TiranëTiranëDurrës E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349 E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349

Regjistrimi i biznesit/OJF

Si regjistrohet një biznes ?

Më poshtë do të gjeni informacion të detajuar, për regjistrimin e biznesit dhe Organizatave jofitimprurëse; person fizik, shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, Degë e Shoqërisë së Huaj, Zyrë Përfaqësimi dhe Organizatë Jofitimprurëse. 

Forma më e zakonshme e regjistrimit të bizneseve të vogla dhe më e thjeshta

Person fizik

Personi fizik është forma më e thjeshtë, dhe më e përhapur e regjistrimit të bizneseve të vogla. Në këtë mënyrë, individët gjejnë lehtësi, në formën e thjeshtë të regjistrimit, lehtësirave tatimore, menaxhimit të thjeshtuar; pavarësisht përgjegjësive personale që mbart kjo formë regjistrimi.

Mënyra më e thjesht e organizimit të ortakërisë

Shoqëri me përgjegjësi të kufizuar

Nëse ju jeni duke kërkuar organizimin më të thjeshtë të një sipërmarrje me një ose më shumë ortakë, shoqëria me përgjegjësi të kufizuar (shkurtimisht sh.p.k) është forma e duhur për Ju. Nëse kërkoni fleksibilitet në regjistrim, menaxhim të thjeshtë por edhe përgjegjësi të kufizuar, ne ju rekomandojmë regjistrimin si shoqëri me përgjegjësi të kufizuar.

Gjeni informacion të detajuar për shoqëritë me ortakë individë apo kompani të huaja, Zyrat e Përfaqësimit dhe Degët e Shoqërive të Huaja.

Bizneset e Huaja

Në kohët e sotme është bërë shumë e lehtë për bizneset të ushtrojnë aktivitet në vende të tjera. Kosto të reduktuara, lehtësira tatimore, lehtësia e regjistrimeve dhe shumë faktorë të tjera, ndikojnë në përzgjedhjen e vendit tonë. Në vazhdim do të gjeni informacion të detajuar të bizneseve të huaja, që regjistrohen dhe zhvillojnë aktivitetin e tyre në Shqipëri.

Kuadri ligjor, regjistrimi fillestar, përditësimet/ndryshimet, mënyra e regjistrimit dhe dokumentacioni i kërkuar

Regjistri i Pronarëve Përfitues

Duke filluar nga viti 2020, në Shqipëri është krijuar Regjistri i Pronarëve Përfitues. Regjistrimi fillestar dhe përditësimi i këtij regjistri publik është detyrim i vazhduar i subjekteve.

Si regjistrohen, dokumentacioni i nevojshëm dhe ndryshimet e mëvonshme të Organizatave Jofitimprurëse

Organizatat Jofitimprurëse

Organizatat jofitimprurëse janë; Qendrat, Fondacionet dhe Shoqatat. Forma më e zakonshme e organizimit është ajo e Shoqatës, për shkak të lehtësisë dhe popullaritetit të tyre. Organizatat Jofitimprurëse regjistrohen pranë Gjykatës së Shkallës së Parë dhe momentalisht forma e regjistrimit; si edhe ndryshimet vijuese, është ajo e paraqitjes pranë sportelit të Gjykatës.

Disa çështje të tjera

Informacione të tjera të dobishme

Në këtë seksion do të gjeni disa informacione të tjera të dobishme për të marrë vendimin se cila do të jetë forma e regjistrimit, hapat që ndiqen pas regjistrimit fillestar dhe disa këshilla të tjera.

Pyetjet më të shpeshta

Si të ... ?

Ne mendojmë që informacioni duhet të jetë gjithmonë i hapur dhe i lehtë për tu gjetur nga të gjithë. Për këtë, më poshtë ne kemi përgatitur disa raste dhe pyetjet më të shpeshta rreth regjistrimit të biznesit dhe Organizatave Jofitimprurëse.

Prezantim i kuadrit rregullator dhe tatimor në Shqipëri.

Në vazhdim do të gjeni një përmbledhje të kuadrit ligjor në fuqi, për regjistrimin e biznesit edhe tatimet kryesore.

Lexo më shumë

10 Hapat që duhet të ndjekin bizneset, pas regjistrimit fillestar.

Regjistrimi i një biznesi është një nga vendimet më të rëndësishme, prandaj dhe nevojitet që pas momentit të regjistrimit të ndiqen të gjitha hapat.

Lexo më shumë

Si të regjistroj një person fizik ?

Një nga format më të zakonshme të regjistrimit për bizneset e vogla; dhe jo pa arsye. Zbulo disa prej arsyeve dhe çështje të tjera që duhet të mbahen parasysh.

