spitale ose mjekë dhe dentistë:
- aktivitete të infermierëve, mamive, fizioterapistëve ose të tjerë personel paramjekësor në fushën e optometrisë, hydroterapisë, masazhit mjekësor, terapisë profesionale, terapisë të të folurit, chiropody
- homeopathy, chiropractic, acupuncture etj.
Këto aktivitete mund të praktikohen privatisht në mënyrë individuale, në grup dhe në klinika jospitalore (am- bulatorisht), si dhe në klinikat pranë ndërmarrjeve, shkollave, shtëpive të të moshuarve, sindikatave dhe atyre vllazërore si edhe shtëpitë e pacientëve.
Këto aktivitete mund të kryhen në klinika shëndetësore, si dhe në klinikat pranë ndërmarrjeve, shkollave, shtëpive të të moshuarve, sindikatave dhe në strukturat e tjera shëndetësorë përveç spitaleve, si edhe në shtëpinë e pacientit ose në ambjente të tjera.
Kjo klasë gjithashtu përfshin:
- aktivitetet e personelit paramjekësor dentar, si terapistë dentarë, infermierë dentarë në shkolla dhe higjienistë dentarë, që mund të punojnë të pavarur por që janë të mbikqyrur periodikisht nga dentisti.
- aktivitetet e laboratorëve mjekësorë si:
- laboratorë me rreze X dhe të tjera qendra diagnostikimi me imazh
- laboratorë të analizave të gjakut
- aktivitetet e bankave të gjakut, bankave të spermës, bankave të organeve të transplantit, etj.
- transportin me ambulancë i pacientëve me çfarëdolloj transporti përfshirë avionët. Këto shërbime shpesh jepen gjatë një urgjence mjekësore.
Kjo klasë nuk përfshin:
- prodhimin e dhëmbëve artificialë, denture dhe protezave nga laboratorët dentarë, shih 32.50
- transferimin e pacientëve pa pajisje për shpëtimin e jetës dhe pa personel mjekësor, shih ndarjet 49, 50, 51
- testimin nga laboratorë jo mjekësorë, shih 71.20
- aktivitetet e testimit në fushën e higjienës së ushqimit, shih 71.20
- aktivitetet spitalore, shih 86.10
- aktivitetet e mjekëve dhe dentistëve, shih 86.2
- qendrat e kujdesit infermierior, shih 87.10
87 Aktivitete të qendrave të kujdesit mjekësor e social.
Kjo ndarje përfshin dhënien e kujdesit shëndetësor në qendra, të kombinuar me shërbim infermieror, mbikqyrje ose lloje të tjera kujdesi sipa kërkesës. Strukturat janë një pjesë e rëndësishme e proçesit të realizimit të aktivitetit dhe kujdesi i dhënë, është një miks i shërbimeve mjekësore dhe sociale në nivele më të gjerë se shërbimet e infermierisë.
87.1 Aktivitete të qendrave të kujdesit infermieror
87.10 Aktivitete të qendrave të kujdesit infermieror
Kjo klasë përfshin:
- shtëpitë për të moshuar me kujdes infermieror
- shtëpitë e pushimit
- shtëpitë e pushimit me kujdes infermieror
- lehtësirat e kujdesit infermieror
- shtëpitë e kujdesit infermieror
Kjo klasë nuk përfshin:
- shërbimet e kryera në shtëpi nga profesionistë të kujdesit shëndetësor, shih ndarjen 86
- shtëpitë për të moshuarit pa ose me kujdes infermieror minimal, shih 87.30
- aktivitetet e kujdesit social me akomodim, si jetimore, qendra për mbajtjen e fëmijëve dhe konvikte, strehim i përkohshëm për të pastrehët, shih 87.90
87.2 Aktivitete të qendrave të kujdesit për prapambetjet mendore, shëndetit mendor dhe abuzimit me substanca narkotike
87.20 Aktivitete të qendrave të kujdesit për prapambetjet mendore, shëndetit mendor dhe abuzimit me substanca narkotike
Kjo klasë përfshin qendrat për dhënien e kujdesit shëndetësor (por të pa licencuar për kujdes spitalor), njerëzve me prapambetje mendore, sëmundje mendore, ose me probleme të abuzimit me substanca narkotike.
