
Të ardhurat personale të tatueshme përfshijnë të ardhurat nga punësimi, biznesi dhe investimet.
Të ardhurat personale që janë realizuar në natyrë vlerësohen me vlerën e tregut dhe konvertohen në lekë për llogaritjen e bazës së tatimit.
Të ardhurat në natyrë mund të përfshijnë pagesat për shërbimet e kryera, aktivet e dhuruara, qiratë e paguara nga punëdhënësi, trajtimet estetike, udhëtimet private dhe aktive të tjera të përfituara nga punëmarrësi.
Të ardhurat në natyrë duhet të shoqërohen me dokumentacionin justifikues që provon shpenzimin e bërë.
Nuk konsiderohen përfitime në natyrë mallrat e dhëna për punë apo shpenzimet e bëra për nevoja pune që ngelen pjesë e inventarit të punëdhënësit.
Mos hezitoni të kontaktoni me ne. Ne jemi një skuadër ekspertësh dhe do të jemi të lumtur që të flasim me ju.
