TiranëTiranëDurrës E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349 E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349

[Video] Udhëzim për mënyrën e plotësimit të “Deklaratës Individuale Vjetore të të Ardhurave” DIVA

Tatimi mbi të ardhurat personale, llogaritet mbi të ardhurat e individëve, të cilët janë të detyruar me ligj t’i deklarojnë ato.

Deklarimi i detyruar

Individët rezidentë, që realizojnë të ardhura të tatueshme në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe jashtë saj, dorëzojnë deklaratën vjetore të të ardhurave pranë administratës tatimore qendrore.

Individët rezidentë, detyrohen të plotësojnë dhe të dorëzojnë Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave, në qoftë se ato realizojnë të ardhura bruto vjetore nga të gjitha burimet(brenda dhe jashtë Republikës së Shqipërisë), në shumën e përgjithshme mbi 2 000 000 (dy milionë) lekë.

Nëse individët rezidentë, realizojnë të ardhura bruto vjetore nga të gjitha burimet, brenda dhe jashtë Shqipërisë, në shumën më pak se 2 milionë lekë, nuk kanë detyrim për plotësimin dhe dorëzimin e Deklaratës Individuale Vjetore të të Ardhurave. Ky përjashtim nuk zbatohet për individët, të cilët janë të punësuar në më shumë se një punëdhënës, pavarësisht se totali i të ardhurave të tyre bruto vjetore është nën 2.000.000 (dy milionë) lekë.

Individët jorezidentë, që realizojnë të ardhura të tatueshme me burim në Republikën e Shqipërisë, dorëzojnë deklaratën vjetore të të ardhurave, pranë administratës tatimore qendrore.

Individët jorezidentë, detyrohen të plotësojnë dhe të dorëzojnë Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave, në qoftë se ato realizojnë të ardhura bruto vjetore me burim në Republikën e Shqipërisë, në shumën e përgjithshme mbi 2 000 000 (dy milionë) lekë.

Nëse individët jorezidentë, realizojnë të ardhura bruto vjetore me burim brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, në shumën më pak se 2 000 000 (dy milionë) lekë, nuk kanë detyrim, për plotësimin dhe dorëzimin e Deklaratës Individuale Vjetore të të Ardhurave. Ky përjashtim nuk zbatohet për individët, të cilët janë të punësuar në më shumë se një punëdhënës, pavarësisht se totali i të ardhurave të tyre bruto vjetore është nën 2.000.000 (dy milionë) lekë.

Përjashtimi nga deklarimi

Përjashtohen nga detyrimi, për plotësimin dhe dorëzimin e Deklaratës Individuale Vjetore të të Ardhurave, të gjithë individët që realizojnë të ardhura bruto vjetore, nga të gjitha burimet në shumën e përgjithshme më pak se 2 000 000 (dy milionë) lekë.

Kanë detyrimin për plotësimin dhe dorëzimin e Deklaratës Individuale Vjetore të të Ardhurave të gjithë individët, të cilët janë të punësuar në më shumë se një punëdhënës, pavarësisht se totali i të ardhurave të tyre bruto vjetore është nën 2.000.000 (dy milionë) lekë.

Këta individë deklarojnë në deklaratën e tyre vjetore të të ardhurave, në një shumë të vetme, të gjitha të ardhurat e siguruara nga punësimi, llogarisin shumën totale të detyrimit tatimor mbi pagat, zbresin, kur është rasti, tatimin e mbajtur nga punëdhënësi dhe përcaktojnë shumën e detyrimit tatimor që duhet të paguajnë për buxhetin e shtetit.

Deklarimi fakultativ

Deklarata vjetore e të ardhurave, mund të plotësohet edhe nga çdo individ, i cili megjithëse nuk e ka detyrimin ligjor për këtë, për arsye se dëshiron të përfitojë, nga skema e shpenzimeve të zbritshme, e parashikuar në këtë ligj, kur ky individ plotëson kushtet e përfitimit nga zbritja e shpenzimeve.

Në këtë rast, shuma e të ardhurave bruto vjetore, nga të gjitha burimet duhet të jetë, jo më e madhe se 1 050 000 (një milion e pesëdhjetë mijë) lekë në vit (e indeksueshme çdo vit).

Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. 


Jemi këtu për t’ju ndihmuar dhe gjejmë gjithmonë kohë për t’ju përgjigjur çdo pyetje tuaj. Ndihuni të lirshëm të telefononi ose të shkruani në çdo moment për çështje që ne mund t’ju ndihmojmë  KONTAKTO ME NE

GDPR

A ju duhet ndihme?? Ne jemi online