Shoqëri me përgjegjësi të kufizuar

Informohu

Kryefaqe | Si të regjistrosh biznesin në Shqipëri | Shoqëri me përgjegjësi të kufizuar
Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar

Përgjigja e shkurtër

Sh.p.k. është shoqëria me përgjegjësi të kufizuar. Ortakët nuk përgjigjen personalisht për detyrimet e saj, dhe kapitali minimal është 100 lekë, sipas neneve 68 dhe 70 të ligjit nr. 9901/2008.

  • Regjistrohet online në e-Albania, dhe QKB lëshon certifikatën brenda një dite nga paraqitja e aplikimit.
  • Fitimi tatohet 0% për xhiro deri në 14,000,000 lekë deri më 31 dhjetor 2029, dhe 15% mbi këtë prag. Dividendi tatohet 8%.
  • Çdo ndryshim, si administratori, kapitali ose kuotat, regjistrohet në QKB.

Verifikuar më nga Andi Haxhillari, Kontabilist i Miratuar. Krahasuar me nenet 68 dhe 70 të ligjit nr. 9901/2008, me nenet 43 dhe 55 të ligjit nr. 9723/2007 dhe me nenet 24 dhe 69 të ligjit nr. 29/2023.

Sh.p.k.-ja është forma e rekomanduar kur biznesi mbart rreziqe financiare, ka disa ortakë ose synon rritje. Ortakët nuk përgjigjen personalisht për detyrimet e shoqërisë.

✓  Kapital minimal: 100 lekë ✓  1 ose shumë ortakë ✓  Tatim fitimi: 0% deri 2029 ✓  Tatim dividendi: 8%

Doni ta bëjmë ne regjistrimin e sh.p.k.-së?

AlProfit Consult menaxhon të gjithë procesin: nga këshillimi fillestar dhe përgatitja e statutit, te aplikimi dhe procedurat pas regjistrimit.

✓  Pa detyrim  ·  ✓  Konfidencialitet  ·  ✓  Përgjigje brenda 24 orëve

GDPR