Kontrolli dhe gjobat

Kryefaqe | Legjislacioni tatimor | Kontrolli dhe gjobat
Procedura, gjobat dhe të drejtat e tatimpaguesit

Kontrolli tatimor është procedurë me afate të shkruara, jo befasi. Njoftimi vjen 30 ditë përpara, raporti dorëzohet brenda 7 ditëve nga përfundimi, kundërshtimet paraqiten brenda 15 ditëve dhe vlerësimi apelohet brenda 30 ditëve. Kur i dini afatet, kontrolli kthehet në punë të organizuar.

Këtu gjeni tri faqet e temës, rrjedhën e kontrollit bashkë me rrugën e apelimit, tabelën e gjobave me kufirin ligjor dhe kamatëvonesën në fuqi, dhe atë që ndodh kur një detyrim mbetet i papaguar. Në secilën fazë ekzistojnë të drejta dhe zgjidhje, dhe qëllimi i këtyre faqeve është që t’i përdorni në kohë.

✓  Njoftim 30 ditë përpara kontrollit, 10 ditë përpara vizitës fiskale ✓  Kundërshtime me shkrim brenda 15 ditëve nga raporti ✓  Gjobat për një detyrim nuk kalojnë 100% të detyrimit ✓  Kamatëvonesa 7.8% për periudhën 11 prill 2026 e në vazhdim ✓  Apelim brenda 30 ditëve, ose këste me 20% pagesë të menjëhershme

Ju erdhi një njoftim për kontroll dhe nuk dini nga t’ia nisni?

AlProfit Consult e pret kontrollin bashkë me klientin, rakordon librat me deklaratat përpara nisjes, përgatit dosjen e dokumentacionit, harton kundërshtimet brenda afatit dhe ndjek apelimin kur duhet, si pjesë e abonimit mujor.

✓  Pa detyrim  ·  ✓  Konfidencialitet  ·  ✓  Përgjigje brenda 24 orëve

GDPR