TiranëTiranëDurrës E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349 E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349

Degët e Shoqërive të Huaja

Kryefaqe | Regjistrimi i biznesit/OJF | Bizneset e Huaja | Degët e Shoqërive të Huaja

Regjistrimi fillestar

Degët janë vende të ushtrimit të veprimtarisë tregtare dhe kanë të njëjtin personalitet juridik me shoqërinë. Ato veprojnë në mënyrë të qëndrueshme, organizohen dhe administrohen më vete dhe ushtrojnë veprimtari me palë të treta, në emër të shoqërisë.

Degët dhe zyrat e përfaqësimit të shoqërive të huaja regjistrohen sipas kërkesave të neneve 26 pika 4, 28 pika 5 dhe 37 të ligjit nr.9723, datë 3.5.2007 “Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit”.

Informacioni që nevojitet

Për regjistrimin fillestar të degëve dhe zyrave të përfaqësimit të shoqërive të huaja janë të detyrueshme këto të dhëna:

  1. të dhënat e përcaktuara në shkronjat “a”, “b”, “c”, “d”, “dh”, “e” dhe “ë” të nenit 32 të nr.9723, datë 3.5.2007 “Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit” për shoqëritë e huaja, përfshirë numrin dhe vendin e regjistrimit;
    • a) emri;
    • b) forma;
    • c) data e themelimit;
    • d) selia;
    • dh) objekti, në qoftë se është i përcaktuar;
    • e) kohëzgjatja, në qoftë se është e përcaktuar;
    • ë) të dhënat e identifikimit të personave përgjegjës për administrimin dhe përfaqësimin e shoqërisë në marrëdhënie me të tretët, kompetencat e përfaqësimit, si dhe afatet e emërimit të tyre.
  1. kapitalin e shoqërisë së huaj;
  2. emrin e degës ose të zyrës së përfaqësimit, nëse është i ndryshëm nga ai i shoqërisë së huaj;
  3. kohëzgjatjen e degës ose të zyrës së përfaqësimit, në qoftë se kjo është e përcaktuar;
  4. fushën e veprimtarisë së degës ose të zyrës së përfaqësimit, në qoftë se kjo është e përcaktuar;
  5. selinë e degës ose të zyrës së përfaqësimit;
  6. të dhënat e identifikimit të personave përgjegjës për administrimin dhe përfaqësimin e degës ose zyrës së përfaqësimit në marrëdhënie me të tretët, kompetencat e përfaqësimit dhe afatet e emërimit;
  7. specimenet e nënshkrimit (firmave) të personave, që përfaqësojnë degën ose zyrën e përfaqësimit në marrëdhënie me të tretët.

Dokumentacioni shoqërues

  • Akti i themelimit dhe statuti i shoqërisë së huaj, kur këto janë dy dokumente të veçanta apo, në mungesë, aktin ekuivalent të krijimit, sipas legjislacionit të huaj, si dhe tekstin e plotë të tyre me ndryshimet e mëpasshme
  • Dokumentacioni, që vërteton regjistrimin e shoqërisë së huaj në juridiksionin e huaj
  • Dokumentacioni, që vërteton gjendjen aktuale të shoqërisë së huaj, i lëshuar brenda një afati jo më shumë se 90 ditë nga data e aplikimit, me të dhënat e regjistrimit dhe të përfaqësimit, përfshirë informacionin nëse është në proces likuidimi apo falimentimi
  • Bilanci i shoqërisë së huaj për vitin e fundit financiar, mbajtur sipas standardeve të kërkuara në shtetin e huaj, nëse shoqëria e huaj ka pasur veprimtari për më shumë se një vit
  • Vendimi ose aktet e tjera të organit përkatës të shoqërisë së huaj, sipas legjislacionit të huaj për hapjen e degës ose të zyrës së përfaqësimit.
  • Aktet e kësaj pike zëvendësohen nga aplikimi për regjistrim në rastin kur personi, që kërkon regjistrimin, është njëkohësisht organi përgjegjës për të vepruar i vetëm, në emër të shoqërisë së huaj
  • Dokumenti i identifikimit të përfaqesuesit ligjor të degës (nëse ai është aplikanti) Nëse aplikanti është i ndryshëm nga përfaqësuesi ligjor i degës, duhet të depozitohet Akti i Përfaqësimit.

Çdo dokument zyrtar; i lëshuar nga një institucion apo Noter i Huaj duhet gjithashtu të jetë legalizuar me vulën Apostile.

Regjistrimi në regjistrin tregtar për personat fizikë, degët dhe zyrat e përfaqësimit të shoqërive të huaja, shoqëritë e thjeshta, sipas Kodit Civil dhe subjektet e tjera që, sipas legjislacionit në fuqi, nuk fitojnë personalitet juridik nëpërmjet këtij regjistrimi, ka vetëm efekt deklarativ.

