TiranëTiranëDurrës E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349 E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349

Ndryshime të shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar

Kryefaqe | Regjistrimi i biznesit/OJF | Shoqëri me përgjegjësi të kufizuar | Ndryshime të shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar

Regjistrime të detyrueshme

Çdo subjekt që kryen regjistrimin fillestar, duhet të regjistrojë çdo ndryshim në QKB të të dhënave të njoftuara në formularin e aplikimit (për shembull adresa e biznesit) dhe në dokumentet shoqëruese, që depozitohen në regjistër.

Në rast ndryshimi të aktit të themelimit, të statutit ose të ndryshimit të kontratës të shoqërive të thjeshta (kur janë në formë të shkruar), depozitohet gjithashtu edhe teksti i plotë i tyre, që pasqyron ndryshimet e mëpasshme. Për degët dhe zyrat e përfaqësimit të shoqërive të huaja, depozitohet statuti dhe akti i themelimit të shoqërisë së huaj apo dokumenti ekuivalent i krijimit sipas legjislacionit të huaj, me tekstin e plotë që pasqyron ndryshimet e bëra.

Të gjitha subjektet duhet të regjistrojnë dhe të depozitojnë dokumentet dhe informacionin si më poshtë:

a. Pasqyrat financiare vjetore, raportin e ecurisë së veprimtarisë dhe raportin e auditimit në rastet kur mbajtja e këtyre dokumenteve është e detyrueshme. Degët dhe zyrat e përfaqësimit të shoqërive të huaja, duhet të depozitojnë edhe bilancin vjetor të shoqërisë së huaj, të mbajtur sipas standardeve të kërkuara në shtetin e huaj.

b. Emërimin dhe shkarkimin e ekspertit kontabël të autorizuar në rastet kur emërimi është i detyrueshëm, numrin e licencës profesionale si dhe të dhënat e identifikimit të ekspertit kontabël të autorizuar.

c. Emërimin e likuiduesve si dhe të dhënat e tyre të identifikimit.

ç. Aktet e prishjes, mbylljes apo të shpërndarjes, aktet e transformimit, të bashkimit, të ndarjes, të hapjes së procedurave të likuidimit si dhe aktet e tjera të ndërmjetme, të parashikuara nga legjislacioni në fuqi. Për degët dhe zyrat e përfaqësimit të shoqërive të huaja regjistrohen gjithashtu, aktet e transformimit, të bashkimit, të ndarjes, të hapjes dhe mbylljes së procedurave të likuidimit ose të falimentimit të shoqërisë së huaj.

d. Vende të tjera të ushtrimit të aktivitetit, të ndryshme nga selia.

e. Çdo regjistrim tjetër, të detyrueshëm sipas ligjit në fuqi.

f. Dokumentet që vërtetojnë vënien e pengjeve ose të garancive të tjera mbi pjesëmarrjet në kapitalin e subjektit.


Kujdes: Pavarësisht nga sa më sipër, shoqëritë aksionare nuk detyrohen të njoftojnë çdo transferim të aksioneve. Këto shoqëri, së bashku me bilancin vjetor kontabël dhe raportin e auditimit, njoftojnë listën e plotë të aksionerëve të regjistruar me të dhënat e tyre të identifikimit për aksionet nominative, si dhe numrin e përgjithshëm të aksioneve.

Regjistrime vullnetare

Subjektet mund të regjistrojnë vullnetarisht çdo të dhënë tjetër, që ka lidhje me aktivitetin e tyre ekonomik tregtar. Këto të dhëna shtesë përfshijnë, por pa u kufizuar në, si më poshtë:

a. Emërtimin ose shenjat e tjera dalluese të aktivitetit (nëse është/janë i/të ndryshëm/me nga emri i regjistruar i subjektit).
b. Çdo transferim të aksioneve nominative për shoqëritë aksionare, që përveç personave të autorizuar mund të regjistrohet edhe me aplikimin e çdo aksioneri të interesuar.
c. Web-site, e-mail, telefon dhe faks.
ç. Vendimet e organeve drejtuese të subjektit, si vendimet e pezullimit të veprimtarisë apo vendimet e tjera të ndryshme nga vendimet e detyrueshme për regjistrim.
d. Të dhëna të tjera, të lidhura me aktivitetin ekonomik tregtar të subjektit.

Aplikim për ndryshim të regjistrimit të shoqërive me përgjegjësi të kufizuar

Shërbimi elektronik për ndryshim të regjistrimit të shoqërive kolektive, komandite, me përgjegjësi të kufizuar, dhe të thjeshta u ofrohet subjekteve që kanë një llogari në portal. Për të kryer aplikimin për ndryshim të regjistrimit të shoqërive kolektive, komandite, me përgjegjësi të kufizuar, dhe të thjeshta, subjekti aplikon duke plotësuar formularin përkatës për ndryshim të regjistrimit të shoqërive kolektive, komandite, me përgjegjësi të kufizuar, dhe të thjeshta.

