TiranëTiranëDurrës E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349 E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349

Kalimi në status pasiv dhe riaktivizmi

Organizatat Jofitimprurëse dhe Entet Publike

Kalimi në status pasiv dhe riaktivizimi për OJF

Kalimi në status pasiv i OJF-ve bëhet me kërkese të subjektit ose nga Administrata Tatimore kur përmbushen kushtet ligjore.

  • Me kërkesë të subjektit, kur ky i fundit vendos të ndërpresë aktivitetin për një periudhë më shumë se 12 muaj ose pa afat
  • Nga Administrata Tatimore në rast se subjekti dorëzon deklarata pa aktivitet (me zero) ose kur nuk deklaron për një periudhë më shumë se 12 muaj të njëpasnjëshëm.

Për të gjithë periudhën që subjekti ndodhet në status “Pasiv”, ai nuk ka detyrimin për të dorëzuar deklaratat tatimore (gjenerimi i deklaratave ndërpritet automatikisht)

Riaktivizimi i tatimpaguesit bëhet në rastet kur:

  • Kërkohet nga tatimpaguesi për arsye të rifillimit të aktivitetit
  • Gjendet në punë nga strukturat e terrenit të Administratës Tatimore
  • Për rastet kur tatimpaguesi ushtron aktivitet edhe pse është në status “Pasiv” ai penalizohet nga Administrata Tatimore sipas përcaktimeve të ligjit Nr. 9920, datë 19.05.2008 “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”.

Kalimi në status pasiv dhe riaktivizimi i Enteve Publike

Kalimi në status pasiv i Enteve Publike behet me kërkesë të subjektit ose nga Administrata Tatimore kur përmbushen kushtet ligjore.

  • Me kërkesë të subjektit- kur ky i fundit vendos të ndërpresë aktivitetin për një periudhë me shumë se 12 muaj ose pa afat
  • Nga Administrata Tatimore – në rast se subjekti dorëzon deklarata pa aktivitet (me zero) ose kur nuk deklaron për një periudhe më shume se 12 muaj të njëpasnjëshëm.

Për te gjithë periudhën që subjekti ndodhet në status “Pasiv”, ai nuk ka detyrimin për te dorëzuar deklaratat tatimore (gjenerimi i deklaratave ndërpritet automatikisht).

Riaktivizimi i tatimpaguesit bëhet në rastet kur kërkohet nga tatimpaguesi për arsye të rifillimit të aktivitetit.

Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Keni një Pyetje?

Mos hezitoni të kontaktoni me ne. Ne jemi një skuadër ekspertësh dhe do të jemi të lumtur që të flasim me ju.

GDPR

A ju duhet ndihme?? Ne jemi online