Aplikim për regjistrimin fillestar të degëve ose zyrave të përfaqësimit të shoqërive të huaja

Shërbimi elektronik i regjistrimit fillestar i degëve ose zyrave të përfaqësimit të shoqërive të huaja, i ofrohet një individi/qytetari që ka krijuar në portal llogarinë e tij si individ. Për të kryer aplikimin për regjistrim fillestar, individi aplikon duke plotësuar formularin përkatës për regjistrim fillestar të formës së shoqërisë.

Mbështetur në nenin 22, pika (a) të Ligjit 9723, datë 03.05.2007 “Për Regjistrimin e Biznesit”, i ndryshuar, një nga subjektet që detyrohen të regjistrohen në regjistrin tregtar janë personat fizikë, që ushtrojnë veprimtari ekonomike tregtare.

Lloji i aplikimit:

  • Regjistrim fillestar i biznesit (Degëve ose Zyrave të Përfaqësimit të Shoqërive të Huaja) – Klikoni këtu për manualin

Dokumentacioni i nevojshëm

Dokumente që duhet të ngarkohen nga aplikanti:

  • Autorizim nga shoqëria e huaj ose prokurë pranë noterit nga përfaqësuesi ligjor i shoqërisë kur aplikimi nuk kryhet nga ky i fundit.
  • Bilancin e shoqërisë së huaj për vitin e fundit financiar, mbajtur sipas standardeve të kërkuara në shtetin e huaj, nëse shoqëria e huaj ka pasur veprimtari për më shumë se një vit
  • Dokumentacionin, që vërteton gjendjen aktuale të shoqërisë së huaj, të lëshuar brenda një afati jo më shumë se 90 ditë nga data e aplikimit, me të dhënat e regjistrimit dhe të përfaqësimit, përfshirë informacionin nëse është në proces likuidimi apo falimentimi
  • Dokumentacionin, që vërteton regjistrimin e shoqërisë së huaj në juridiksionin e huaj
  • Specimeni i nënshkrimit (firmës) të përfaqësuesit ligjor të shoqërisë ((nesë nuk është depozituar me statutin)
  • Vendimin ose aktet e tjera të organit përkatës të shoqërisë së huaj, sipas legjislacionit të huaj për hapjen e degës ose të zyrës së përfaqësimit. Aktet e kësaj pike zëvendësohen nga aplikimi për regjistrim në rastin kur personi, që kërkon regjistrimin, është njëkohësisht organi përgjegjës për të vepruar i vetëm, në emër të shoqërisë së huaj

Hapat e procedurës

  1. Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania;
  2. Zgjidhni shërbimin “Aplikim për regjistrimin fillestar të degëve ose zyrave të përfaqësimit të shoqërive të huaja”
  3. Klikoni butonin “Përdor”
  4. Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme mbi formën e shoqërisë të cilën do të regjistroni
  5. Klikoni butonin “Dërgo” në faqen e fundit të formularit
  6. Punonjësi i QKB-së proceson kërkesën e ardhur dhe në varësi të vendimit që merret i kthen përgjigje me e-mail aplikuesit

Për instruksione mbi procedurën e aplikimit për secilin prej llojeve të regjistrimeve fillestare mund të shkarkoni manualin më poshtë.

Subjektet, për qëllimet e regjistrimit fillestar, deklarojnë gjithashtu, të dhënat e detyrueshme, sipas legjislacionit tatimor, të sigurimeve shoqërore e shëndetësore të tilla si: xhiro vjetore, llojet e taksave për të cilat regjistrohet subjekti etj., si dhe atij të statistikave si Kodi i Nomenklaturës Ekonomike (NVE). Këto të dhëna plotësohen mbi bazën e vetëdeklarimit në seksionin “D” të formularit të aplikimit. Më shumë informacion mbi mënyrën e plotësimit të seksionit “D”, do ta gjeni në faqen e internetit të QKB-së www.qkb.gov.al, në rubrikën “Regjistrimi”, duke klikuar në linkun “Instruksione për regjistrimin tatimor”.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit

Regjistrimi fillestar i biznesit në QKB bëhet brenda një afati prej 24 orë nga momenti i aplikimit

Periudha e vlefshmërisë: Pa afat

Kostot: Pa pagesë

Më shumë:

Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën [email protected]

Regjistrimet e tjera të detyrueshme

Në rast ndryshimi të aktit të themelimit, statutit ose ndryshimit të kontratës së shoqërisë së thjeshtë (kur është në formë të shkruar), depozitohet edhe teksti i plotë i tyre, që pasqyron ndryshimet e mëpasshme. Për degët dhe zyrat e përfaqësimit të shoqërive të huaja depozitohet statuti dhe akti i themelimit të shoqërisë së huaj apo dokumenti ekuivalent i krijimit, sipas legjislacionit të huaj, me tekstin e plotë, që pasqyron ndryshimet e bëra.