Mbështetur në nenin 43 të Ligjit Nr.9723, datë 03.05.2007, “Për Regjistrimin e Biznesit”, i ndryshuar, çdo subjekt, që kryen regjistrimin fillestar, mbart edhe detyrimin të regjistrojë çdo ndryshim në të dhënat e njoftuara dhe në dokumentet shoqëruese, që depozitohen në regjistër, sipas seksionit III të këtij ligji.

Dokumentacioni i nevojshëm

Dokumentet që duhet të ngarkohen nga aplikanti:

  • Akti i përfaqësimit ose autorizimi nëse aplikanti nuk është përfaqësuesi ligjor i shoqërisë në marëdhënie me të tretë për të kryer aplikimin
  • Dokumentacioni shoqëres i cili vërteton të dhënën që regjistrohet (i.e vendimi i organit përgjegjës dhe/ose akti juridik apo çdo dokumentacion tjetër për ndryshimin e të dhënës që kërkohet të regjistrohet)

Hapat e procedurës

  1. Identifikohuni si biznes në portal;
  2. Zgjidhni shërbimin “Aplikim për ndryshim të regjistrimit të shoqërive kolektive, komandite, me përgjegjësi të kufizuar, dhe të thjeshta” ;
  3. Klikoni butonin “Përdor” ;
  4. Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme mbi subjektin;
  5. Klikoni butonin “Dërgo” në faqen e fundit të formularit;
  6. Punonjësi i QKB-së proceson kërkesën e ardhur dhe në varësi të vendimit që merret i kthen përgjigje aplikuesit, për miratimin e aplikimit ose me njoftimin e arsyes së refuzimit .

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit

QKB-ja, pasi kryen verifikimet përkatëse, sipas nenit 54 të Ligjit Nr.9723, datë 03.05.2007, dhe vëren përmbushjen e kushteve për regjistrim, kryen regjistrimin në regjistër dhe lëshon vërtetimin e kryerjes së regjistrimeve të tjera brenda një dite pune nga marrja e aplikimit.

Periudha e vlefshmërisë

Pa afat

Kostot

Pa pagesë

Më shumë

Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën [email protected]

Aplikim për njoftim për pushimin e përkohshëm të aktivitetit

Shërbimi elektronik “Aplikim për njoftim për pushimin e përkohshëm të aktivitetit” i’u mundëson subjekteve tregtare të njoftojnë pushimin e përkohshëm të aktivitetit te tyre. Me regjistrimin e këtij njoftimi statusi i subjektit shënon “Pezulluar”.

Baza ligjore:

  • Ligji nr.9723, datë 3.5.2007 “Për regjistrimin e biznesit”, i ndryshuar;
  • Ligji nr.9901, datë 14..4.2017 “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”;
  • Ligji nr. 9920, datë: 19.05.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;
  • Ligji nr.9880, datë 25.2.2008 “Për nënshkrimin elektronik”;
  • Ligji nr.10273, datë 29.4.2010 “Për dokumentin elektronik” dhe aktet nënligjore në zbatim të këtyre ligjeve.

Dokumentacioni i nevojshëm

  • Dokument identifikimi i Administratorit / Përfaqësuesit ligjor
  • Akti i Përfaqësimit (në rast se aplikanti është i ndryshëm nga përfaqësuesi ligjor);
  • Akti për pezullimin e aktivitetit (kërkesë/vendim).

Në rastin e formës ligjore Person Fizik dokumentacioni i nevojshëm është formulari i aplikimit;

Në rastin e formës ligjore Person Juridik dokumentacion i nevojshëm është vendimi i shoqërisë dhe formulari i aplikimit.

Hapat e procedurës

  • Identifikohuni si biznes në portalin e-Albania;
  • Zgjidhni shërbimin “Aplikim për njoftim për pushimin e përkohshëm të aktivitetit”;
  • Klikoni butonin “Përdor”;
  • Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme dhe ngarkoni dokumentet;
  • Pas dërgimit të aplikimit çështja merret në shqyrtim nga nëpunësi i autorizuar i QKB;
  • Nëpunësi shqyrton aplikimin dhe merr vendim përkatës për çështjen;
  • Subjektit aplikues i dërgohet përgjigje në mënyrë elektronike me e-mail si dhe tek “Hapësira ime” në portalin e-Albania.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit

8 (tetë ) orë pune

Për aplikimet e kryera gjatë ditëve të pushimit zyrtar afati për shqyrtimin e aplikimin fillon me fillimin e orarit zyrtar të punës për ditën pasardhëse.

Periudha e vlefshmërisë

Në rastin e miratimit të aplikimit lëshohet vërtetimi i miratimit të aplikimit i cili nuk ka afat.

Kostot

Pa pagesë

Më shumë

Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën [email protected]

Burimi: Qendra Kombëtare e Biznesit dhe e-Albania

Keni një Pyetje?

Mos hezitoni të kontaktoni me ne. Ne jemi një skuadër ekspertësh dhe do të jemi të lumtur që të flasim me ju.

GDPR

A ju duhet ndihme?? Ne jemi online