Kujdesi përfshin strehimin, mbikqyrjen mbrojtjen dhe konsulencën dhe disa shërbime të kujdesit shëndetësor.
Kjo klasë përfshin aktivitetet:
- ndihmën për trajtimin e varësisë nga alkoli dhe droga
- shtëpitë e kujdesit psikiatrik
- qendrat për personat me çrregullime emocionale
- qendrat për personat me prapambetje mendore
- qendrat e rehabilitimit të shëndetit mendor
Kjo klasë gjithashtu përfshin:
- qendrat për kujdesin dhe trajtimin e pacientëve me sëmundje të shëndetit mendor dhe abuzimin me substancat
Kjo klasë nuk përfshin:
- spitalet mendorë, shih 87.90
- aktivitetet e kujdesit social me akomodim, si strehim i përkohshëm i të pastrehëve, shih 87.90
87.3 Aktivitetet e qendrave të kujdesit shëndetësor për të moshuarit dhe personave me paaftësi
87.30 Aktivitetet e qendrave të kujdesit shëndetësor për të moshuarit dhe personave me paaftësi
Kjo klasë përfshin dhënien e shërbimeve të kujdesit shëndetësor në qendra dhe asistencë jo mjekësore për të moshuarit dhe personave me paaftësi të cilët janë të paaftë të kujdesen për veten e tyre dhe /ose nuk dëshiro- jnë të jetojnë të pavarur. Kujdesi zakonisht përfshin: strehimin, mbikqyrjen, asistencë gjatë ditës si kujdesje për mirëmbajtjen e shtëpisë. Në disa raste këto njësi japin kujdes të posaçëm infermieror për individët në vende të veçuara nga të tjerët.
Kjo klasë përfshin aktivitetet:
- lehtësira në asistimin e jetesës së përditshme
- kujdes i vazhdueshëm për pensionistët
- shtëpi për të moshuarit me kujdes infermieror minimal
- shtëpi pushimi pa kujdes infermieror
Kjo klasë nuk përfshin:
- shtëpitë për të moshuar me kujdes infermieror, shih 87.10
- qëndrat e aktivitetit të kujdesit social me akomodim ku trajtimi mjekësor ose arsimimi nuk janë elemente të rëndësishëm, shih 87.90
87.9 Aktivitete të qendrave të tjera të kujdesit p.k.t
87.90 Aktivitete të qendrave të tjera të kujdesit p.k.t
Kjo klasë përfshin dhënien e shërbimeve të kujdesit shëndetësor në qendra dhe asistencë për individë, përveç të moshuarve dhe atyre me paaftësi, të cilët janë të paaftë të kujdesen plotësisht për veten e tyre ose që nuk dëshirojnë të jetojnë të pavarur.
Kjo klasë përfshin:
- aktivitetet e kryera në bazë të një shërbimi njëzet e katër orësh me qëllim dhënien e asistencës sociale fëmijëve dhe kategorive të veçanta të personave me disa aftësi të kufizuara për kujdesjen e vetes, por ku trajtimi mjekësor dhe arsimimi nuk janë elemente të rëndësishëm.
- jetimore
- shtëpi të mbajtjes së fëmijëve dhe konvikte
- strehim të përkohshëm për të pastrehët
- institucione që kujdesen për nënat e pamartuara dhe fëmijët e tyre.
