TiranëTiranëDurrës E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349 E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349

Çregjistrimi
i organizatave jofitimprurëse

Kryefaqe | Regjistrimi | Organizatat Jofitimprurëse | Çregjistrimi i organizatave jofitimprurëse

Çregjistrimi i subjektit

Organizatat jofitimprurëse çregjistrohen nga regjistri elektronik në rastet e parashikuara nga ligji që përcakton rregullat për themelimin, regjistrimin, funksionimin, organizimin dhe veprimtarinë e organizatave jofitimprurëse, në rastet kur ligji parashikon prishjen dhe pavlefshmërinë e personave juridikë, si dhe në çdo rast tjetër të parashikuar nga legjislacioni në fuqi.

Çregjistrimi kryhet:
a) në mënyrë vullnetare me iniciativën e vetë organizatës jofitimprurëse;
b) në bazë të një vendimi gjyqësor;
c) sipas parashikimit të ligjeve të posaçme.

Çregjistrimi vullnetar

Kur vendoset shpërndarja nga vetë organizata jofitimprurëse, çregjistrimi nga regjistri elektronik i organizatave jofitimprurëse kryhet vetëm pasi vendimi i gjykatës për çregjistrimin e organizatës jofitimprurëse ka marrë formë të prerë.

Çregjistrimi me vendim gjyqësor

Në rastet kur gjykata vendos shpërndarjen e organizatës jofitimprurëse, çregjistrimi nga regjistri elektronik i organizatave jofitimprurëse kryhet vetëm pasi vendimi i gjykatës për çregjistrimin e organizatës jofitimprurëse ka marrë formë të prerë.

Të tjera për çregjistrimin

Të dhënat e organizatave jofitimprurëse të çregjistruara mbahen në regjistrin elektronik duke vënë shënimin “i çregjistruar”, si dhe numrin e datën e vendimit gjyqësor që ka vendosur çregjistrimin nga regjistri sipas ligjeve të posaçme. Këto të dhëna ruhen nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë në format elektronik dhe janë gjithnjë të aksesueshme për publikun.

Emri i organizatës jofitimprurëse ndalohet të përdoret dhe nuk mund të regjistrohet nga asnjë subjekt tjetër për një afat prej 6 (gjashtë) muajsh nga data e çregjistrimit.

NÇregjistrimi i organizatave jofitimprurëse nga regjistri elektronik ka si pasojë humbjen e personalitetit juridik të subjekteve.

Çregjistrimi nga regjistri i organizatave jofitimprurëse i degëve të organizatave jofitimprurëse të huaja, që nuk fitojnë personalitetin juridik nëpërmjet regjistrimit, ka vetëm efekt deklarativ.

Çregjistrimi në regjistrin tatimor

Për çregjistrimin e një OJF-je ndiqen hapat si më poshtë:

  • Tatimpaguesi aplikon në Gjykatë për fillimin e procedurës së çregjistrimit.
  • Pas marrjes së njoftimit nga gjykata, Administrata Tatimore verifikon situatën e tatimpaguesit në lidhje me përmbushjen e detyrimeve ligjore nga ana e tij (deklarimet dhe pagesat). Kur tatimpaguesi është me statusin “Aplikim per çregjistrim” mund të gjenerojë listëpagesën e fundit edhe në mes të periudhës tatimore, nga e- filing.
  • Administrata Tatimore njofton Gjykatën për sa më sipër (konfirmon ose kundërshton çregjistrimin)

Në rast kundërshtimi nga Administrata Tatimore, Gjykata nuk procedon me çregjistrimin e subjektit deri në momentin e shlyerjes së detyrimeve nga ana e këtij te fundit.

Në rast konfirmimi nga Administrata Tatimore, Gjykata procedon me çregjistrimin e subjektit dhe vendimi i saj përdoret nga Administrata Tatimore për finalizimin e çregjistrimit ne Sistemin Tatimor. Data e çregjistrimit ne Sistemin Tatimor është data e vendosur në Vendimin e Gjykatës.

Keni një Pyetje?

Mos hezitoni të kontaktoni me ne. Ne jemi një skuadër ekspertësh dhe do të jemi të lumtur që të flasim me ju.

Ju duhet ndihmë?

Lini kontaktet tuaja. Ne do t’ju përgjigjemi shumë shpejt.

+355693232349
[email protected]

Kontakto

GDPR

A ju duhet ndihme?? Ne jemi online