
Baza tatimore vjetore përfshin të ardhurat nga punësimi, biznesi dhe investimet, pakësuar me kompensimet dhe zbritjet e përcaktuara sipas ligjit.
Për të ardhurat nga punësimi, normat tatimore progresive që zbatohen janë 13% dhe 23%. Për të punësuarit me të ardhura të ulëta, ngarkesa tatimore reduktohet duke ulur bazën e tatimit (pagën bruto) me një shumë të caktuar të parashikuar në nenin 22 të ligjit, në vend të aplikimit të një tarife 0% për një segment të caktuar page.
Për të ardhurat vjetore nga biznesi, ku baza e tatimit është e ardhura neto e tatueshme (diferenca e të ardhurave minus shpenzimet e zbritshme), zbatohen normat progresive si më poshtë:
Nëse një person fizik tregtar apo i vetëpunësuar, pasi zbret nga e ardhura bruto çdo shpenzim të zbritshëm dhe çdo zbritje të lejuar sipas nenit 22 të ligjit, deklaron fitimin e tatueshëm vjetor në masën 12,000,000 lekë, tatimi që do të paguajë do të jetë:
12,000,000 lekë x 15% = 1,800,000 lekë.
Nëse një person fizik tregtar apo i vetëpunësuar, pasi zbret nga e ardhura bruto çdo shpenzim të zbritshëm dhe çdo zbritje të lejuar sipas nenit 22 të ligjit, deklaron fitimin e tatueshëm 20,000,000 lekë, tatimi që do të paguajë do të jetë:
14,000,000 lekë x 15% + 6,000,000 lekë x 23% = 2,100,000 + 1,380,000 = 3,480,000 lekë.
Të ardhurat nga investimi tatohen përkatësisht:
Përveçse kur parashikohet ndryshe në ligj, asnjë kosto nuk zbritet kundrejt të ardhurave nga investimi.
Individi “A” punon në një zyrë programimi dhe paga e saj bruto është 230,000 lekë/muaj ose 2,760,000 lekë/vit. Individi “B” (bashkëshorti i individit “A”) ka një biznes për tregtimin e pajisjeve hidrosanitare dhe ka të ardhura neto (fitim të tatueshëm) 3,250,000 lekë/vit. Ndërkohë, individi “A” ka një depozitë me afat nga e cila merr interesa në shumën 20,000 lekë/vit, ndërsa individi “B” ka disa aksione në kompaninë “XX”, e cila për këtë vit ka paguar dividendë në vlerën 25,000 lekë/vit. Individi “A” dhe “B” kanë dhe tre fëmijë, përkatësisht 13, 15 dhe 19 vjeç.
Llogaritja e tatimit mbi të ardhurat nga punësimi për individin “A”:
E ardhura vjetore e tatueshme pas zbritjeve:
2,760,000 lekë – 360,000 lekë = 2,400,000 lekë.
Tatimi mbi të ardhurat nga punësimi:
2,040,000 lekë x 13% + (2,400,000 lekë – 2,040,000 lekë) x 23% = 265,200 lekë + 82,800 lekë = 348,000 lekë.
E ardhura neto e tatueshme pas zbritjeve:
3,250,000 lekë – 456,000 lekë = 2,794,000 lekë.
Tatimi mbi të ardhurat nga biznesi:
2,794,000 lekë x 15% = 419,100 lekë.
Tatimpaguesit mund të zbresin nga baza tatimore kompensimet për fëmijët në ngarkim të tyre dhe shpenzimet për arsim, duke paraqitur dokumentacionin përkatës justifikues.
