TiranëTiranëDurrës E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349 E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349

Sqarim në lidhje me Deklaratën e Statusit Personal dhe përllogaritjen e TAP 2024

Administrata Tatimore sqaron tatimpaguesit në lidhje me:

  • Përllogaritjen e Tatimit mbi të Ardhurat nga Punësimi (TAP);
  • Plotësimin e Deklaratës mbi statusin personal;
  • Aplikimin e zbritjeve në përputhje me ndryshimet sipas Ligjit të ri të “Tatimit mbi të Ardhurat.

Sipas Aktit Normativ nr. Nr. 7, datë 14.12.2023, nenet 22, 23 dhe 24.1, i shtrijnë efektet nga periudha tatimore Janar 2025.Gjithashtu, Tabela aktuale e Tatimit mbi të Ardhurat Personale nga Punësimi i shtrin efektet deri 31 Dhjetor 2024, neni 69, pika 2 e të njëjtit ligj.

“Nga sa më sipër, përllogaritja dhe mbajtja e Tatimit mbi të Ardhurat nga Punësimi, për të gjithë të punësuarit, përgjatë vitit 2024, do të vijojë të kryhet në të njëjtën mënyrë sikurse deri më sot. Për individët me më shumë se 1 punësim gjatë një muaji, punëdhënësit përkatës do të deklarojnë dhe mbajnë TAP sipas vlerave, që përllogariten në listëpagesë dhe diferenca e TAP do të paguhet nga vetë individi me Deklaratën Individuale Vjetore 2024 (njësoj si për vitin fiskal 2023)’, sqaron Administrata Tatimore.”

Për vitin 2024 nuk është e nevojshme të plotësohet deklarata mbi statusin personal, sipas nenit 66 të Ligjit të ri, sipas pikes 3 të këtij neni ku shprehimisht thuhet: “Deklarata mbi statusin personal përfshin të gjitha informacionet e nevojshme për të pretenduar zbritje nga e ardhura e tatueshme sipas nenit 22, pika 1, të këtij ligji”. Në kushtet që neni 22 i shtrin efektet nga Janar 2025, edhe kjo deklaratë do të plotesohet duke nisur nga ky afat.

Administrata Tatimore thekson se nuk do të aplikohen zbritjet sipas nenit 22 të Ligjit të “Tatimin mbi të Ardhurat”, por do të vijohet me përllogaritjen, mbajtjen dhe pagesën e TAP, sipas nenit 69, pika 2 të këtij ligji (sipas formulës aktuale përllogaritja kryhet në listëpagesë nga punëdhënësi).

Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Keni një Pyetje?

Mos hezitoni të kontaktoni me ne. Ne jemi një skuadër ekspertësh dhe do të jemi të lumtur që të flasim me ju.

GDPR

A ju duhet ndihme?? Ne jemi online