Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve informon tatimpaguesit se në potalin Self-Care është bërë një zhvillim i ri lidhur me lëshim të faturave të shërbimeve utilitare drejt subjekteve pasive nga llogaria elektronike në e-Filing.
Të gjithë ata tatimpagues, të cilët lëshojnë fatura të shërbimeve utilitare, pavarësisht statusit të blerësit, sipas përcaktimit në Udhëzimin nr.27, datë 31.12.2021 “Për ndryshime në Udhëzimin Nr.16, datë 3.4.2020 ‘Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit’, duhet të bëjnë kërkesë për lëshimin e faturave të shërbimeve utilitare, nëpërmjet llogarisë së tatimpaguesve në e-Filing.
Pas plotësimit dhe dorëzimit të këtij aplikimi detajet e kërkesës për lëshim faturash drejt tatimpaguesve me status të ndryshëm nga aktiv si dhe çdo dokument i përcjellë nëpërmjet saj nga e-Filing do të sinkronizohen në çështjen përkatëse të krijuar në sistemin C@TS, për shqyrtim dhe vendimmarrje nga Administrata Tatimore.
Pas miratimit nga Administrata Tatimore të kërkesës për lëshimin e faturave të shërbimeve utilitare, bëhet e mundur nga ana e tatimpaguesve lëshimi i këtyre faturave.
Bashkëlidhur, udhëzuesi i pёrdorimit për lëshimin e faturave të shërbimeve utilitare kundrejt subjekteve me status të ndryshëm nga aktiv, në e-Filing.
Administrata Tatimore risjell në vëmendje të tatimpaguesve, që për çdo problematikë të hasur, të kontaktojnë me HelpDesk apo me shërbimin për tatimpaguesit në çdo Drejtori Tatimore Rajonale.
Shkarko këtu udhëzuesin.