Subjekti duhet të regjistrojë dhe të depozitojë edhe bilanci vjetor i shoqërisë së huaj, i mbajtur sipas standardeve të kërkuara në shtetin e huaj. Për degët dhe zyrat e përfaqësimit të shoqërive të huaja regjistrohen edhe aktet e transformimit, të bashkimit, ndarjes, hapjes dhe mbylljes së procedurave të likuidimit ose falimentimit të shoqërisë së huaj.

Aplikim për ndryshim të regjistrimit të degëve ose zyrave të përfaqësimit të shoqërive të huaja

Shërbimi elektronik për ndryshim të regjistrimit të degëve ose zyrave të përfaqësimit të shoqërive të huaja u ofrohet subjekteve që kanë një llogari në portal. Për të kryer aplikimin për ndryshim të regjistrimit të degëve ose zyrave të përfaqësimit të shoqërive të huaja, subjekti aplikon duke plotësuar formularin përkatës për ndryshim të regjistrimit të degëve ose zyrave të përfaqësimit të shoqërive të huaja.

Mbështetur në nenin 43 të Ligjit Nr.9723, datë 03.05.2007, “Për Regjistrimin e Biznesit”, i ndryshuar, çdo subjekt, që kryen regjistrimin fillestar, mbart edhe detyrimin të regjistrojë çdo ndryshim në të dhënat e njoftuara dhe në dokumentet shoqëruese, që depozitohen në regjistër, sipas seksionit III të këtij ligji.

Dokumentacioni i nevojshëm

Dokumentet që duhet të ngarkohen nga aplikanti:

  • Akti i përfaqësimit nëse aplikanti nuk është përfaqësuesi ligjor i degës, zyrës së përfaqësimit apo përfaqësuesi ligjor i shoqërisë së huaj
  • Dokumentacioni shoqerues I cili verteton te dhenen qe regjistrohet (i.e vendimi I organit pergjegjes dhe/ose akti juridik apo cdo dokumentacion tjeter per ndryshimin e te dhenes qe kerkohet te regjistrohet).

Hapat e procedurës

  • Identifikohuni si biznes në portal
  • Zgjidhni shërbimin “Aplikim për ndryshim të regjistrimit të degëve ose zyrave të përfaqësimit të shoqërive të huaja”
  • Klikoni butonin “Përdor”
  • Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme mbi subjektin
  • Klikoni butonin “Dërgo” në faqen e fundit të formularit
  • Punonjësi i QKB-së proceson kërkesën e ardhur dhe në varësi të vendimit që merret i kthen përgjigje me e-mail aplikuesit, me URL-në e shkarkimit të përgjigjes elektronike të ruajtur tek “Dokumentet e mia” në e-Albania, ose me njoftimin e arsyes së refuzimit

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit

QKB-ja, pasi kryen verifikimet përkatëse, sipas nenit 54 të këtij ligji dhe vëren përmbushjen e kushteve për regjistrim, kryen regjistrimin në regjistër dhe lëshon vërtetimin e kryerjes së regjistrimeve të tjera brenda një afati prej një dite nga data e paraqitjes së aplikimit.

Periudha e vlefshmërisë: Pa afat

Kostot: Pa pagesë

Më shumë

Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën [email protected]

Çregjistrimi

Çregjistrimi në mënyrë vullnetare për personat juridikë, degët dhe zyrat përfaqësimit të shoqërive të huaja dhe për shoqëritë e thjeshta kryhet nëpërmjet aplikimit për çregjistrim dhe depozitimit të akteve përkatëse, që vërtetojnë kryerjen dhe mbylljen e procedurave të likuidimit, sipas legjislacionit në fuqi.

Çregjistrimi nuk kryhet nëse aktet e ndërmjetme të procesit të likuidimit, sipas legjislacionit në fuqi, nuk janë njoftuar dhe depozituar pranë regjistrit tregtar.

Lexo:

Lexo këtu Çregjistrimin e personit juridik

Burimi: Qendra Kombëtare e Biznesit dhe e-Albania.

Keni një Pyetje?

Mos hezitoni të kontaktoni me ne. Ne jemi një skuadër ekspertësh dhe do të jemi të lumtur që të flasim me ju.

GDPR

A ju duhet ndihme?? Ne jemi online