Veprimtaria e Lojërave të Fatit në Republikën e Shqipërisë, rregullohet me Ligjin Nr. 155/2015, datë 21.12.2015 “Për Lojërat e Fatit në Republikën e Shqipërisë”, dhe në aktet e tjera ligjore në zbatim të këtij ligji.
Kategoritë e lojërave të fatit, që lejohen të zhvillohen në Republikën e Shqipërisë, për të cilat shoqëritë e interesuara mund të licencohen, janë:
Bastet sportive;
Bastet për gara në pistë;
Kazino/kazino të vendosura në hotele me 5 yje;
Lojë elektronike në distancë;
Resort kazino;
Lotaria Kombëtare;
Bingo televizive.
Organizatorit të lojërave të fatit i ndalohet të punësojë dhe të lejojë të futen apo të luajnë në mjediset e lojërave të fatit persona nën moshën 21 vjeç, si dhe duhet të kërkojë dokumentin e identifikimit çdo lojtari që luan në ambientet e lojërave të fatit, në mënyrë që të mos pranojë lojtarë nën moshën 21 vjeç.
Distancat ndërmjet subjekteve të lojërave të fatit nga institucionet e parashikuara në pikën 2, të këtij neni, duhet të jenë jo më pak se 100 metra në vijë ajrore në të gjitha drejtimet. Distancat të llogariten ndërmjet ekstremiteteve më të afërta të dy objekteve. Mënyra e përllogaritjes së distancave sipas kësaj pike përcaktohen me udhëzim nga Ministri i Financave.
Institucioni përgjegjës për licencimin, mbikëqyrjen dhe kontrollin e zbatimit të ligjshmërisë në ushtrimin e veprimtarisë së organizatorëve në fushën e lojërave të fatit, është Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit.
Afati i licencimit për të gjitha kategoritë e lojërave të fatit është 10 vjet, dhe fillon që nga data e lëshimit të saj.
Tarifat e licencimit sipas kategorive janë:
“Baste sportive dhe baste për garat në pistë”, për të gjithë periudhën e licencimit, është: 200 000 000 (dyqind milionë) lekë. Në këtë tarifë është përfshirë e drejta për të hapur deri në 1000 adresa sekondare në total.
Për “Bingo televizive”, për të gjithë periudhën e licencimit, është 40 000 000 (dyzet milionë) lekë.
Për “Kazino”, për të gjithë periudhën e licencimit, duke filluar nga 1 000 000 000 (një miliard) lekë. Në këtë tarifë është përfshirë e drejta për të hapur vetëm 1 sallë në total.
“Kazino të vendosura në hotelet me pesë yje”, për të gjithë periudhën e licencimit, është 70 000 000 (shtatëdhjetë milionë) lekë.
“Resort kazino” për të gjithë periudhën e licencimit është 50 000 000 (pesëdhjetë milionë) lekë.
“Lotaria Kombëtare”, për të gjithë periudhën e licencimit, duke filluar nga 1 000 000 000 (një miliard) lekë.
“Lojëra elektronike në distancë”, për të gjithë periudhën e licencimit, është 200 000 000 (dyqind milionë) lekë.
Tarifa e licencës paguhet në shuma të barabarta përgjatë të gjithë afatit të licencimit.
Nulla vitae elit libero, a pharetra augue. Nulla vitae elit libero, a pharetra augue. Nulla vitae elit libero, a pharetra augue. Donec sed odio dui. Etiam porta sem malesuada.
Nulla vitae elit libero, a pharetra augue. Nulla vitae elit libero, a pharetra augue. Nulla vitae elit libero, a pharetra augue. Donec sed odio dui. Etiam porta sem malesuada.