Shiko më shumë

Si të kryeni regjistrimin fillestar dhe ndryshimet në regjistrin e pronarëve përfitues ?

Një nga detyrimet e tjera të bizneseve për të përditësuar të dhënat e pronarëve përfitues. Shoqërohet me gjoba të konsiderueshme.

Mëso më shumë

Si të regjistroj një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar ?

Mëso për mënyrën e organizimit dhe hapat që ndiqet për të regjistruar një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar ?

Zbulo

Si të aplikoj për ndryshimin e të dhënave të biznesit ?

Ndryshimet në të dhënat e regjistrimit, janë po aq të thjeshta sa edhe regjistrimi fillestar. Në pothuajse çdo biznes, është e nevojshme që të kryhen më pas edhe ndryshime. 

Mëso më shumë

Si të çregjistroni një biznes ?

Çregjistrimi i biznesit është një proces normal dhe mjaft i zakonshëm. Në një moment të caktuar biznesi do të marrë vendimin nëse do të vazhdojë aktivitetin e tij, pezullojë përkohësisht apo mbyllet/çregjistrohet.

Mëso më shumë

Të veprosh si një OJF apo Ent Publik ?

Organizatat jofitimprurëse dhe Entet Publike, ndryshojnë jo vetëm në mënyrë ne organizimit dhe qëllimit të tyre, por edhe mënyrën e regjsitrimit së bashku me ndryshimet e tjera.

Mëso më shumë

Ku mund të kërkoj për një biznes të regjistruar ?

Të gjitha bizneset (subjektet) e regjistruara mund të shihen në faqen zyrtare të Qendrës Kombëtare të Regjistrimit, në këtë link https://qkb.gov.al/kerko/kerko-ne-regjistrin-tregtar/kerko-per-subjekt/.
Për të kërkuar një biznes të regjistruar mund të përdorni numrin e NUIS, emrin e subjektit, administratorit dhe të dhënat e tjera.

A janë të dhënat e publikuara në regjistrin tregtar private ?

Në regjistrin tregtar publikohen të dhëna të regjistrimit dhe ndryshime vijuese. Në ekstraktin historik të subjektit, mund të shkarkohen lirisht edhe dokumentet e aplikimit; përveç dokumenteve të të dhënave personale.

Ku dhe si duhet të aplikoj për regjistrimin fillestar/ndryshime të biznesit ?

Aplikimi për regjistrimin fillestar të biznesit; dhe ndryshimin e të dhënave, kryhet vetëm online, nëpërmjet portalit e-Albania. Institucioni që administron dhe miraton aplikimin me të dhënat fillestare dhe ndryshimet është Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB).

A kryhet regjistrimi i organizatave jofitimprurëse pranë QKB ?

Organizatat jofitimprurëse; të të gjitha formave, si edhe ndryshimet e tjera vijuese, kryhen vetëm pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit. Aplikimi vijon të kryhet duke aplikuar në sportelet e shërbimit të Gjykatës, përfshirë edhe dokumentacionin e kërkuar. Lista e subjekteve jofitimprurëse mund të shihet vetëm pranë regjistrit të Gjykatave dhe jo në regjistrin tregtar, pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit.

Ku behet regjistrimi i Organizatave Jofitimprurëse ?

Organizatat jofitimprurëse (OJF), pasi themelohen duhet të regjistrohen në Gjykatën e Shkallës së Parë të Tiranës, në përputhje me kushtet dhe procedurat e parashikuara në ligj, për t’u regjistruar më pas edhe pranë organeve tatimore.

Regjistrimi në organet tatimore dhe pajisja me NIPT bëhet online, nëpërmjet faqes së shërbimeve elektronike e-albania. Në këtë rast kërkesa e plotësuar dhe dokumentacioni përkatës do të dërgohen në mënyrë elektronike në sistemin elektronik të tatimeve të adresuara për Drejtorinë Rajonale Tatimore përkatëse; e cila do të bëjë shqyrtimin e aplikimit për regjistrim dhe do të vendosë sipas rastit refuzimin ose aprovimin e aplikimit, ku OJF-ja do të zhvillojë veprimtarinë e saj.

Cili është dokumentacioni i nevojshëm për themelimin dhe regjistrimin e një OJF-je ?

Bazuar në Ligjin Nr. 8788, datë 7.5.2001 “Për organizatat jofitimprurëse”, dokumentat kryesorë të domosdoshëm për regjistrimin janë akti i themelimit dhe statuti, në të cilin duhet të jenë përcaktuar organet vendimmarrëse dhe ekzekutive, kjo sipas formës së organizimit të zgjedhur.

Lajmet e fundit

Lexo lajmet dhe përditësimet më të fundit për Regjistrimin e Biznesit.

GDPR

A ju duhet ndihme?? Ne jemi online