Këto aktivitete mund të kryhen nga institucione qeveritare ose organizata private. Kjo klasë gjithashtu përfshin aktivitetet:
- shtëpi për personat me probleme sociale dhe personale
- shtëpi të mbajtjes për kriminelët dhe shkelësit e ligjit
- shtëpitë e riedukimit për të rinjtë
Kjo klasë nuk përfshin:
- financimin dhe administrimin e programeve të detyrueshme të sigurimit social, shih 84.30
- lehtësirat e kujdesit infermieror, shih 87.10
- aktivitetet e qendrave të kujdesit për të moshuar dhe të paaftë, shih 87.30
- aktivitetet e birësimit (adoptimi), shih 88.99
- aktivitetet e qendrave të strehimit afatshkurtër për viktimat nga katastrofa, shih 88.99
88 Aktivitete të kujdesit social pa akomodim
Kjo ndarje përfshin një gamë të gjerë shërbimesh të asistencës sociale drejtpërdrejt për individët. Aktivitetet e kësaj ndarje nuk përfshijnë akomodim, përveç atyre të përkohshme.
88.1 Aktivitete të kujdesit social pa akomodim për të moshuar dhe të paaftë
88.10 Aktivitete të kujdesit social pa akomodim për të moshuar dhe të paaftë
Kjo klasë përfshin:
- kujdesin social, këshillim, ndihmë sociale dhe të tjera të ngjashme për të moshuar dhe të
paaftë në shtëpitë e tyre ose gjetkë, të kryera nga institucione qeveritare ose organizata private, organizata auto-trajtuese kombëtare ose lokale dhe nga specialistë që kryejnë shërbime këshillimore:
- duke kontaktuar të moshuarit dhe të paaftët
- aktivitete të kujdesit ditor për të moshuar dhe të rritur me paaftësi
- rehabilitim profesional për të paaftët ku elementi arsimor është i kufizuar
Kjo klasë nuk përfshin:
- financimin dhe administrimin e programeve të detyrueshme të sigurimit social, shih 84.30
- aktivitetet e ngjashme me ato të përshkruara në këtë klasë, por përfshirë akomodimin, shih 87.30
- aktivitetet e kujdesit ditor për fëmijë me aftësi të kufizuar, shih 88.91
88.9 Të tjera aktivitete të kujdesit social pa akomodim
88.91 Aktivitete të kujdesit ditor të fëmijëve
Kjo klasë përfshin gjithashtu:
– aktivitetet e kujdesit infermieror ditor të fëmijëve, përfshirë aktivitete të kujdesit ditor për fëmijë me aftësi të kufizuar.
88.99 Aktivitete të tjera të kujdesit social pa akomodim p.k.t
Kjo klasë përfshin:
- shërbimet sociale, këshillime, ndihmë sociale, shërbime ndaj refugjatëve dhe të ngjashëm që u jepen individëve ose familjeve në shtëpitë e tyre ose gjetkë dhe që kryhen nga institucione
qeveritare ose organizata private, organizata të përballimit të katastrofave dhe organizata auto-trajtuese si edhe nga specialistë që japin shërbime këshillimi:
- ndihmë sociale dhe aktivitete orientimi për fëmijët dhe adoleshentët
- aktivitete birësimi (adoptimi), aktivitete për parandalimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe të tjerëve
- këshillime për buxhetin familjar, për martesën dhe për familjen, shërbime të këshillimit për kredi dhe debiti
- aktivitete të komunitetit dhe fqinjësisë
- aktivitete për viktimat e katastrofave, refugjatë, imigrantë etj. përfshirë strehim të përkohshëm ose të gjatë për ta.
- rehabilitim profesional dhe aktivitete aftësimi për të papunët ku elementi arsimor është i kufizuar
- e drejta për të zgjedhur në përputhje me mirëqënien, shtesave e të ardhurave të banesës ose një ndihmë ushqimore
- lehtësira ditore për të pastrehët dhe grupe të tjera të dobta sociale
- aktivitete bamirësie si ngritja e fondeve ose të tjera aktivitete mbështetëse që kanë qëllim kujdesin social
Kjo klasë nuk përfshin:
- financimin dhe administrimin e programeve të sigurimit të detyrueshëm social, shih 84.30
aktivitetet e ngjashme me ato të përshkruara në këtë klasë por që përfshijnë akomodi.