Shërbimi elektronik për ndryshim të regjistrimit të Personit Fizik u ofrohet subjekteve që kanë një llogari në portal. Për të kryer aplikimin për ndryshim të regjistrimit të Personit Fizik, subjekti aplikon duke plotësuar formularin përkatës për ndryshim të regjistrimit të Personit Fizik.
Mbështetur në nenin 43 të Ligjit Nr.9723, datë 03.05.2007, “Për Regjistrimin e Biznesit”, i ndryshuar, çdo subjekt, që kryen regjistrimin fillestar, mbart edhe detyrimin të regjistrojë çdo ndryshim në të dhënat e njoftuara dhe në dokumentet shoqëruese, që depozitohen në regjistër, sipas seksionit III të këtij ligji.
Dokumentacioni i nevojshëm Dokumentet që duhet të ngarkohen nga aplikanti:
Akti i përfaqësimit prane noterit nëse aplikanti nuk është personi përgjegjës për aplikim
Hapat e procedurës
Identifikohuni si biznes në portal
Zgjidhni shërbimin “Aplikim për ndryshim të regjistrimit të Personit Fizik”
Klikoni butonin “Përdor”
Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme mbi subjektin
Klikoni butonin “Dërgo” në faqen e fundit të formularit
Punonjësi i QKB-së proceson kërkesën e ardhur dhe në varësi të vendimit që merret i kthen përgjigje me e-mail aplikuesit, me URL-në e shkarkimit të përgjigjes elektronike të ruajtur tek “Dokumentet e mia” në e-Albania, ose me njoftimin e arsyes së refuzimit
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit QKB-ja, pasi kryen verifikimet përkatëse, sipas nenit 54 të këtij ligji dhe vëren përmbushjen e kushteve për regjistrim, kryen regjistrimin në regjistër dhe lëshon vërtetimin e kryerjes së regjistrimeve të tjera brenda një afati prej një dite nga data e paraqitjes së aplikimit.
Periudha e vlefshmërisë Pa afat
Kostot Pa pagesë
Më shumë Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën [email protected]