TiranëTiranëDurrës E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349 E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349

Punëdhënësi, sigurimet shoqërore dhe shëndetësore

Organizatat Jofitimprurëse dhe Entet Publike

Pavarësisht formës juridike të organizimit, kur punësoni dikë, një nga detyrimet kryesore që ju lind është dhe llogaritja, mbajtja, dhe pagesa në organet tatimore, e kontributeve për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore për punëmarrësit. Gjithashtu, është detyrë e punëdhënësit që nëpërmjet kontratave të punës me punëmarrësin, të garantojë vazhdimësinë e marrëdhënies së tyre.

Kontributet e detyrueshme të sigurimeve shoqërore të punëdhënësit për punëmarrësin dhe kontributet e vetë punëmarrësit llogariten mbi pagën bruto të punëmarrësit dhe shtesat e tjera me karakter të përhershëm që lindin nga marrëdhëniet e punës, brenda një page bruto minimale dhe nivelit maksimal të pagës, për efekt të llogaritjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore.

Kontributet e detyrueshme të sigurimit shëndetësor të punëdhënësit për punëmarrësin dhe kontributet e vetë punëmarrësit llogariten sipas nivelit të përcaktuar mbi pagën bruto të punëmarrësit dhe shtesat e tjera me karakter të përhershëm që lindin nga marrëdhëniet e punës, e cila nuk mund të jetë më e vogël nga paga minimale e përcaktuar nga Këshilli i Ministrave.

Bazën ligjore mbi të cilën paguhen kontributet e sigurimeve shoqërore e gjeni në fund të kësaj faqeje.

Cilat janë detyrimet si punëdhënës?

Në mbështetje të Kodit të Punës, punëdhënësi është i detyruar të nënshkruajë një kontratë pune me punëmarrësit, me kohë të plotë ose të pjesshme.

Punëdhënësi duhet të mbajë regjistra për periudhën e marrëdhënieve të punës dhe shumat e paguara për çdo punëmarrës, me kohë të plotë ose të pjesshme.

Të bëjë sigurimin e çdo punëmarrësi, me kohë të plotë ose të pjesshme, duke filluar nga data e fillimit të punës, sipas përcaktimit në kontratën e punës ose në aktin e emërimit.

Të bëjë llogaritjen, deklarimin dhe pagesën e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, brenda afateve të përcaktuara për çdo punëmarrës.

Me çfarë duhet të llogariten kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për çdo punëmarrës ?

Kontributet e detyrueshme të sigurimeve shoqërore të punëdhënësit për punëmarrësin dhe kontributet e vetë punëmarrësit llogariten mbi pagën bruto të punëmarrësit dhe shtesat e tjera me karakter të përhershëm që lindin nga marrëdhëniet e punës, brenda një page bruto minimale dhe nivelit maksimal të pagës, për efekt të llogaritjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore.

Duke filluar nga periudha Shtator 2022, paga bazë minimale mujore, në shkallë vendi për punonjësit, e detyrueshme për t’u zbatuar nga çdo person juridik apo fizik, vendas apo i huaj, është 34,000 lekë (VKM nr. 604, datë 14.09.2022).

Përditësimi i fundit: 13 Tetor 2022

Pagesa e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore kryhet nga punëdhënësi sipas afateve të përcaktuara me ligj.

Punëdhënësi ka detyrim ligjor për llogaritjen, deklarimin dhe pagesën e kontributeve në kohën dhe masën e duhur. Listëpagesa është një deklaratë e subjektit, në të cilën evidentohen kontributet individuale, dhe si e tillë, në mbështetje të Ligjit nr. 9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”.

Punëdhënësi duhet të dorëzojë rregullisht sipas afatit të caktuar listëpagesat, të vetmet dokumente, që vërtetojnë pagesën e kontributeve për çdo punonjës;

Listëpagesa është dokumenti bazë për dhënien dhe llogaritjen e përfitimeve për çdo punonjës, si dhe vërtetimeve të kërkuara prej tyre.

Cilat janë afatet e pagesës së kontributeve të sigurimeve shoqërore e shëndetësore?

OJF dhe Entet Publike duhet të bëjnë pagesën e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore brenda datës 20 të muajit pasardhës.

Ku dhe si mund të paguhen kontributet?

Ju mund t’i paguani kontributet e detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore në filialet e bankave të nivelit të dytë ose të postës shqiptare.

Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Keni një Pyetje?

Mos hezitoni të kontaktoni me ne. Ne jemi një skuadër ekspertësh dhe do të jemi të lumtur që të flasim me ju.

Ju duhet ndihmë?

Lini kontaktet tuaja. Ne do t’ju përgjigjemi shumë shpejt.

+355693232349
[email protected]

Kontakto

GDPR

A ju duhet ndihme?? Ne jemi online