1. Kreu VI i këtij ligji aplikohet ndaj personave fizikë dhe entiteteve që janë: a) rezidentë në Republikën e Shqipërisë, të cilët marrin një dhuratë ose trashëgimi të aseteve të ndodhura në Shqipëri ose jashtë saj, ose marrin fitime nga lojërat e fatit të zhvilluara në Republikën e Shqipërisë ose jashtë saj; dhe b) jorezidentë […]