SEKSIONI T – AKTIVITETET E FAMILJEVE SI PUNËDHËNËS; AKTIVITETE TË PRODHIMIT TË MALLRAVE E SHËRBIMEVE TË PANDRYSHUESHME TË FAMILJEVE PËR PËRDORIM TË VET
97 Aktivitete të familjeve si punëdhënës të personelit shtëpiak
97.0 Aktivitete të familjeve si punëdhënës të personelit shtëpiak
97.00 Aktivitete të familjeve si punëdhënës të personelit shtëpiak
Kjo klasë përfshin aktivitetet e familjeve si punëdhënës të personelit shtëpiak si shërbyese, kuzhiniere, kamarier, garderobist, shërbëtor, rrobalarëse, kopshtar, portier, stallier, shofer, kujdestar, guvernante, dado, tutor, sekretare etj.
Kjo klasë nuk përfshin:
– shërbimet si kuzhiniere, kopshtar, etj pjesë të shërbimeve të pavarura (ndërmarrje ose individë), shiko në varësi të tipit të shërbimit.
98 Aktivitete të prodhimit të mallrave e shërbimeve të pandryshueshme të familjeve për përdorim të vet
Kjo ndarje përfshin aktivitetet e prodhimit të mallrave dhe shërbimeve të pandryshueshme të familjeve për përdorim të vet.
Familjet do të mund të klasifikohen këtu vetëm në qoftë se është e pamundur të identifikohet aktiviteti kryesor për aktivitete jetësore të familjeve. Nqs familjet janë të angazhuara në aktivitete tregtare, duhet të klasifikohet në aktivitetin kryesor të realizuar.
98.1 Aktivitete të prodhimit të mallrave të pandryshueshme të familjeve për përdorim të vet
98.10 Aktivitete të prodhimit të mallrave të pandryshueshme të familjeve për përdorim të vet
Kjo klasë përfshin aktivitetet e prodhimit të mallrave të pandryshueshme të familjeve, që do të thotë, aktivitetet e familjeve që janë të zënë në aktivitete të ndryshme që prodhojnë mallra për nevojat e tyre jetësore.
Këto aktivitete përfshijnë gjueti dhe grumbullim, fermat, prodhimi i strehave dhe veshjeve dhe mallra të tjera të prodhuara sipas familjeve për nevojat e tyre jetësore.
Në qoftë se familjet prodhojnë gjithashtu mallra të destinuara për tu shitur, ato klasifikohen në industrinë e duhur sipas NVE-së. Në qoftë se ato kryesisht janë të zënë në aktivitete të prodhimit të mallrave, ato klasifiko- hen në industrinë e duhur sipas NVE-së.
98.2 Aktivitete të prodhimit të shërbimeve të pandryshueshme të familjeve për përdorim të vet
98.20 Aktivitete të prodhimit të shërbimeve të pandryshueshme të familjeve për përdorim të vet
Kjo klasë përmban aktivitetet e prodhimit të shërbimeve të pandryshueshme të familjeve. Këto aktivitete përfshijnë gatim, mësim, kujdestari për anëtarët e familjes dhe shërbime të tjera të familjeve për nevojat e tyre jetësore.
Në qoftë se familjet prodhojnë të mira të ndryshme për qëllime jetësore, ato klasifikohen në aktivitete të prodhimit të të mirave të familjeve për përdorimit të vet.