Çdo tatimpagues, i cili kryen një biznes, me anë të të cilit realizohet gjatë vitit fiskal qarkullim më i vogël ose i barabartë me 8 000 000 (tetë milion) lekë, i nënshtrohet detyrimit të pagesës së tatimit të thjeshtuar mbi fitimin për biznesin e vogël.
Të ardhurat gjithsej, nga veprimtaria e biznesit të vogël nënkuptojnë çdo lloj të ardhure, të realizuar gjatë periudhës tatimore dhe përfshijnë, pa u kufizuar vetëm në to:
Të ardhurat e tatueshme apo fitimi i tatueshëm rezulton si diferencë midis; të ardhurave gjithsej të realizuar gjatë periudhës tatimore me, shpenzimet e njohura.
Sqarim:
Shpenzimet e njohura janë ato që kryhen për qëllime fitimi, sigurimi dhe ruajtje të fitimit, në masën që këto shpenzime provohen dhe dokumentohen nga tatimpaguesi, si dhe kur janë objekt i kufizimeve të specifikuara nga ky ligj.
Shpenzime të panjohura janë ato që përcaktohen në nenin 13, të Ligjit Nr.9632, datë 30.10.2006 “Për sistemin e taksave vendore”, i ndryshuar
Shkalla tatimore e aplikueshme mbi fitimin e tatueshëm, për tatimpaguesit që i nënshtrohen tatimit të thjeshtuar mbi fitimin e biznesit të vogël, me qarkullim vjetor nga 0 (zero) deri në 8 (tetë) milionë lekë, është 0%.
Për çdo shitje të kryer janë të detyruar:
Çdo blerje të tyre janë të detyruar ta justifikojnë me, faturë tatimore me TVSH, kur blerja është kryer te personat e regjistruar si tatimpagues të TVSH-së ose faturë të thjeshtë tatimore, kur blerja është kryer te personat e regjistruar si tatimpagues të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin dhe nuk janë tatimpagues të TVSH-së.
Tatimpaguesit janë të detyruar të mbajnë:
Sqarim
Për tatimpaguesit, subjekte të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin për biznesin e vogël që janë të regjistruar në TVSH, libri i shitjeve dhe libri i blerjeve të mbajtura për efekte të TVSH, shërbejnë si të tillë edhe për efekte të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin e biznesit të vogël.
Çdo tatimpagues, subjekt i tatimit të thjeshtuar mbi fitimin e biznesit të vogël, është i detyruar që deri më 10 Shkurt të vitit që pason periudhën tatimore të dorëzojë deklaratën vjetore tatimore, ku të jepen hollësisht të ardhurat gjithsej, shpenzimet e zbritshme, fitimi i tatueshëm, tatimi për t’u paguar, si dhe çdo hollësi tjetër e përcaktuar me udhëzim të Ministrit të Financave për plotësimin dhe dorëzimin e deklaratës tatimore vjetore.
Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.
Mos hezitoni të kontaktoni me ne. Ne jemi një skuadër ekspertësh dhe do të jemi të lumtur që të flasim me ju.
Lini kontaktet tuaja. Ne do t’ju përgjigjemi shumë shpejt.
+355693232349
[email protected]