TiranëTiranëDurrës E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349 E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349

Kategoritë e biznesit: Përkufizime dhe kategoritë

Kryefaqe | Legjislacioni tatimor | Sipërmarrës | Kategoritë e biznesit: Përkufizime dhe kategoritë

Sipërmarrës konsiderohet çdo person fizik dhe juridik, i cili vepron në kuadër të veprimtarisë së tij të pavarur ekonomike a profesionale.

Sipërmarrësi si tatimpagues, detyrohet nga ligji të paguajë tatime, taksa ose kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, si dhe të mbajë tatimin në burim.

Një regjim tatimor është i pavarur nga forma e organizimit apo personaliteti juridik i një personi me statusin e tregtarit.

Përcaktues është qarkullimi (xhiro) realizuar gjatë një periudhe tatimore (vitit kalendarik).

Sipas regjimit tatimor të cilit i përkasin, përgjegjësive tatimore që ata kanë për secilin regjim, sipërmarrësit ndahen në kategoritë e mëposhtme:

  • Tatimpagues të tatimit mbi fitimin dhe tatimin mbi vlerën e shtuar;
  • Tatimpagues të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin dhe tatimin mbi vlerën e shtuar (TVSH);
  • Tatimpagues të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin.

Përgjegjësisë tatimore për çdo kategori

Tatimpagues të tatimit mbi fitimin dhe tatimin mbi vlerën e shtuar.

Përgjegjësitë tatimore, pra detyrimet tatimore të cilat paguhen prej tyre janë:

  • tatimi mbi vlerën e shtuar;
  • tatimi mbi fitimin;
  • tatimi mbi të ardhurat personale nga punësimi (në formën e mbajtjes në burim);
  • tatimi mbi të ardhurat personale për shërbime të kryera, nga të tretët, shpërndarja e dividendit, etj. (në formën e mbajtjes në burim);
  • kontributet e sigurimeve shoqërore;
  • kontributet e sigurimeve të kujdesit shëndetësor;
  • taksa nacionale (sipas llojit të aktivitetit/llojit të fushës së zbatimit të taksës);
  • taksa vendore.

Tatimpagues të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin dhe tatimin mbi vlerën e shtuar (TVSH).

Përgjegjësitë tatimore, pra detyrimet tatimore të cilat paguhen prej tyre janë:

  • tatimi mbi vlerën e shtuar;
  • tatimi i thjeshtuar mbi fitimin;
  • tatimi mbi të ardhurat personale nga punësimi (në formën e mbajtjes në burim), për punëmarrësin;
  • tatimi mbi të ardhurat personale për shërbime të kryera, nga të tretët, individë (në formën e mbajtjes në burim);
  • kontributet e sigurimeve shoqërore;
  • kontributet e sigurimeve të kujdesit shëndetësor;
  • taksa nacionale (sipas llojit të aktivitetit/llojit të fushës së zbatimit të taksës);
  • taksa vendore.

Tatimpagues të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin

Përgjegjësitë tatimore, pra detyrimet tatimore të cilat paguhen prej tyre janë:

  • tatimi i thjeshtuar mbi fitimin;
  • tatimi mbi të ardhurat personale nga punësimi (në formën e mbajtjes në burim), për punëmarrësin;
  • tatimi mbi të ardhurat personale për shërbime të kryera, nga të tretët, individë (në formën e mbajtjes në burim);
  • kontributet e sigurimeve shoqërore;
  • kontributet e sigurimeve të kujdesit shëndetësor;
  • taksa nacionale (sipas llojit të aktivitetit/llojit të fushës së zbatimit të taksës);
  • taksa vendore.

Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Keni një Pyetje?

Mos hezitoni të kontaktoni me ne. Ne jemi një skuadër ekspertësh dhe do të jemi të lumtur që të flasim me ju.

GDPR

A ju duhet ndihme?? Ne jemi online