
Ankimi bëhet vetëm në Drejtorinë e Apelimit Tatimor e cila që nga 1 Janari vitit 2017, është pjesë e strukturës së Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë
Pa këto dokumenta, Drejtoria e Apelimit e refuzon ankimin.
Nuk mund të ankimohen masat administrative që kanë të bëjnë me masat e mbledhjes me forcë të detyrimeve tatimore si urdhër bllokimi i llogarive bankare; njoftim dhe kërkesë për të paguar; njoftimi për palë të treta dhe aktet administrative që lidhen me konfiskimin e mallrave.
Ankimi mund te dorëzohet dorazi ose dërgohet me postë rekomande. Datë e marrjes se ankimimit nga Drejtoria e Apelimit Tatimor konsiderohet data e protokollimit në për ankimet e dorëzuara dorazi dhe data e dorëzimit në postë kur ankimi bëhet nëpërmjet postës.
Tatimpaguesi, në dokumentat që dorëzon për ankim, duhet të vërtetojë datën e marrjes së aktit administrativ, objekt ankimi. Si provë, mund të shërbejë kopja e zarfit nëpërmjet të cilit është dërguar ankimi pranë tatimpaguesit, kopja e regjistrimit të dorëzimit të objekteve postare nga zyra postare etj.
Ligji 9920 datë 19.05.2008 “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë” nga neni 106 deri tek neni 110.
Udhëzimi i Ministrit të Financave nr. 24 datë 02.09.2008 “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë” nga paragrafi 106 deri tek paragrafi 110.
Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.
Mos hezitoni të kontaktoni me ne. Ne jemi një skuadër ekspertësh dhe do të jemi të lumtur që të flasim me ju.
