TiranëTiranëDurrës E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349 E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349

Kuptimi i taksimit të dyfishtë për individët

Kryefaqe | Legjislacioni tatimor | Individ | Taksimi i dyfishtë | Kuptimi i taksimit të dyfishtë për individët

Tatimi mbi të ardhurat zbatohet si për individët rezidentë edhe ato jorezidentë.

Individët rezidentë i nënshtrohen detyrimit për tatimin mbi të ardhurat personale gjatë periudhës tatimore, për të gjitha burimet e të ardhurave të realizuara në shkallë botërore, pra në Shqipëri dhe kudo gjetkë,

Parimi i rezidencës

Kur një individ rezident, siguron nga burime jashtë territorit shqiptar të ardhura, tatimi mbi të ardhurat personale, i pagueshëm nga ai rezident, lidhur me këto të ardhura, reduktohet (kreditohet) me atë masë të tatimit të huaj të paguar mbi ato të ardhura. Masa e tatimit të huaj të pagueshëm duhet të vërtetohet me dokument autentik.

Reduktimi i tatimit mbi të ardhurat personale nuk duhet të kalojë tatimin e pagueshëm mbi të ardhurat nga burimi i huaj, në rast se këto të ardhura realizohen në Republikën e Shqipërisë.

Reduktimi i tatimit, llogaritet në mënyrë të veçantë, lidhur me çdo vend të huaj, nga i cili janë përfituar të ardhurat.

Individët jorezidentë i nënshtrohen detyrimit për tatimin mbi të ardhurat personale gjatë periudhës tatimore, për burimet e të ardhurave, të realizuara në territorin e Republikës së Shqipërisë,

Parimi i burimit

Taksimi i të ardhurave të rezidentëve të përfituara jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

Nëse je rezident por përfiton të ardhura me burim jashtë Republikës së Shqipërisë do të paguani tatimin në Republikën e Shqipërisë, për të ardhurat mbare botërorë të realizuara bazuar në dispozitat e ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar.
Nëse përfitoni të ardhura pasive (dividentë, interesat, honorare) jashtë Republikës së Shqipërisë dhe përfitoni nga marrëveshjet tatimore në fuqi, masa e tatimit të paguar jashtë do të jete ajo e përcaktuar në marrëveshjen tatimore.
Masa e tatimit të huaj, e vërtetuar më dokumentin përkatës, do të zbritet nga tatimi i pagueshëm në Shqipëri, në përputhje me dispoziat ligjore në fuqi.

Eliminimi i tatimit të dyfishtë për rezidentët

Nëse je rezident dhe përfiton të ardhura jashtë Republikës së Shqipërisë duhet të pajiseni me Vërtetimin e Rezidencës (Çertifikata e Rezidencës), të lëshuar nga Administrata Tatimore Shqiptare.

Vërtetimi i rezidencës i shërben tatimpaguesit për të vërtetuar se paguan tatimet për të ardhurat globale në Shqipëri, në mënyrë që organi tatimor i shtetit të huaj ku ai ka realizuar të ardhurat të bëjë aplikimin e Marrëveshjes , duke aplikuar, sipas rastit, tarifën e reduktuar ose duke mos i tatuar ato të ardhura.

Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Keni një Pyetje?

Mos hezitoni të kontaktoni me ne. Ne jemi një skuadër ekspertësh dhe do të jemi të lumtur që të flasim me ju.

GDPR

A ju duhet ndihme?? Ne jemi online