Përfitimi nga raportet mjekësore për paaftësi në punë nga sëmundjet

Raporti mjekësor për paaftësi në punë dhe pagesa nga sigurimet
Pikat kryesore
  • Raport mjekësor për paaftësi në punë nga sëmundja paguhet vetëm për të punësuarit.
  • 14 ditët e para i paguan punëdhënësi, jo më pak se 80% të pagës, sipas nenit 130 të Kodit të Punës.
  • Nga dita e 15-të paguan sigurimi shoqëror, 70% të mesatares ditore neto të 6 muajve të fundit, ose 80% kur keni mbi 10 vjet sigurim.
  • Pagesa zgjat deri në 6 muaj gjithsej, duke përfshirë 14 ditët e punëdhënësit.
  • Dokumentet i dorëzoni te punëdhënësi, që e llogarit pagesën dhe e dërgon listëpagesën e përfitimeve në ALSSH.
Verifikuar më 18 shtator 2026. Shifrat sipas neneve 20 deri 25 të ligjit nr. 7703/1993 për sigurimet shoqërore dhe nenit 130 të Kodit të Punës. Lejet e veçanta sipas Kodit të Punës

Raporti mjekësor për paaftësi në punë nga sëmundja i jep të punësuarit të drejtën e pagesës për ditët që mungon. Më poshtë gjeni kushtet e përfitimit, dokumentet që dorëzoni dhe sa paguhet raporti mjekësor nga sigurimet.

Lexo edhe: pagesa e raportit mjekësor nga ana e punëdhënësit, sa ditë paguan biznesi, me çfarë përqindjeje dhe si llogaritet, me shembull.

Kushtet e përfitimit nga raporti mjekësor

  • Pagesë për paaftësi  nga sëmundjet përfitojnë vetëm të punësuarit;
  • 14 ditëshi i parë paguhet nga ana e subjektit ku punon përfituesi;
  • Mbi ditën e 14-të të raporteve, të cilat jepen nga Komisioni Mjekësor (KM), raportet paguhen nga sigurimet shoqërore. Por gjithmonë llogaritjet bëhen nga subjekti;
  • Raporti mjekësor paguhet deri në 6 muaj gjithsej, duke përfshirë dhe pagesën prej 14 ditësh.

Rregullat e lejeve të punonjësit, përfshirë mungesën për shkak sëmundjeje, i gjeni te lejet e veçanta sipas Kodit të Punës, ndërsa kontributet që mbahen nga paga te sigurimet shoqërore.

Dokumentet që dorëzon punonjësi

  • I punësuari duhet të dorëzojë pranë subjektit ku punon këto dokumenta:
  • Raportet mjekësore;
  • Fotokopje e kartës së identitetit;
  • Librezën e punës ose vërtetimin e vjetërsisë;
  • Formularin e bazës së vlerësuar të 6 muajve të fundit. (Ky dokument plotësohet nga sektori i financës së subjektit ose merret nga portali e-Albania);
  • Sektori i financës së subjektit, mbështetur në dokumentet e mësipërme, plotëson formularin tip-Listëpagesë e përfitimeve afatshkurtra, dhe e dërgon atë në ALSSH-në, ku ka aktivitetin subjekti;
  • ALSSH pasi kontrollon dhe verifikon dokumentet e sjella, i kalon pagesat në llogarinë personale të përfituesit.

Sa paguhet raporti mjekësor nga sigurimet

  • Të ardhurat për sëmundje janë 70 për qind e mesatares ditore të bazës së vlerësuar neto të gjashtë muajve të fundit nga data e lindjes së të drejtës, kur i siguruari ka deri në 10 vjet sigurim ;
  • 80 për qind kur i siguruari ka mbi 10 vjet sigurim.

Burimi: Instituti i Sigurimeve Shoqërore

Keni një Pyetje?

Mos hezitoni të kontaktoni me ne. Ne jemi një skuadër ekspertësh dhe do të jemi të lumtur që të flasim me ju.

Çdo herë që ka një ndryshim tatimor ose financiar që prek biznesin tuaj, ju njoftojmë direkt në email me shpjegim praktik.

Dërgomë njoftimet falas
Rreth autorit

Andi Haxhillari është ekonomist dhe themelues i AlProfit Consult, zyrë kontabiliteti, këshillimi tatimor dhe menaxhimi financiar në Tiranë, e themeluar në 2015. Mban titullin profesional Kontabilist i Miratuar, çertifikata nr. 359, lëshuar nga Autoriteti i Çertifikimit pranë Ministrisë së Financave më 4 korrik 2012. Është diplomuar Master i Nivelit të Dytë në Kontabilitet dhe Ekonomist i Përgjithshëm në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës. Prej më shumë se dhjetë vitesh punon si ekonomist i jashtëm për biznese të vogla dhe të mesme në Shqipëri.

GDPR